ARKIVI:
14 Prill 2025

    Fëmijëve ua ruani fëmijërinë, poezi e Xhevat Sylës për Agim Devën

    Shkrime relevante

    Izraeli i frikësohet kontrollit turk në Siri. Deri ku do të shkojnë ata për të ndaluar Turqinë?

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i përkohshëm sirian Ahmad...

    Na mungon Agim Doçi, poeti i festivaleve dhe i këngës shqiptare

    Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) NA MUNGON POETI I FESTIVALEVE...

    Një tjetër komandant i Hamasit u vra në Gaza

    Foto fra Twitter/X Arnt Jensvoll  / Document.no Izraeli konfirmoi më 10 prill se...

    Mahmud Khalil një hap më afër dëbimit nga SHBA

    Hans Rustad / Document.no  Aktivisti sirian i Palestinës Mahmoud Khalil është një...

    Shpërndaj

    Xhevat Syla
    *
    Në kujtim të Agim Devës, shkrimtarit e poetit tonë të njohur të letërsisë për fëmijë
    Agim Deva : 6 prill 1948 – 1 shkurt 2009
    U bënë 15 vjet nga shkuarja jote në amshim, Agim i dashur, profesor shembullor, poet tejet prodhimtar e cilësor, studiues i përkushtuar dhe shumë i frytshëm i letërsisë për fëmijë, shkrimtar në ballë të shumë organizimeve që kishin të bënin me letërsinë për fëmijë, mik i dashur dhe i respektuar kudo e me këdo që punove.
    U bënë 15 vjet që na mungon shumë, por edhe që mbetesh i pandashëm në aktivitetet tona letrare, para së gjithash në Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë, të cilin e themelove para 25 vjetësh e që vazhdon të jetojë me emrin tënd si manifestim i rëndësishëm letrar, i përkrahur nga fëmijët, shkollat dhe nga opinioni i gjerë kulturor jo vetëm në Kosovë.
    Edhe pas 15 vjetësh dhe gjithmonë ti përmendesh dhe do të kujtohesh me dashuri e respekt nga dashamirësit e librit dhe miqtë e tu të shumtë.
    Në këtë përvjetor po të përkujtoj me një poezi që e shkrova ditët e para pas shkuarjes tënde në amshim, i dashur Agim.
    ____
    Xevat Syla, Prishtinë
    ___
    FËMIJËVE UA RUANI FËMIJËRINË
    Agim Devës
    1.
    Mbrëmë bëra një shëtitje vetëm
    Dhe vetëm në shtëpi u ktheva.
    Ashtu u duka, se prapë kudo
    N’shoqëri më ishte Agim Deva!
    Po, po, bashkë qemë. Shëtitëm.
    Bëmë fjalë edhe për poezi…
    – Karvani, tha, ajo valle gëzimi,
    Kudo – të mbjellë dashuri!…
    2.
    Sot prapë kalamendem qytetit,
    Me barrën e ditës në shpinë…
    N’çdo hap sikur dëgjoj Agimin:
    – Fëmijëve ua ruani fëmijërinë!
    Sakaq nga ëndrra më nxjerr
    Fotografi e mikut në mur;
    Më mbyt zbrazëtia në rrugë,
    Ngrohtësia që s’kthehet kurrë…
    3.
    Po ç‘është ajo që më mban,
    E më ysht drejt agimit të ri?
    Janë ata që i dua e më duan,
    Është kujtimi i mirë për ty.
    Në këtë botë jemi sa jemi,
    Kush tjetër jetë ka gjetë?
    Sa bëmë, deshëm, kujtohemi…
    Aq rron e jona – j e t ë.
    ***
    Shkurt, 2009
    Agim Deva
    Shkrimtari Agim Deva, duke biseduar me një fëmijë, dikur …

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu