ARKIVI:
8 Prill 2025

    Fëmiu lindë pas nëntë muajsh në barkun e Nënës, por shqiptari nuk don me lindë …?!

    Shkrime relevante

    SHBA në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin të shtunën

    President Donald Trump, left, greets Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu at...

    Monolog Dramatik – “Në Mbrojtje të Atdheut të Vjedhur”

    Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dëshmia e Gjakut dhe Tokës Narratori...

    Amerika, tempulli i lirisë, apo labirinti i mjerimit moral?

    Autor: Lirim Gashi, Prizren ___ A është vallë Amerika – kjo tokë e...

    Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar

    Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani Një përvijim biografik i gazetarit, publicistit, shkrimtarit, studiusit...

    Shpërndaj

    Në foto: Knjazi Miloš Obrenović

    Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

    Kur u krijua Serbia nga turqit dhe dhe rusët ? – DRINI.us

    • Gazetarja e njohur shqiptare nga Zagrebi e komenton shkrimin e historianit Fahri Xharra.

    Knjaz Miloš Obrenović shpall, më 1830: ”Nga dje, vëllezër serb, edhe ne u bëmë komb”. Që do të thotë se megjithëse kanë eksistue si popull i vogël, në mungesë të formacionit shtetëror nuk kishin mundur të zgjeroheshin territorialisht në hapësirat e të tjerëve, ashtu sikurse që dëshironte ti zgjeronte e përhapte Carevina e Rusisë.
    Falemnderit Zotit që ju, “shqipe” më në fund e kuptuat se serbët dhe turqit janë aleat të ngushtë historik, se janë si një çorapë që e kthen kur ta mbathësh në cilën anë të duash.  Çkado që të ndodhë, ata kanë me qenë bashk. E ju…? Vetëm servilosuni para turqëve dhe dëmtojeni vetën. Hajt, hajt vazhdoni tu servilosuni turqëve. Po ju blejnë me pare turqit, kryesisht po i blejnë politikanët tuaj që po i korruptojnë, duke iu ndërtuar xhami pas xhmije, në çdo kënd. Ia nisët edhe nëpër oborre të shtëpive me ndërtu xhami “tuajat” personale!

    Serbët që nuk e kanë pritur gjithë këtë shfytyrim të shqiptarëve, të lumtur e të gëzuar pa masë vetëm po i fërkojne duartë.

    Dhe po çuditeni , pastaj , pse Otto von Bismarck ne Kongres te Belinit 1878., kur e pyesin:  “Çka të bëjmë me shqiptarët” , ai ndalet pak dhe i afrohet personit ngat vehtes dhe e pyt, me zë të ulët: “Kush janë ata?”

    Se keni qenë pjesë e Perandorisë Osmane, u jeni dorëzuar turqëve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. E kështu me radhë turqit ia dorëzojnë Serbisë Kosovën dhe Sanxhakun. E ju nisjani pastaj vajtimit: “Ooo, ne të shkretët, shih se çka na bënë “fuqitë e mëdha”, ndërsa ne “jemi kombi më i lashtë këtu.”

    Kombi “më i lashtë” që edhe në vitin 2020/2021 e lejon Turqinë neoosmane që t’ia nisë ndërtimit të xhamisë stërmadhe në Prishtinë, më të madhes në Ballkan tashpërtash, ku afër 40 milionë euro i jep “gratis” para të taksapaguesve turq përmes Dyianetit, paraktikisht vet Qeveria e Turqisë.

    Po a? Ju qenkeni pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve, a? Ju që po islamizoheni Sot?Vazhdoni mandej me vajtimet monotone, me të cilat gurin e drunin mundeni “me e shti në gjynah” , me vajtimet e në manire: “O Insh’Allah, Allahi na bon  çaren!”.

    E për Gjergj Kastriotin, tjetri thotë: “Allahi e marroftë se ai serb ka qenë …!”. Vazhdoni , veç vazhdoni, se ai “allahu i juj” nime ua ka ba dhe po ua bënë çaren, ashtu siç e meritoni. Dhe mos të gaboi dikush e me thanë: “Por, Tuqia ishte shteti i parë që na e njohu pavarësinë!”. Ka qenë marrëveshje në mes amerikanëve që erdhën me ju shpëtue, marrëveshje e amerikanëve dhe e turqëve , që Turqia me ju njoftë si shtet e para, e që i bie: “Po, pranojmë që Kosova të jetë shtet”, por kuptohet se kërkuan prej amerikanëve diçka. E mandej, Amerika e njohu Kosovën e dyta, e njohu shtetin e Kosovës.

    Sa e njohu SHBA Kosovën, ju përsëri me turqit … Thuajse do të guxonte Turqia ta njihte Kosovën pa urdhërin e SHBA-ve. E vjen turku Erdogan pastaj dhe n’midis të Kosovës, në Prizren e historisë Shqiptare ku thotë: “Turqia është Kosovë, e Kosova është Turqi”.

    Shpërthejnë duartrokitjet dhe brohoritjet e gëzimit. Duartrokiti , aq sa mundi,  Hashim Thaçi, kurse Edi Rama buzëqeshet …!

    Në midis Kosovës Erdogani thotë: “Kosova është Turqi!”.

    Edhe Serbia thoshte dhe thotë ende se “Kosova është Serbi!”

    Milosheviq-i në Gazimestan, kur Kosovën e pati shndërruar plotësisht në Serbi …

    E pse mos me thanë serbi, ana e brendshme e çorapes së turqëve: “Kosova është Serbi?!” Eshtë e njejta gjë. Turqi. Serbi … E njejta çorapë që mund ta mbathësh mbarë e mbrapsht!

    Athua, “Kur do te mbusheni me mend …?”

    Dhe a do të mbusheni mend ndonjëherë Ju Shqiptarët ?

    Nuk është ky Fonomen tek ju që jeni të mbushun apo të zbrazët (bosh) nga mendja. Jo! Ju jeni gjumashët (të fjetunit) e Heraklitit!

    Ose si me tha ndryshe , mua, më 1991 një person i njohur në qarqet politike dhe filozofike kroate, I.S., më tha: “Këta t’uajt assesi nuk duan të lindin. Fëmiut në barkun e Nanës i vjen koha e lindjes pas 9 muajsh për me dalë përjashta në jetë nga mitra, për me lindë nga barku i Nanës …”

    E shqiptarët kanë mbetur në atë “kanal”, nuk duan assesi me lindë, refuzojnë të Lindin si komb …!?”.

    K O M E N T E

    3 KOMENTE

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu