ARKIVI:
29 Mars 2024

Kush e ka vra Milladin Popoviqin, sipas Jevrem JOVOVIĆIT

Shkrime relevante

Islami dhe Arabishtja

Xhevat Gjini, Viti ___ Kam njohur shumë arabë, të besimit islam dhe më...

Deep state, revolucioni në politikën e jashtme amerikane dhe Europa Juglindore

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë SHBA-të dhe partnerët real të tyre në...

Kumtesë e “Shoqatës së Arbërit” për përgatitjen për herën e tretë me radhë që të festohet 6 Maji, Dita e Lindjes së Gjergj Kastriotit

Kryetari: Arbin (Avdi) Gjata, Podujevë ___ Njoftojmë gjithë opinionin shqiptar kudo që jetojnë e...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Jevrem JOVOVIĆ: KUSH E KA VRA HEROIN MILLADIN POPOVIQI?
Profesori Martin (Berishaj), para 9 orëve ka informuar: “Shoqata Kulturore Migjeni në Lubljanë, në bashkpunim me NUK (Narodna in Univerzitetna Knjižnica) në Slloveni, në kuadër të projektit evropian EODOPEN, bëri dixhitalizimin e revistës ALTERNATIVA. (…)”
Falënderime, Profesori Martin, për këtë informim!
Meqë kjo revistë ka pas ndikim të madh ndërgjegjësues, i hallakata numrat e parë, për ta freskuar memorien, çfarë kam mbajt mend qysh kur qe botuar në Ljubljanë, në vitin 1989.
Në ALTERNATIVA, nr. 3-4, gusht/shtator 1989, Lubljanë, f. 63/65, gjeta shtjellimin historik, biografik, i cili përmban edhe të dhëna për vrasjen e Heroit Milladin Popoviqi (ekziston legjenda se Popoviqët e Malit të Zi janë pinjollë të djalit që e ka lind Nora e Kelmendit, e strehuar në një kishë në Mal të zi, kur është arratis, sepse kishte vra Vuqo Pashën…).
Studimi qenka nga historiani Jevrem JOVOVIĆ.
ALTERNATIVA e paska publikuar vetëm variantin origjinal, serbisht, pa e shoqëruar me shqipërim, siç vepronte rëndom.
Autori Jovoviq jep një detaj interesant:
Ekipi mjekësor, i cili ka bërë obdukcionet për Milladin Popoviqin dhe mësusesin Haki Taha, ka konstatuar se Haki Taha është vra para Milladin Popoviqit. Kjo e dhënë demanton dezinfomimin që përhapin ca kareca “nacionalist” shqiptar, se gjoja Milladinin e ka vra Haki Haha.
Ja shqipërimi i këtij studimi historik, i historianit Jevrem Jovoviq (pjesa përmbyllëse):
(…) Milladin Popoviqi kthehet nga Shqipëria në Kosovë në shtator 1944 dhe e merr udhëheqjen e KK të LKJ. Nga ky moment e deri në vdekje angazhohet për vendosjen e pushtetit popullor, barazisë nacionale, forcimit të autonomisë, si e kishte mësuar J.B.Tito, të cilin e çmonte mbi të gjitha, e Tito të Milladini shihte revolucionarin e vendosur, luftëtarin e patrembur për barazinë e të gjithë popujve e të kombësive të Jugosllavisë. Për këtë shkak Milladini dha propozime vendimtare.
Milladini shkëlqyeshëm iu kudërvu Aleksandër Rankoviçit e Millovan Gjillasit për ndarjen e Kosovës në tri pjesë. (…)
Me rastin e ardhjes në Prishtinë në krye të PK të PKJ për Kosovë, Milladinit i është ofruar Elaborati i Vasa Çubrilloviqit: “Çështja e pakicave kombëtare në Jugosllavi”. Ky Elaborat është përpiluar më 3 nëntor 1944 dhe fare pak ndryshon nga ai i vitit 1938, të cilin njëzërit e lejon dhe e tumir qeveria serbe. Milladini, me urdhërin e Titos, këtë elaborat e hedh poshtë, hidhërueshëm e gris dhe ua gjuan përpara Rankoviçit, Gjillasit, Tempos dhe Spasoje Gjakoviqit. Kthehet në Kosovë ku vazhdon punën sipas udhëzimeve të Titos dhe vendimeve të AVOJ-it. Në Kosovë poashtu vie edhe Spasoje Gjakoviqi me detyrë të Sekretarit krahinor për punë të bredshme, atëherë e quajtur OZNA. Në mënyrën se si zhvilloheshin situatat, Milladini gjithënjë e më tepër po bëhej pengesë e kundërshtar ideor i Rankoviçit, S. Vukmiroviqit, S. Gjakoviqit të cilëve iu bashkohet edhe D. Mugosha. Svetozar Vukmanoviq Tempo këtë e vërteton më 1981, në intervistën që i jep gazetarit bullgar në lidhje me librin “Lufta për Ballkanin”. Në pyetjen se çka mendon për Milladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo përgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?! A i duhet komet i veçatë kësaj?
Milladin Popoviqi më 13 mars 1945, në orën 10 e 30 minuta është vra në zyrën e vet në KKK. Të njëjtën ditë S. Gjakoviqi e D. Mugosha i dërgojnë telelegram A. Rankoviçit dhe nuk përmendin kurrfarë emri të vrasësit – pëmendet një kamerier por jo edhe emri i tij. Të njëjtën ditë me telegram njoftohet edhe Tirana për vrasjen e M. Popoviqit.
Rankoviçi, më 14 mars, i dërgon telegram KKK, në të cilin, pos tjerash, njofton që në varrim në emër të KQ të PKJ do të marrin pjesë Milenko Gjuroviq, S. Gjakoviq dhe Dushan Mugosha.
Më 15 mars sërish i dërgohet telegram A. Rankoviçit. As ditën e tretë nuk përmendet asnjë emër vrasësi. Theksohet që “janë arrestuar disa persona të dyshimtë, në mes tyre edhe një zëvendëskomandant i regjionit”. As me këtë rast nuk përmendet emri i Haki Tahës, për të cilin S. Gjakoviqi, pas 40 vjetësh, thotë se është vrasës i M. Popoviqit. Mësuesi Haki Taha ëhtë vrarë në të njëjtën ditë(?) Obdukcioni vërteton se është vrarë përpara M. Popoviqit. Përse nuk përmendej emri i Haki Tahës në telegram? Përse S. Gjakoviqi e D. Mugosha komunikojnë vetëm me Rankoviçin? Përse babai e nëna e Milladinit nuk lejuan që S. Gjakoviqi e D. Mugosha të merrnin pjesë në varrim?
Përcjellja e kufomës së Milladin Popoviqit ka qenë madhesshtore! Dukej se krejt populli i Kosovës ka ardhur ta përcjellë birin e vet më të madh e më të dashur. Kishte shumë folës, por fjalimi më i prekshëm ishte fjalmi lamtumirës i një pioneri të nacionalitetit shqiptar, i cili tha, si thekson “Jedinstvo”: “Armiku nuk e qëlloi atë që dëshiroi, e vrau trupin e ri të Milladin Popoviqit, por mbeti vepra e tij madhështore të cilën populli me besnikëri do ta kultivojë.”
Në pika të shkurta u dha veprimtaria revoluconare dhe qëndrimi e Milladin Popoviqit mbi çështjen nacionale dhe pozitën e Kosovës, që më lehtë të vihet të konkluzioni se kush kishte motiv për likuidimin fizik të tij. Të vërtetën për vrasjen e Milladin Popoviqit më së miri e di Spasoje Gjakoviqi, sikur që e di se nuk është e vërtetë ajo që ka shkruar deri më tani për këtë krim.
***
Po e përsëris: për të huajt që janë martirizuar për çështjen e shqiptarëve, kam respekt ekstra!
***
Studimi në version origjinal:
Revista “Alternativa”, nr. 3-4, gusht/shtator 1989, Lubljanë, f. 63/65
***
Linku ku mund t’i gjeni të gjithë numrat e revistës ALTERNATIVA – të digjitalizuar:

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Ka njerez qe kembengulin se Milladinin e vrau Haki Taha sepse ai nuk e mbajti fjalen dhe tradhetoi shqiptaret. Ka te tjere qe e thone te kunderten dhe Milladinin e ngrisin lart.
    Une do ta permend z. Vehap Shita, i cili ne vepren e tij “Zekerija Rexha – Patriot humanist, intelektual emotiv” e lavderon Milladinin duke thene se ai ishte nje njeri i bute, i ndershem, i sjellshem ne komunikim…Por z. Shita e thot edhe ate se gjerat me te renda, krimet me te medha ndaj popullit shqiptar te Kosoves, ndodhen ne kohen e “tij”, sa ishte gjalle ai , kur ai kishte fjalen kryesore. Z. Shita vazhdon: ” Sa do te kete pasur gisht M. Popoviqi ne te gjitha keto, kjo eshte ceshtje te cilen ndoshta do ta sqaroje historia”.

  2. Po çfare te SHKRUHET,ku e terë historia shqiptarë është falsifikuar nga armuqët me.mizor të kombit shqiptar;Greket,Turko AZIATIKËT,Ruso sërbosllave.dhe aleatet e tyre!

  3. At Zef Pllumi, në librin e tij të tretë: ‘Rrno vetëm për me tregue’, e përshkruan vrasjen e Milladin Popoviqit, ashtu si ia ka tregua Qazim Vula, i cili ka thënë se ishte personi nr.2, për vrasjen e Milladinit. Sipas përshkrimit që i ka dhënë Qazimi autorit të librit,’Në një mbledhje të grupit nacionalist, u vlerësue se përgjegjës kryesor për fatkeqësinë kosovare (1945) ishte Milladin Popoviqi, prandaj ishte marrë vendimi që ta vrisnin sa më parë dhe do të hidhej shorti, se cili do ta kryente vrasjen. Mësuesi (Haki Taha) kishte thënë ‘Mos qitni short, se unë jetën e kam të shkurtueme nga tuberkulozi dhe ditët i kam të caktueme. Për shpëtimin e Kosovës unë i bëj flije të gjitha ditët që më kanë mbetë, por dua prej jush një revolver të sigurt, që të mos t’i shkrepi kot asnjë plumb’. Qazimi i paska thënë:’Revolverin e gjej unë dhe për siguri do të shoqëroj deri te dera e zyrës së Milladinit, e nëse të shkrepë huq, do të hyj unë mbas teje me e krye këtë detyrë’. Bamë një kërkesë për me u takua me Milladinin, i cili e priti në një orë të vonë të mbasditës. Shkuam të dy bashkë, e kur i erdhi radha, hini mbrenda, ndërsa unë ndeja në korridor. Nuk vonoi dhe u ndie krisma e pistoltës.Polici që ishte te dera, hini me vrull duke lënë derën hapur. Pava Milladinin të rrëxuem. Mësuesi kishte hapë dritarën e ishte hedhur në rrugë përtej, tue ikë me vrap. Të gjitha rojet iu vunë mbrapa, ndërsa unë u largova nga kishëm ardhë, si të tjerët që ishin tue pritë. Ishte në të errun.Mësuesin e vranë në rrugë, sepse ishte veshur me nji pardesy të bardhë që dallohej si shej. Shkova në shtëpi, si të mos kishte ndodhur asgjë. Të nesërmen në mbramje policia më kishte rrethue shtëpinë dhe kur u hapa derën më arrestuan. Më dënuan 15 vjet dhe më dërguan në burgun e Sremska Mitrovicës. Mbas 2-3 vjetëve kam ikur nga burgu, kam bërë një muaj deri sa kam ardhur në Kosovë, kam ndejtë fshehtë dy muaj, e kam dalur në Shqipëri. Para hetuesve në Shqipëri, me njëfarë krenarie paraqitesha si bashkëpunëtori më i ngushtë i vrasësit të Milladinit, kurse ata më thanë:’Hë, or klysh i Titos,paske bashkëpunue me vrastarin e mikut tonë më të madh, që ishte me të vërtetë internacionalist i madh’. Më dënuan 15 vjet burg. Pas disa vjetë,më liruan si shpërblim për punët e mira që kryeja si marangoz, e më dërguan në internim në Seman të Fierit. Nga një tentim për të ikur në Itali, më zunë e më dënuan edhe 25 vjet burg’.
    Këtë tregim Qazim Vula ia kishte thënë At Zef Pllumit, kur ishin në Kampin e Repsit ‘për riedukimin e të burgosurve’, ku punonin për ndërtimin e Fabrikës për përpunimin e bakrit. Qazimi ishte kovaç i kamapit, ndërsa At Zef Pllumi ishte marangoz, dhe kishin kontakte të shumta bashkëpunimi,për të punuar vegla të punës, por edhe artizanate për oficerët e Kampit. Për më gjërsisht, lexonie librin e cituar.
    Se sa është i vërtetë varianti i parë, apo ky që e thotë Qazim Vula, kjo duhet të vërtetohet me fakte.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu