ARKIVI:
9 Janar 2025

Kush po gënjen më tepër lidhur me “vizat për Kosovën”, Europa a personazhi i Ezopit?

Shkrime relevante

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Europianë të nderuar, është tragjedi që na i keni coptuar trojet tona copa copa, nepër kongrese e konfernenca. Por, si duket do të jetë edhe më tragjedi që jeni kah na gënjeni për vizat dhe shumëçka tjetër, me aq elegancë, sa që më duket se nga kjo telenovelë e gënjeshtrave, më në fund shqiptarët e Kosovës e kanë një dobi të shekullit. E ajo dobi është se i kanë mësuar rrenat e jueja dhe më nuk ju besojnë. Po ka fakteqsi edhe më të mëdha përtej kësaj, nëse e rrejmë vetvetën, siç po veprojnë disa individë të kompleksuar, duke përhapur të paverteta, krejtë me qëllim “le të flitet për mua”. I tillë ishte këto ditë, një takim për një person pronazist shqiptar. E kush foli, më ulët se poshtë ka rënë katundi do të duhet. Po, për këtë një ditë opinioni do të kuptoj me dokumente gjemrane në detaje. E rrenat e tilla nuk mbetën vetëm rrena, por thellojnë mosbesimin ndaj neve, sidomos mosbesimi do të vije nga ata që ishin viktima, me të cilët lidhëm miqësi kur ishte shumë vështirë.
Janë nja 40 vjetë që e pata lexuar një fabulë të Ezopit famëlartë. E mbaj në mend një skenë që e përshkruan shkrimtari famshëm i anekdotave, se: Nëna e kishte lindë fëmiun të verbët. Një ditë nëna dhe fëmiu do të llafosën. Kundërshtia në mes fëmiut dhe nënës do të shkoi deri aty , sa që Nëna i drejtohet fëmiut në një gjendje të hidhëruar me këto fjalë:     ”Nuk është tragjedi që të kam lindur qorr (të verbët). Por është tragjedi që po rrenë”!.
Kuptone këtë realitet lexues të nderuar dhe pyetnie vetën, se deri kur do të na rrejnë këta demokratët evropian, sidomos për VIZAT e “famëshme”, duke menduar se jemi të verbët, duke mos ditur se nja një mijë vjetë së pakut para tyre, kemi hequr dorë nga besimi pagan. E këta evropianët duke na trajtuar si “popull i verbër”: 1.na rrejnë për viza;2. na rrejnë për pranim në Këshillin e Evropës, e na vejnë jashtë agjendës për vitin 2023; 3. na rrejnë për demarkacionin; 4.na rrejnë për veriun e Kosovës; 5. na rrejnë për “Mini Shengenin”; 6. na rrejnë për Gjykatën Speciale se “do të hetohen e gjykohen individët, e në realitet po hetohet dhe denohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që është bima më sublime, bima më e shenjët shqiptare, që shumë plagë i ka mbyllë nga e kaluara, nga tragjeditë tona të kurdisura një pas njëje, për dy shekuj 1877-1999.

Madje, këto ditë Kristofer Hill, ambasador i SHBA në Beograd, na i preu teshat e “reja”, duke na udhëzuar se BE do ta drejtojë e zgjidhë çështjën e dialogut Kosovë –Serbi. Mendon ky diplomat me “namë”, se nuk i dijmë lidhjet e tij me Beogradin; mendon ky përfaqsues i Amerikës së shenjët për neve se, nuk i dijmë OPCIONET e tij nga vitet 1998/1999 për Kosovën. Mendon ky diplomat se nuk i dijmë kohërat kur ky ishte korrespodent i SHBA në Beograd; Mendon ky Kris Hilli, që nuk e dijmë se Krisi e dinë serbishtën më mirë se “Vuk Karagjiqi e Dobrica Qosiqi” si shok i tij dhe shumë miqë në Beograd. Madje mendon ky ende se nuk e dijmë se së pari shkonte nga Shkupi në Beograd. Atje i merrte instruksionet dhe pastaj vinte në Prishtinë, për t` u takuar së pari me Veton Surroin dhe Blerim Shalën e pastaj me Ibrahim Rugovën dhe disa satelit minor rreth tij.

Krejtë në fund vinte për të u takuar me Adem Demaçin, natyrisht për të na e diktuar draftin e tij se: “Kosova ka mundësi nëse pajtohet Beogradi që ta fitojë një AUTONOMI SUBSTANCIALE, për të cilën janë pajtuar edhe përfaqsuesit shqiptarë në Kosovë. (i numronte me emra, që nuk është zakon në diplomaci, por….”. Madje këtë opcion, na thoshte e ka nxjerrë si “mik u juej” se , përdryshe, Millosheviqi ka ushtri dhe polici dhe ka mundësi të diktojë. Baca Adem Dema vetëm e shikonte.

Dhe në takimin e parafundit, Baca na u drejtua:

“E dinë ky njeri që ne po e kuptojmë se po luan MAJTAP me neve. Madje ka ndie se çka i ka ndodhë Dinsbirit dhe taktika e tij është më e shkolluar dhe po na sugjeron autonomi substanciale. Ne i kemi rrokë armët për çlirim dhe ia kemi treguar botës ÇMIMIN. Por, këta po mendojnë se UÇK e ka me rrenë sikurse me ata që po bisedon. Por ne do ta durojmë këtë diplomat për shkak të respektiit, deri në ekstrem, sepse të paktën nuk po na thot se: “UÇK është terroriste”, siç po i thonë edhe këta tanët shumë kujtë dhe këtu sikur jemi të mbështetur për muri. E dinë ky diplomat se LDK, jo vetëm në Kosovë, por edhe nepër klubet e veta nepër diasporë ka reaguar që: “NUK GUXOHET TË DEMONSTROHET DUKE E PËRKRAHË EPOPENË ÇLIRIMTARE TË JASHARËVE NË PREKAZ më 5-7 mars 1998”.

Këtu jemi ende, me tesha të vjetra, me vese të vjetra dhe prova të mykura te disa bajraktarëve politik, që vijnë nga arsenali i kongreseve dhe konferencave “paqësore” sikurse më 1878, 1913, 1919, 1946, 1992.

Po, po mirë më kujtohet kur vinte Krisi (Hilli ) nga Shkupi dhe drejt e së pari në Beograd. Prej andej na sillte opcionin se: “Asociacioni i komunave serbe dhe Asociacioni i komunave shqiptare, duhet të funksionojnë në Kosovën me autonimi substanciale, si dy forca politike paralele, sikurse u gjymtua Bosnja Hercegovina me dy entitete, madje duke avansuar një Republikë serbe, që nuk ka ekzistuar kurrë. E kjo ka ndodhë me të vetmin qëllim që të paralizohet kombi Boshnjak, që është i rreligjionit islam.

Po ne shqiptarët, çfar faji kemi, duhet të bëhemi se nuk po e dijmë asgjë. Megjithëkëtë, disa faje që po i bëjmë përmes mjekrroshave të importuar, fama frigën, thot populli. Megjithë atë, dikush frikën edhe vet e trillon sa për të na mabjtur në maje të thikës, sa për të na e shkatërruar shpresën.
Të kthehemi paksa prapa ku zë vend pasiviteti jonë total në politikë

Po, po më 24 maj 1992 u mbajtën zgjedhjet parlameare dhe presidenciale në Kosovë, prej të cilave zgjedhje doli një rrenë, drejtuar vetveti. Parlamenti i “famshëm” nuk u tubua kurrë, nuk e prodhoi as edhe një rregullore, për pastrimin e bërllogut nepër qytete, as edhe një rregullore se duhet mbjellë toka , se politika nuk hahet.

Po, po shkruhet se: “kemi pasë pushtet paralel e kemi pasë President historik Ibrahim Rugovën”. E po shumë mirë. Atëherë le të dihet, se edhe PËRGJEGJËSIA për tragjedinë e Kosovës 1989-1999 është paralelel me atë të okupatorit. E pse mos ta kuptojnë gjeneratat që so ti kanë 30 vjet, se LDK (Kryesia e saj) ka vepruar tërë kohën publikisht, nja 200 metra larg zyreve të UDB-ës serbiane. Madje, nga ajo barakë është ndie se: “ në Kosovë ka element të frusturuar”, dhe që një ditë do të kërkohet prej atyre elementëve të çaramtosen (qershor 1998) dhe të demobilizohen (shtator 1998), dhe më në fund më 19 nëntor 1998 edhe të hetohen , sikurse okupatori. Përgjegjësi e pushtetit paralel i thonë kësaj me gramatikën ambivalente në stilin “jus poetica”, ku fjalia ka një kryefjalë dhe një kallëzues, por nuk ka lidhësa, por ka kundrina, që mund të konvertohen në fundrrina. Prandaj, ata dhe këta patën shkuar shumë largë.

Ja fakti:

“Duke u mbështetë në nenet 25 alineja 1 dhe nenin 27 alinaje 4 të Statutit të LDK-ës,duke pasur para sysh gjendjen e rëndë në Kosovë dhe krimeve të kryera nga forcat serbe, vrajsjeve ENIGMATIKE dhe kercënimeve të aktivistëve të LDK-ës, në bazë të kompetencave të tij, Kryetari i LDK-ës mori këtë

VENDIM

Për caktimin e një komisoni për hulumtimin e krimeve të luftës

1.Eqrem Kryeziu (Kryetar, 2. Agim Krasniqi, 3.Firmë e nënshkruar e palexuar!,4.Fatmir Rexhepi, 5.Firmë e nëshkruar e palexuar!,6.Hajzer Krasniqi, 7.Faruk Spahiu, 8.Ramë Maraj dhe 9. Edi Shukriu

Ky komison obligohet të krijojë në të gjitha degët e LDK-ës nënkomisionet përkatëse. Kordinimi i punëve bëhet me Kryetarin e Komisionit Eqrem Kryeziun.

Zbatimi i këtij vendimi fillon menjëherë.

Prishtinë 19. 11. 1998

Kryetarë i LDK , Dr Ibrahim Rugova

Histori delikate por kur i ke argumente është sikur një thyes matematikore me tri të panjohura , e që janë: Liria sigurohet me premtime boshe; çlirimi sigurohet me pozita të fallit , varësisht ku janë të sistemuar yjët dhe pushteti paralel mbahet në saje të egersisë okupatorit.

Shtrohet pyetja, ky komsion ka raportuar ndonjëherë para Kuvendit fiktiv të 24 majit 1992, që kurrë nuk mbajti asnjë senancë. Por, ai Kuvend fiktiv, pa asnjë nderprerje i mori pagat shumë të majme për kohën. Së dyti, ai raport nuk është vonë, nëse ka pasë raport, duhet të botohet, tash në rrethana kur askujt nuk i kërcënohet askush. Dhe së treti, mos ai raport ka ngjashmëri nga ai që është sot në Hagë, e me dyshimet e të cilit po hetohen dhe dënohen ata që me armë dhe me vargonj gjaku na sollën lirinë.

Sa u takon beneficioneve ato kanë qenë evidenete, por faji bije mbi deputetët e të gjitha legjislaturave edhe pas çlirimit, të cilët bënë turrë për ta shitë e stërshitë pasurinë e Kosovës, për ta shitë pasurinë atyre që kishin grumbulluar para, e dikush nuk kishte as buk me ngrënë dhe duhej punuar punë krahu për të mbetur gjallë. Madje, dikush e kapitalizoi robërinë dhe fëmijët e vet arrijti t`i shkolloj edhe jashtë vendit, sepse në Kosovë për ta nuk kishte nivel. Pra, pse mos të mësohet se ka pasë mundësi të shkollohen në Kosovë vetëm ata që ishin me origjinë nga plebsi, nga masa së cilës demokracia ia solli obligimet e reja, por jo edhe të drejta të merituara, nga pushteti paralel.

Për fund një lutje për moskrahasim të çështjes së Kosovës me çëshjen e Ukrainës. Sepse, sot Ukrainës së dërmuar nga fashizmi rus, po i jipet ndihmë financiare, po i jipet ndihmë në armatim, po i jipet shpresë se do të pranohet në BE e në NATO dhe kjo do të ndodhë. Por neve që nuk na jepte askush qoftë edhe një cent, neve që bartnim armatim klasik me gomar dhe në krah, na sanksioninin pa mëshirë. Madje, atë sasi armatimi, nëse hetohej se po bartim, ka pasë raste që është konfiskuar në tërësi.

Madje, dëmet e luftës po thuhet se Rusia do t` i paguej sepse Ukraina është antare e OKB. Ndërsa Kosova me që nuk është anëtare e OKB, nuk ka gjasa që Serbia t`i paguaj reperacionet. Në këtë drejtim , nuk ka rëndësi se në Ukrainë deri tash janë vrarë afro 4800 civilë, kurse në Kosovë janë vrarë e maskaruar 13000 civilë, prej tyre 1350 fëmijë.

Dallimet pra janë të mëdha , por një fakt duhet shënuar se Rusët nuk po bartin kufoma, ndërsa serbët kanë bartë kufoma deri në Beograd, për të humbur gjurmë. Në këtë drejtim edhe disa shkroalgji po defilojnë nepër televizione dhe po flasin, pale mos do ta plasojmë ndonjë rrenë me sukses dhe për një kohë do të flitet për ta nepër oda e kafene. Të kompleksuar, por dinak janë këta të “Tanjugut”, me lista të hapura.

Një enigmë shumë delikate na e ka zgjidhë “historiani” me biografi të Xhafer Devës, duke theksuar se më 1981 e paska paraparë shkatërrimin e Jugosllavisë. Ky ligjërim kësi soji, vjen nga shkolla e LDK-ës, që provon ngjarjet historike t`i nxjerr si fantazma, ashtu si e kanë skalitë kudo biogrfainë e Ibrahim Rugovës. Ky lloj i shkrimit fantazmologjik vjen jo nga respekti, as nga dashuria, as nga përkushtimi kombëtar, por vjen e ngritët në maje të sanës, për interes.

E në historinë e mirëfillët, mësohet se si disa personalitete provojnë dhe ia arrijnë qëllimit, që nga intelektuali mesatar, ta nxjerrin politikanin “brilant”, sepse është në llagerin e përfitimeve kulmore, në stilin e premtimeve të Europës për Kosovën, dhe në aromën e tregimit të Ezopit, kudo dhe kurdo për ta RREJTË një popull, shumë të vuajtur dhe të nepërkëmbur me shekuj. Çka është mjaftë. Fundi duhet t`i dihet.

Prishtinë, më 26 .05. 2022

K O M E N T E

8 KOMENTE

  1. Ambasadori i ShBA në Beograd Kristofer Hill , mbi Ballkanin e hapur:
    (…)
    Mbështesim më shumë integrime në Ballkan edhe iniciativën “Ballkanit i hapur”. Do të donim që “Ballkanit i hapur” të zhvillohet më shpejtë. Më shumë “Ballkan të hapur” nënkupton që vendet kandidate për BE të përgatiten më mirë për të hyrë në BE. Ajo që duhet ta bëjmë ne si ShBA është të ndihmojmë ku mundemi, por jo të shtiremi se ne vendosim për këtë.
    Hakif Bajrami, lexoje shkrimin në Politika të Beogradit: Nema treqeg puta – Istok ili Zapad e mos nxito të flasësh për tema të ndjeshme kur ti si historian nuk ke aftësi ta kuptosh as sot se cila ka qenë rruga e një diplomati amerikan si Hill dhe si është dashur ai që të sillet me serbët e shqiptarët në vitet e para luftës.

    https://scontent.fosl4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/283760457_288488990072379_4676844283519226388_n.jpg?_nc_cat=102&ccb=1-7&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=q2GQ67cshmMAX-X3jeJ&_nc_ht=scontent.fosl4-1.fna&oh=03_AVLa75zuvGfqxLB3Cf9CE3FGkFKhPXzS1A7BQwi-axJJCw&oe=62B6E78E

  2. E kam thene edhe me heret, profesori i nderuar do te bente shume mire qe te mos shkruaj me. Ne kohe te fundit shkrimet e tij po ja prishin imazhin e mire qe e kishte.

      • Përshendetje. Paska ndodhur një keqkuptim Albert…Une i thash Fahri Xharrës se historiani Hakif Bajrami po mendon se ti i ke reaguar, ndërsa Fahri Xharra të paska dhënë gabimisht përgjigje ty. Secili reagim e sqarim për tekstet e shkruara që botohen në Drini është i mirëseardhur, përderisa nuk shërbehet me fyerje e përpjekje për ta denigrue autorin e tij. Mirëudëgjofshim.
        Redaksia e Drinit

  3. Po nuk eshte ne rregull te hysh ne tema qe kurrë nuk i ke hulumtuar. Ju falenderoi per kritiken. Po argumentet flasin ndryshe. E une nuk jam fajtor qe i posedoj. Madje, dy vëllime dokumente gjermane i kam botuar. Po,i kam botuar 53 libra. Ndoshta jam i vjeter. Por, ne luften per mbrojtje te KOMBIT TIM nuk ndalem. Hakif Bajrami.

    • Z. Bajrami, per Ju kam simpati dhe ju cmoj shumë, por kjo nuk do te thot qe nganjehere (kohen e fundit) edhe mund te gaboni. Nuk dua te komentoj per tere shkrimin Tuaj, por po e permendi vetem pjesen ku Ju beni nje krahasim te ceshtjes se Kosoves me ceshtjen e Ukraines. Per Ju Perendimi paska gabuar sepse Kosoves nuk i paska dhene financime, arme…kurse Ukraines i jep arme dhe po e ndihmon me financime. Une per kete ceshtje kam mendim krejtesisht ndryshe nga Ju. Perendimi po e ndihmon Ukrainen me arme, por eshte populli i Ukraines ai i cili po lufton dhe cdo dite po bien qindra luftetare ukrainas. Tek ne ishte ndryshe, Perendimi nuk na ndihmoi me financime e as me armatime, por ai u fut ne lufte te drejteperdrejte me armiqet tane dhe na cliroi.
      Ju pershendes.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu