ARKIVI:
28 Qershor 2026

Le Courrier européen (1907) / Ky është memorandumi që shqiptarët u dërguan delegatëve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Hagë

Shkrime relevante

Beteja e pa qenë e Kosovës

Fahri Xharra, Gjakovë ____ Ajo qe ndodhi nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet...

Milojko Pantić, zëri që refuzoj të heshtë

Lirim Gashi, Prizren (në shqip dhe serbisht) Ka njerëz që madhështinë e një...

Shqipëria veproi drejt – tani pritet edhe reagimi i partnerëve ndërkombëtarë

Nga Bajram Rama ____ Anëtar i “Diplomatics of Peace” (PBF) – Aktivist për...

Dy temat kundërshtuese në mitingun e madh të popullit të Vuçiqit në Beograd

Gani Mehmeti Sot, më 28 qershor 2026, në vigjilie të ditës së...

Shpërndaj

Konferenca e Dytë e Paqes në Hagë, 1907. — Konferenca e Dytë e Paqes në Hagë (Salla e Konteve), 1907

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Tetor 2022

 Le Courrier européen” ka botuar, të premten e 9 gushtit 1907, në faqen n°12, një shkrim në lidhje me memorandumin e shqiptarëve drejtuar asokohe delegatëve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Hagë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Memorandumi shqiptar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një memorandum nga shqiptarët e tri feve u është dërguar delegatëve të Fuqive në Konferencën e Hagës. Ata formulojnë kërkesa në favor të krijimit të shkollave shqipe, të administrimit më të mirë të drejtësisë në trevat shqiptare dhe dhënies së lirive të përputhshme me progresin modern :

Ne duam shkolla shqipe, ku fëmijët tanë të mësojnë; ne duam shkolla kombëtare, ku të mësohet gjuha jonë, e shtypur dhe e ndaluar deri tani.

Ne duam reforma të thella administrative. Të lodhur nga presioni dhe shtypja e zyrtarëve të paskrupullt dhe të papërgjegjshëm, ne kërkojmë një administratë autonome, të ndershme; një administratë e denjë për një komb të qytetëruar.

Këtu përqendrohen kërkesat tona. Prej vitesh ushtarët e uritur të Sulltanit të Kostandinopojës dhe hordhitë e vrasësve grekë kanë kryer një gjueti të tmerrshme në Shqipëri. Pa dallim race apo feje, vrasin, masakrojnë, burgosin, internojnë…

Kërkesat tona nuk janë të tepruara. Ne nuk jemi, thënë në mënyrë të qartë, revolucionarë, thjesht jemi të lodhur duke jetuar në anarki dhe na vjen turp të shohim se vendi ynë i bukur përbën një plagë dhe një të keqe të turpshme në krah të Evropës.

Ne duam që Shqipëria të jetë e shqiptarëve. Ne pretendojmë të drejtën e qytetërimit. Ne duam të çlirohemi nga barbaria; ne duam të thyejmë matricën që na rrethon, me një fjalë, duam të jetojmë.

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/le-courrier-europeen-1907-ky-eshte-memorandumi-qe-shqiptaret-u-derguan-delegateve-te-fuqive-te-medha-ne-konferencen-e-paqes-ne-hage/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu