ARKIVI:
7 Qershor 2026

Le Matin (1914) / Intervista me Kryeministrin Turhan Pasha mbi trazirat e brendshme në Shqipëri

Shkrime relevante

Historia e Sotiris Bletsas, që kërkoj të drejtën e gjuhës arvanitase

15 muaj burg për një të vërtetë: Historia e Sotiris Bletsas!...

Ekskluzive: SPAK mbyllë të gjitha procedurat hetimore për Sazanin, investimi konsiderohet interes strategjik kombëtar

Në një zhvillim të rëndësishëm që konfirmon legjitimitetin dhe prioritetin kombëtar...

Manifestim madhështor i LAPSH-it në Argau – Festë e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Argau, Zvicër, 6 qershor 2026 – Në një atmosferë...

Një komplot kundër zhvillimit të Shqipërisë

Basri Beka, Prishtinë ___ Nëse vërtetohet se investimi strategjik në Sazan po largohet...

Shpërndaj

Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2021

“Le Matin” ka botuar, të dielën e 31 majit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, kreun e qeverisë shqiptare, në lidhje me trazirat e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Imbroglio shqiptar

Një intervistë me Turhan Pashën

Durrës, 29 maj – Shkresë nga i dërguari special i “Matin”. — Sot u prita në audiencë nga Turhan Pasha, kreu i qeverisë shqiptare.

Pavarësisht ngjarjeve të ditëve të fundit, ai nuk e shikon situatën në një këndvështrim pesimist.

— Trazira brendshme, më tha gjatë bisedës sonë, është padyshim rezultat i një agjitacioni fiktiv, por që është ende e pamundur të përcaktohen autorët. Këto ngacmime, duke u bashkangjitur vështirësive ekonomike, prodhuan lëvizjen aktuale.

Kërkesat e paraqitura nga të pakënaqurit, pra mbrojtja e fesë myslimane dhe mbrojtja e shkollave janë të pajustifikuara. Unë vetë jam mysliman dhe nuk do të lejoja që feja ime të kërcënohej.

Prandaj, në rrethanat aktuale, duhet t’u bëjmë të pakënaqurve të kuptojnë se frika e tyre është e pajustifikuar dhe se qeveria dëshiron, përkundrazi, zhvillimin e shkollave.

Një tjetër kërkesë e kryengritëseve për kthimin e Shqipërisë nën sundimin turk është padyshim e paarritshme. Evropa ka folur dhe Turqia, për më tepër, tashmë e ka hedhur poshtë një zgjidhje të tillë. Shpresoj që të pakënaqurit ta kuptojnë këtë.

— Po këta të pakënaqur a nuk e ngritën flamurin fetar në Tiranë, Shijak dhe Kavajë? A nuk ka një peshë të veçantë ky gjest?

— Nuk është e përshtatshme, për mendimin tim, t’i kushtohet një rëndësi e ekzagjeruar. Po këto popullata a nuk e ngritën me entuziazëm flamurin e princit kur ky i fundit shkoi për t’i vizituar?

— Pra, ju besoni se një qetësim është i mundur. Por, duke pranuar këtë mundësi, a nuk do të mbetej situata shumë e pasigurt derisa qeveria të mund të mbështetet në forca serioze policore? Megjithatë, për momentin, këto forca janë qartazi të pamjaftueshme.

 – Pa dyshim; kështu që unë do të doja që forca e xhandarmërisë holandeze të rritet në pesë mijë burra. Por do të ishte e nevojshme që kjo forcë ndërkombëtare të ishte bashkëpunëtorja jonë intime në veprën kombëtare.

Duke më folur për situatën e përgjithshme në Shqipëri, Turhan Pasha më vuri në dukje mospërputhjen që do të kishte, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të vendit, në dëshirën për transformimin e menjëhershëm të tij dhe për t’u dekurajuar nga vështirësitë e para.

* Aurenc Bebja, Francë.(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1914-intervista-me-kryeministrin-turhan-pasha-mbi-trazirat-e-brendshme-ne-shqiperi/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu