ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Letër një të gjalli – historianit Hakif Bajrami, dhe një të vdekuri – Fehmi Pushkollit 

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

  • Reagim ndaj letrës së historianit Hakif Bajrami, një lloj “fletërrufeje” e kohës së Enver Hoxhës ndaj meje, me titull “Letër Sinan Kastratit”, publikuar në Drini.us, 23 Janar 2024, në faqen “Mendime” 

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami , 

Hakif, unë nuk e kam ”arkivën” sikurse që e ke ti, por besoj se është i mjaftueshëm ky reagim ndaj teje. 

Nuk përdora fjalë e shprehje të huaja, edhe pse një akademik si ti, ka zotësi me i njoftë, me ua ditë kuptimin, me i folur e shkruar disa gjuhë, gjuhë të komunikimit ndërkombëtar në ”fjalorin akademik”.  

Hakif, unë po të quaj në emër “Hakif” , pasi që këtu në Suedi, edhe mbretit, kryeministrit dhe akademikëve të shquar, në biseda të zakonshme, në debate televizive e shkrime, i quajnë e thërrasin vetëm me emra, ashtu qysh ua ka lënë babai e nëna, emrin kur i kanë pagëzua te prifti apo në komunë.  Por ti ke dëshirë , une po të quaj “akademik”, edhe unë nganjëherë, jo gjithëherë, po të quaj Akademik Hakifi.   

Akademik Hakif Bajrami, unë e lexova letrën tënde fund e krye, por nuk e kuptova porosinë e saj.  

Ishte reagim?  

Besoj, se e kupton fjalën reagim ”kur dikush e sulmon dikend ose e mbron vehten”, por me fakte.  

Dritëro Agollii, poeti i madh shqiptar dhe akademik i njohur në kohën e vet, studentëve të gazetarisë, iu thonte: 

Mos e merr lapsin që të shkruash, nëse të mungon fakti”

Unë dhe një tjetër me emrin “Albert”, tek fusha e komenteve në Drini, kemi komentua në shkrimin tënd me titull “Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO?”  (Drini.us, 15 Janar 2024 ), por në komentet tona s`ka pasur asnjë fyerje apo ofendim ndaj teje, qoftë nga ana ime apo e Albertit.  

Ja komentet:  

Albert 15 Janar 2024 Në 3:05 pm:  

“Une do e beje nje tjeter pyetje. Po te mos ishte dr. Rugova i cili me zgjuaresine e tij i beri per vehte te gjitha shtetet qe deri me atehere nuk donin te ja dinin per Kosoven, a do te bombardonte NATO?”   

Sinan Kastrati 15 Janar 2024 Në 8:49 pm: 

”Hakif, pse po e shkruan “Akademik Prof Dr Hakif Bajrami”?  

A jeni antarë i rregullt, me korrespondncë apo In memoriam?  

Unë shikova faqen e Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës por nuk e gjeta emrin tënd, Hakif Bajrami as te të gjallët e as te të vdekurit.  

Shikoj edhe ti! … dhe vazhdon”.   

Akademik apo Major Hakif Bajrami, vallë ku e gjete ti që unë të kam ofendua? Unë vetëm të kam thënë, shkurtimish, duke të propozuar që të mos e shkruash fjalën akademit, sepse nuk je akademik, kaq. Dhe prap po të them, se NUK JE AKADEMIK!

Këtë nuk po ta them me të fye, por me të pyet:  

-Pse po e shkruan.thekson titullin “Akademik” , kur nuk je i tillë sipas rregullores e thirrjes së të arriturave akademike? Çka ka këtu ofenduese? Pra une nuk të kam ofendua aspak, por ti po koritesh. Kjo vërtetë është diçka që nuk të shkon aspak, jo ty që pretendon me qenë dikushi në fushëveprimin intelektual, por nuk i shkon askujt! Por, me gjasë karakterit tënd edhe i shkon ta quaj veten ”Akademik”!  

Dhe, doli edhe një bedel apo rrotel që u përpoq me të mbrojt, por në fakt (nëse e ke kuptuar) të ka rrejtë i nënshkruari Xhemshir Haziri, që përpiqet me të mashtru duke ta bërë qejfin, me shkrimin analfabetçe. Ja lexoje:  

”Ju Akad. Prof. Dr. Hakif Bajrami ju pergezoj per shkrimet e vazhdueshme te verteta, te dokumentuara sipas arhiveve te ndryshme. Shkrimet Tuaja respektohen e vleresohen nga intelektualet e vertete. Reagimet e Albertit e Sinan Kastratit qe nuk njihen me asnje fjali te shkruar mos tu shqetesoj…Kush e mohon Luften e lavdishme te UCK-sëm e meritat per clorim, liri e pavaresi ia atribon tjeterkujt nuk eshte i kohes se tanishme aktuale…”.   

Meqë e ke kërkuar Hakif, atëhere po të përgjigjem:  

Të gjithë punëtorët në Institutitin e Historisë ”Ali Hadri” dhe Arkivit të Kosovës e dinë se ti i ke thënë axhës Nezir, Nezir Dili nga katundi Ballaban ”Kur të vjen Ali Hadri, mos e le me shku në zyrë me i marrë sendet e veta personale, libra, shënime, tesha …” 

Nezir Dili ka punua të hyerja kryesore, ku ishte IH dhe AK. dhe kushdo që hynte, te ai duhej lajmërua për informatë. Axha Nezir, të ka thënë: ”O Hakif-oo, nuk ju la kit marre djemve e nipave përjetë…”   

Ato që ti thua tash për axhën Nezir, janë broçkulla. Hakif, e vërteta nuk hin n`thes as në dhe. Ajo e vërtetë del përjashta, por dëmi është i madh, sikur lumi kur vërshonte pas shiut e i merrte bereqetet me vete.  

Hakif, ti je bukur hajgarexhi dhe i zoti për thashetheme “shkencore” dhe përrallisje, bile edhe për luftën e UÇK-së.   

Hashim Thaçi, ish Drejtor politik i UÇK -së , po thot në Hagë se ish Shtabi i UÇK-së ka ekzistua vetëm në letër, e ti që ke bukur shumë qejf me shku si dhelpra pas … dashit paturpësisht jep shpjegime koti!   

Hakif ti si Akademiku i shpifur i shoqatave amerikane, më quan ”ky gurbetxhiu në Mallme, ndoshta provon që çlirimin e Kosovës t`ia atribuoj anekdotave të tij. Ore Sinan miku, Serbia i kupton vetëm Tomahokët, gjuhë tjetër nuk njeh.”.  

Ore dr. Adhamudhi, sikur të mos kisha njohur, shtrenjtë të kisha ble. Ti dhe tomahowkat nuk shkojnë hiq bashkërisht, sepse, u ke shërby shumë gjatë atyne që tash po ua dëshiron tomahowken! Nuk e ke përnjimend, o Akademiku i shoqatave, nga vet fakti se, je veç një vremç, që kur e sheh melin bën cërr-cërr dhe vrap me kap ndoj kokërr meli. Ti me bë vërejtje për mërgimtar, (e thua turqisht: gurbetqar!) nuk shkon hiq, sepse, mërgimtarët vërtet janë shpërnda nëpër botë , por kur është fjala për atdhe, ti nuk mund të jesh as hija e tyre sepse e kanë mbajtë mbi supet e tyre luftën e UÇK-së, dhe jetën e shqiptarëve në Kosovë! Sa për dijen tënde ne mërgimtarët shqiptarë në Suedi, Kosovën e kemi ndihmuar me më shumë se 60 milion korona Suedeze.   

Aga Akademik, sa me ta bë me dije: Sinan Kastrati në Kosovë, pas Demonstratave të 26 Marsit 1981, kur vinte Stafeta e Titos, është burgosur dhe është rrahur deri në alivanosje dhe atë nga: Muharrem Dana, Faik Nura, Lutfi Ajazi etj. në burgun hetues të Prishtinës dhe Ferizajit. 

Më 1982 është mbajtur në të ashtuquajturin izolim. Ka qenë i nguajuar në Kazermat e Komandës në Tuzëll, 45 ditë, i lidhur për krevati, e natën i ka pastruar WC-etë. E kanë marrë në pyetje: Muharem Efendic, Drlic dhe Aca, Aleksandar Vasiljević (gjeneral), ish kryeshef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror Ushtarak të APJ-së.  

Hakif, unë kam qenë i vetëdishëm se Kosova nuk çlirohet me “anekdota”, por e di saktë edhe se Kosova kurrë nuk ish çlirua as me “shkencën” tënde përfundi tezgave të komitetlinjve e as me pushkët e hashim thaçave, azem sylave, dr. ramiz lladrovace, rrustem mustafave, sami lushtakave e sokolbashotave, shumica – gjeneralë, si ti që u bëre major!

Hakif edhe Fehmi Pushkollin, që nuk desha ta përmendi e të flas për të, sepse ai ka vdekur, pasi ti me kape për gjuhe, po i themë dy, tri fjalë.   

Fehmi Pushkolli e ka mbrojtur disertacionin “Sindikatat e Kosovës 1944-1977”, një temë për të cilën edhe një gjimnazist është dashtë të skuqej. 

Hakif , kur është bërë atenatat ndaj Selim Broshës (viti 2000) , ish puntor i SHSSH të Jugosllavisë, në makinë me Selimin ka qenë Fehmi Pushkolli dhe edhe ai është plagosur.   

Selim Brosha, i kishte thirrë disa ish shokë me dalë e me shetitë, por asnjë nuk i pëgjigjet. Kur e thërret Fehmi Pushkollin, Fehmiu del me këpucët e pa mbathur qysh duhet e me pallton e pa veshur mirë. 

Disa puntorë “shkencorë” të Institutit të Historisë , kur duan me shkue për me ia “bâ për hajr varrt”, njëri nga ish puntorët nuk shkon, por iu thotë: 

Ka bâ mirë Fehmiu që nuk e ka lâ shoqin vetë”.  

Me vjen keq që e përmenda Selim Broshen , i cili ka qenë më burrë se ti e Fehmiu. Fundi i fundit ai ka qenë puntor i Sigurimit dhe të gjithë e kemi ditur, ndërsa Fehmi Pushkolli ka bashkëvepruar me te, ndërsa ti ishe vegëz me Fehmiun, apo jo aga “akademik”, me vendim të Akademisë Shqiptaro-Amerikane…”, që është një shoqatë e nuk ka erë akademie.   

-Hakif edhe për Ibrahim Rugovën kishe llomotit duke u munduar me u fut nën sqetullat e Adem Demaçit. Njerëzit nuk e dijnë, por unë ta them se ti më së paku e ke dashur dhe i ke besuar Ademit, por tu ka dashtë me i shpërla mëkatet e tua, sado pak, sepse, ata që të njohin, i shqetëson edhe më shumë, kur ta shohin paftyrësinë tënde që nuk ka kufinj. 

I kishe treguar vet makinacionet që i keni bë ti e Fehmiu me Nebi Gashin e ish gardën e udhëheqjes komuniste të Kosovës, nëpërmjet të cilëve ia ke përdredhur Ali Hadrit , duke ia marr postin dhe pastaj duke bërë punën e pahijshme kundër tij!  

Ti dhe Fehmi Pushkolli keni qenë hafije.  

-A je ti ai që për interesat e Serbisë e gjuaje Kurt Josef Waldheim (21 djetor 1918 i Sankt Andrä-Wördern, Niederösterreich, 14 juni 2007 në Wien) politikanin austriak, diplomat dhe ish Sekrtar i Përgjithëm i OKB-së?  

Haki, ti thua:  ”Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO”. Përrallë e padenjë për një analfabet!   

Hakif , lexo e mëso më mirë nga ata që e kanë autorizuar NATO-n të kryej bombardimet dhe arsyen e këtij aksioni luftarak kundër Serbisë, lexo dhe mëso që ta kuptosh shkencërisht të vërtetën, e kjo është:  

  • NATO-ja e ka bombardua Serbinë për shkak të spastrimit etnik, 
  • NATO-ja e ka bombardua Serbinë për shkak të terrorit e gjenocidit mbi popullsinë e pafajshme civile shqiptare dhe 
  • NATO-ja ka bombardua Serbinë për shkaqe humanitare , e jo pse “UÇK – ja luftonte në tokë.

Hakif, kur Nebih Gashi e pyet Ali Hadrin, se kend do të donte që të zgjidhej, drejtor, prof Aliu Hadri për drejtor të Arkivit të Kosovës dhe Institutit të Historisë të ka propozua ty, per drejtor Arkivi, e Tahir Abdylin për drejtor të Institutit. 

I ngrati Ali, gaboi, jo për T. Abdylin, po për ty. 

Hakif, leri kotsirat se të pakët janë ata që mundet me i mashtru shkenca jote dhe e Fehmi Pushkollit!  

Post scriptum:  

Nuk kam qenë e as nuk jamë kundër luftës çlirimtare, nuk jam as kundër Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit etj., që po gjykohën në Hagë, por nuk jam pajtuar dhe nuk do të pajtohem as tash se e hëngrën Kosovën. Nuk pajtohem as me Qevertitë dhe Parlamentin e Kosovës që po paguajnë miliona euro, me nga 2, 3 e 4 avokatë, rrugën, hotelin për fjetje, ushqim për familjarët e tyre, ndërsa pasuria e ryre është: qindra hektarë tokë, shtëpi e pallate, kulla e kala, banesa e biznese, “hamame e hareme”!  

Lavdi të gjithë të rënëve në luftën e fundit! 

Lavdi Familjës Jashari, Hamzës e Ademit!  

Malmö, 25 janar 2024  

sinankastrati09@hotmail.com 

_____

Vërejtje !

  • Redaksia e Drinit është krejtësisht e paanshme në debatet dhe reagimet e tilla, që mbesin kryesisht çështje e të tjerëve dhe nuk përputhen me asgjë me politikën redaktuese.
  • Redaksia e Drinit parimisht është kundër polemikave me njëri-tjetrin të atyre që shkruajnë për këtë portal.

K O M E N T E

21 KOMENTE

  1. “Qente le te lehin ” . Nga ky debat reagimi i ish nxënësit tuaj me prek me shume . Aspak nuk u qetesova dhe pse ky nxenes , ( tashme meso burre ne moshe ) u terhoq me bishtin ne shale .Prekem per faktin qe ju z. Sinan ne moshe te pensionit tashme ( kaloi viti i pare i pensionimit e kur te mbushesh 80 vjec mund te ankohesh se me erdh pleqnija ) duhet te merrni urime , mesazhe falënderimi nga ish nxënësit. Keni intelektin te kuptoni se i mjeri ish – nxenes u keqpërdor . Njejte dhe komentuesja ne rolin e Avokates . Si nje lexuese e thjeshte e nje mike e juaj ( fat e rastesi qe lindi pikerisht ne kete gazete te nderuar ” DRINI ” “ju përcjell respektin , miqesine time e dashurine e dlire atdhetare ! Faljeni ,ju lutem ish nxënësin,,,,,,me puturet e rene poshtë gjynjeve jo pse kerkoi ndjese FALLCO , te rreme por te tregoni se mbeteni nje mesues i përkryer. Ani pse ne gjoksin tuaj nuk ka dekorata si ‘Akademik ” Doktor , Profesor ,Dekan Veteran me dreq e shejtan . Ah sa shume njerez mburren me keto dekorata , cmime e dhurata por harrojnë se te qenit njeri pozitiv , demokrat , atdhetar eshte virtyt i trashëguar nga familja se pari e mandej nga vitet e jetes qe kemi përshkruar . Jeni i qete se i plotësoni te gjithe kushtet . Ju uroj nje fund jave te qete , te rehatshme ne Suedinë e ftohte !

  2. Rite e nderuar, pershendetje!
    Pas atyre fjaleve qe me paske shkruajt, une nuk kam çka te them.
    Me preke.
    Po eshte e vertete se ish nxenesi me ka ka shkuajt ne adresen time private por nuk iu kam pergjigjur pasi ai, e shkoi larg. Me erdhi keq. E mendova kur ishte nxenes. Edhe une isha i ri. U mundova ta ruaj qetesine edhe pse gjithe diten, dje nuk punova. Ishin fjale te renda.
    Ishin ish nxenesit e mi qe i kishin folur, Zenelit, jo une.
    Mendova: sa te shkrete ka ne Kosoven e varfer qe e shesin edhe shpirtin per nje gote raki, nje birre Korce, nje konjak etj.
    Rite, nga zemra te falenderoj.
    Kur flet ti, eshte sikur kur i degjon zogjet e malit (te Turjakes sime). Por edhe zogjet e malit kur e degjojne muziken (violinen) e Stradivariusit, simfonite e Betovenit, e ndalin kemgen. Jam i sigurte, Rite e dashur se per ty, kengetaret me te mire te malit, do ta ndalonin kengen sepse, fjala jote, zeri yt eshte prekes, do ti therte edhe zemrat e tyre.
    Edhe une: te deshiroj shume te mira e shendet!
    Vikend te gezueshem me më te dashurit e tu!
    Sinani, Suedi

  3. Duke lexuar shkrimet e anonimusave më vije për të vjellë për shpifjet që I bënë Akademikut të nderuar Profesor Dr.Hakif Bajramit,anërar I AAAS-it:

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve Amerikano-Shqiptare ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Drini.us” , për denigrimet politike kundër Akademikut dhe drejtorit të Departamentit për histori në AAAS , New York,Tiranë Prishtinë,Shkup , si pasojë e mos pajtimeve rreth disa çështjeve historikee të shtjelluara nga disa “Anonimusa “ të blogosferës së internetit ,emrat e të cilëve nuk I njof dhe asë që dijë se ksuh janë ata/ato., gjë e cila ka çuar peshë edhe shtypn e serbisë ta sulmojë historjanin Akademik Hakif Bajrami,deri te kërcënimi serb për likuidim fizik.
    AAAS shprehet e befasuar me reagimin e këtyre pseudo-shkenctarëve -analfabetëve apo të quaj servilëve shqiptarë që shkruajnë kundë shqiptarëve në këtë kohë të pa kohë duke I sulmuar historianët e vdekur dhe ata të gjallët , apo klasën politike të UCK-së që janë në Hagë… Krejt kjo “poemikë”pa dorashka , sipas saj, me një lehtësi të madhe ka vënë në dyshim arritjet e Kosovës, duke e çuar debatin udbesk në kollosekin e Sërbisë.

    Askush nuk beson në shkarravinat e anunimusave populistë populistë nga Diaspora ,që vjellin vrerë nga studimet dhe polemikat që I zhvillon Akademik Bajrami etj. Në Kosovë….
    Mbijetesa politike e një Kryeministri , kërcënimi i Prlamentit Evropian dhe I Sërbisë , Gjykatës Speciale, ose konflikti ndërmjet proveniencave të ndryshme politike dhe ideologjike mund të ketë më shumë rëndësi se vetë Kosova, sikundër që askush nuk beson se konfliktet dhe betejat tona politike kanë në prapavijë synime të larta dhe ideale të mëdha”, thuhet në reagim.
    AAAS konsideron se Kosova nuk mund të humbë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të një klase politike të korruptuar.
    “Ne nuk mund të pranojmë që për interesa të Serbisë, të mbijetesës së një klase politike nacionaliste në zgjedhjet që do të mbahen atje, Kosova të përfshihet në krizë dhe të bëjë koncesione deri në humbje të subjektivitetit shtetëror, të rregullimit të brendshëm kushtetues, apo të tërësisë territoriale dhe integritetit; sikundër që nuk mund të pranojmë që një klasë politike, e përfshirë në betejë të paparimtë për pushtet, ta vendos Kosovën në një “zjarr të kryqëzuar” hipotetik ndërmjet miqve tradicionalë dhe njësoj të rëndësishëm, SHBA-së dhe BE- së, duke shpallur së fundi Brukselin “armik të Kosovës”, po atë Bruksel ku kemi ngarendur deri së fundi për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për të bërë marrëveshje poshtëruese për Kosovën dhe ku synojmë një ditë të përfshihemi në integrimet euro-atlantike .
    Por AAAS nuk mund të pranojmë që të denigrohet karakteri i historianit më shpifje udb-eske , paqëndrueshmëria e këtij “koalicionit të analfabetëve të përdoret për t’i dhënë edhe më shumë dilemë qëndrueshmërisë së Akademisë tone dhe shtetit të Kosovës, duke e bërë atë të luhatshëm dhe me një perspektivë të zymtë”, thuhet më tej në reagim.

    AAAS ngre zërin fuqishëm për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së tanishme të mosmarrëveshjeve në mes shkencës dhe analfabetëve dhe gazetarucëve të facebokut që shkruan më nofka .Nëse dikush ka fakte konkrete kundë Hakif Bajramit,urdhëroni dhe kundërshtoni në organet e juridikaturës kosovare duke ndjekur agjendat shtetërore në përputhje me përgjegjësitë për të cilat shqiptarë e Kosovës janë zotuar.
    Njëkohësisht AAAS i bën thirrje Editorit të Drini Us. , të mos botojë shkrime që shtinë pëqarje ndërshqiptare në Kosovë dhe më gjërë, veçmas përkrahësit e fuqishëm të pavarësisë së Kosovës,UCK-së, që të kenë mirëkuptim për mangësitë, mungesat dhe dështimet e klasës sonë politike dhe ta vazhdojnë mbështetjen për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur.
    Aaleminderit në mirëkuptim.

    Flori Bruqi

    Prishtinë 25.01.2024.

    • Drini.us nuk është fare i interesuar që të botoj shkrime polemike të autorëve që shkruajnë për të. Historiani Hakif Bajrami e ka shkruar një shkrim rreth pikëpamjeve të burgosurit të njohur politik, arsimtarit dhe shkrimtarit Sinan Kastrati, kurse Sinani i është përgjigjur.
      Për Drini.us polemika në mes tyre ka përfunduar dhe ata mund të vazhdojnë, si deri tash, që të shkruajnë për këtë portal.
      Përndryshe, Drini.us nuk merret me komentet që bëhen shpesh nga persona që fshihen pas nofkave rreth shkrimeve që botohen.
      Redaksi e Drinit

  4. P.S.

    Mos qani perse (pse) ndodhi, por qeshni se si mbaroi ose perfundoi! (Duke menduar ne repliken ose polemiken er shfaqur ne mes Prof. Dr. Hakif Bajramit dhe shkrimtarit, pedagogut publicistit dhe ish te burgosur politik shqiptar, z.Sinan Kastrati)

    Edhe pse nuk e njoh personalisht se kush eshte dhe cfare profesioni ka (ushtron): Reagimi i Flori Bruqit, me duket i pamatur, i pakualifikur, tendencioz dhe malicioz. Me ngjan ne kompleksin e Edipit, gjegjesisht inferioritetit dhe maliciozitetit. Perse ( pse) kjo?

    Sepse, edhe nese je Zot( Perendi) i tokes, detit dhe qiellit, nuk ke te drejte t´i quash ose kualifikosh ata qe kane mendim ndryshe si rrugac, analfabet, anonimus, apo dicka tjeter.

    Ne te kunderten, nese mendjen, egon, aletregon ose suuperegon tende i ke ngritur (ngjitur) dikund larte ne qiell, kurre mos harro se koken, trupin dhe kembet, akoma i ke ne toke.

    Se kendejmi, edhe ne nje koment tjeter, kam thene (shkruar) se Akademik Hakif Bajrami, eshte institucion mendor, shkencor, kulturor dhe historik ne vete. Ai eshte Instance e larte morale, shkencore, kulturore, akademike dhe patriotike e shqiptareve te Kosoves. Sigurisht. Ndaj, nuk ka nevoje per avokat, ciceron, prokuror ose gjyqtar te ndryshem.

    Profesor Bajrami qe ne krye te heres i ka ngritur, projektuar dhe siguruar podiumin dhe audiencen e larte. Kaq.

    Ndaj mu per kete, mekatet ose gabimet e ndryshme te njerezve ose intelektualeve te autorizuar, superior dhe intelegjent, shpeshhere jane si eklipset e diellit dhe te henes ne kuptimin e asaj se te gjithe i shohin, i ndjejne dhe perjetojne ato.

    Nderkohe qe sipas Nikolla Makiavelit: Njerezit udhehiqen nga disa principe ose parime te ndryshme: Nga frika, respekti, interesi, vlera, pasioni, dashuria, bukuria, mencuria ose intelegjenca etj.

    Keshtu qe sahere qe e shihni ose gjeni (hasni) veten ne anen e kundert te shumices, eshte koha e fundit te mendoni dhe reflektoni.

    Ne instance te fundit, as Hashim Thaci, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj, as ibrahim Rugova, as Albin Kurti, as Hakif Bajrami etj., nuk jane Zotera ose Perendi, por njerez si te tjeret qe ijne uje, hane buke, marrin fryme, shkojne ne toalet per nevoja te nmdryshme fiziologjike, organike etj.

    Ne te kundeten, cinizmi, injoranca, mediokriteti, stpiditeti, nebuloza, skizofrenia, narkolepsi, idiopatia, lobotomika, egopatia, egomania, logopatia, logomonania, skribomania, grafomaia etj…jane si zhuga ose kurveria, te cilat gjithemone gjejne rruge ose shtigje te ndryshme per t´u shfaqur ose manifestuar.

    Sipas Freudit dhe Jungut: Jeta shkencore, intelektuale ose akademike, nuk ka te bej vetem me gjetjen ose zbulimin e vetvetes, por edhe me nohjen, kultivimin, ngritjen, edukumin dhe emancipimin e vetvetes sate (tende) objektive dhe subjektive.

    Ndryshe nga kjo, sipas Konfuqit: Ata qe i sudojne (komandojne)dhe monitorojne epshet, emocionet,xhindosjet, egot ose superegot e tyre, ata jane me te forte dhe me te afte se ata qe e mundin (mposhtin) nje ushtri ose armate te tere.

    Florim Bruqi ne komentet dhe reagimet e tij, sikur ngjan ne njeri te vertmuar dhe te braktisur nga motivi (motivimi) i njohur ingtrinznik, ekstrinznik etj. Per te mos thene ketu ne dicka tjeter.

    U mor vresh se idete, teorite, vizionet e ndryshme ose narracionert, pa vlera, parime, kultivime, norma, parime, postulime dhe ekzekutime te preferuara shekencore, intelektuale, profesionale dhe te tjera, sipas Friedric Nietzsces dhe te tjereve, jane vec (vetem) halucinacione, iluzione dhe utopi.

    Po ceku ne fund se komentuesit e ndryshem ne kete rubrike, si dhe ne rubrikat tjera qe kane shkruar ose komentur pro & contra Akaemik Hakif bajramit, nuk i shoh ne lagjen e anonimuseve, analfabeteve ose rrugaceve te portaleve ose internetit ne shqip!

    Edhe pse (perse) Flori Bruqi ndoshta mund te ke kete syze ose xhyzllyk te Luciferit, apo gte ndonje gjeniu ose gjithologu tjeter….?!

    Pa te keq!

  5. Ndryshimi ose dallimi ne mes asaj qe duam, asaj qe dijme dhe asaj qe mundemi, na duket edhe nje fakt ose argument i mjaftueshem per t´i zgjidhur ose tejkaluar problemet e brendshme shpirterore, emocionale, mentale dhe psikologjike, dhe problemet e jashtme me te tjeret, si armiq imagjinar ose fiktive ne boten ose kosmosin e c´rregulluar mental ose psikologjik te personit ose individit., thone keshtu filozofet dhe sociopsikologet e njohur.

    Nese vetem pak shikon dhe reflekton ne gabimet tua gjuhesore, leksikografuike, semantike, semiotike, sintaksore, morfologjike dhe te tjera, e sidomos ne xhuhen dhe “logjiken”tende te vrazhe, rixhide, violente, infantile dhe psikopatologjike (gjate komenteve tua ketu dhe me heret): Do bindesh edhe vet se duke u nisur nga cemet, gabimet, mekatet dhe defektet tua, i sulmon, perqesh dhe injoron te tjeret.

    Ne te kunderten, vetem grate (femrat) e dhzunuara se bashku me te marrret ose te semuarit mental ose patologjik, sipas psikologeve, e gezojne (meritojne) te drejten e faljes ose abolicionit (abolimit).

    Une, nuk jam “albanolog” ose “akademik” si ti, sigurisht se mund te kem gabime te ndryshme drejtshkrimore dhe te tjera….Edhe kompjutor ka harruar te 2flas dhe shkruaj shqip” ( me kupto!): Ama, me duket se e kam qelluar (deri dikund) semundjen ose diagnozen tende.

    Qenke per neuropsikiatri o Flori Bruqi! Njerezit si ti per mendimin tim, nuk i bejne ndere Hakif Bajramit, dhe aq me pak atyre “Aklademive te shkencave amerikane, franceze, banglladeshiane, birmaneze, siameze” etj….Kerkoju falje atyre qe i ke ofenduar dhe …e mke kryer normen tende. Kaq.

  6. …Entuzia eshte nje fjale ose shprehje e njohur greke, i cila i pasqyron ose prezanton gjendjen, situatat e ndryshme dhe maredheniet e njerit me Zotin (Hyjin) dhe intelektin (intelegjencen) e njohur brenda shpirtit dhe mendimit te tij.

    Nderkaq, Flori Bruqi ne kete rast e perdor ose praktikon intruzine….Mbase, imponimin ose cdiktatatin e padrejt ndaj te tjereve pa vlerat dhe meritat paraprake, duke kaluar ( ne menyre te pavetedijsghme) ne intrazi, skizofreni, fobi, paranoje etj.

    Albert Einsteini thote se : Ata qe nuk bejne asnje gaf ose gabim te vetem gjate tere jetes se tyre,jane ata qe nuk kane pare, lexuar, mesuar dhe kuptuar asgje.

    Me fjale tjera kjo do thote se nuk ka njerez te pagabueshem. I pagabueshem eshte vetem Zoti (Hyji).

    Se kendejmi, Friedrich Nitzscheja ne nje rast shprehet se disa persona (individ) vdesim shume heret, por nuk i varrosin deri vone. Athua perse (pse)? Pyetje per Flori Bruqin etj.

    Ndaj, te gjitha ato qe jane para nesh, jane shume pak ne krahasim me ato qe fshehen (maskohen) brenda nesh dhe pas nesh.

    Ndaj, une jam njderiu me i mencur ose me i zgjuar ne kete bote, sepse une e dij nje gje..dhe ajo eshte ajo qe nuk dij asgje.”, do thoshte dikur Sokrati.

    Florim Bruqi dhe disa “akademik” te tjere kosovar te “shkollave” ose kurseve te nates, apo si “kalores” ose “gardian” te verber dhe fanatik te filan politikanit dhe fistek profesorit ose akademikut kosovar etj.. : Duhet shporrur dhe braktisur idene e kerrcnimit, diktatit, monopolit, ultimatumit, komplotit, shantazhit, lincimit etj….Nuk t´rras kush o Flori Bruqi! Ty, as mua dhe atyre te tjereve.

    Trus e mos i co (dergo) kurre me verejtje, diktate ose ultimatume te ndryshme editorit te revistes “Drini” dhe askujt tjeter! Rri (qendro) para kijeve (kishkave)!

    Nese nuk ke pune me te mencur ne jeten tende, bile mos u be bedel dhe debil i harlisur i dikujt.

    Ka cofe (ngordhe) vakti (koha) e UDB-s dhe Rankovicit kahere o “trim”!

    Besoj se nuk kane me asnje vlere dhe kuptim replikat ose polemikat e ndryshme.

  7. Po te ishit trimi do të dilni më emëe mbiemër e jo të fshiheni më nofka.
    Më shkarravit1%sa dhe mullinjë të Erës nuk debatojë, por faji është në redksinë e Drinit dhe Editorit që lejon publimie të debilëve dhe schizofren♪7ve të internetit.
    Prandaj kërkojë nga Redksia që të mos lejohet të shkruhaj turli i çmenduri në portalin e mirëpritur shqiptar Drini.us.
    Trimat dhe intelektualët nuk shkruajnë më nofka.

    Me respekt pë lexuesit e mirëfiltë shqiptar,pa respekt për Anonimusa .

  8. Po Hajvani qe ishe o Flori Bruqi!

    A po t´mban aborri nxehte, ejjj!

    Kush je ti me i kerkuar (diktuar) redaksise me i publikuar ose jo komentet e te tjereve! Edhe nese jane ne cmendur ose me te krisur si ti….

    Une, shkruaj me nofka se po “tutna” prej teje o Karamsusalle! O Kali i vorreve!

    Kerkoju falje atyre qe i ke ofenduar e jo mua o Hajvan!

    Une t´a fali “kabahatin” (gabimin) o kalavesh….!

    I thua editorit ose redaksise se “Drinit” e te japin emrin, mbiemrin dhe adresen time o “akademik” (akademut)! Se nuk po dua me u futur ne replika ose polemika te pafundme me tyrli maniaku ose psikopati. Debatojme privatisht me mire.

    • Flori Bruqi, personi që jep kritika ndaj mendimeve tuaja, u lajmërua me emër dhe mbiemër të vetin, andaj ti nuk e ke asnjë arsye të komentosh më rreth replikës në mes të Profesorit Hakif Bajrami dhe të burgosurit politik, shkrimtarit dhe mësimdhënësit Sianan Kastrati.
      Redaksie e Drinit nuk ka kohë që të merret me komentet e paarsyeshme të kujtdoqoftë, ku ka edhe fyerje dhe etiketime të pakuptueshme për ne.
      Prej tash e tutje, secili koment që nuk e analizon dhe kritikon temën e atutorit të caktuar, por që e fyen autorin pa të drejtë, do të largohet menjëhere.
      Besoj që po kuptohemi.
      Redaksia e Drinit

  9. …!
    Ani mos dabato ose polemizo me pra! U krye muhabeti.

    Ty me dofare “akademikesh” te tjere si ti, u dell vetja boll.

    Une vetem t´i ceka disa te meta ose skizofreni tuat qe i njohin edhe kalamajt e katundit tend e jo lere me ti bota e njour shkencore, kulturore, intelektuale ose akademike.

    Ti me “shkollen tende intelektuale ose akademike”, si duket e kenui keni ushtzruar zanatin se kush po pshurre ose peshtyen me large. Ham-ham-ham per Thacin ose Hakif Bajramin dhe llam-llam-llam per tjetrin….

    Mua me vjen keq pse (perse) debatova me ty. Po per Bese.

    Sinaqerisht,

    Agron Shabani, Gjermani

  10. Nuk e kam te qarte se kujt ia dresoni kete verejtje? Mua,apo Flori Bruqit….?

    Nese doni hicni krejt komentet e mia, por une vetem reagova ndaj komenteve fyese dhe denigruese te atij fare “akedemik” Brucit ndaj te tjereve ne kete rubrike, e jo ndaj meje personalisht.

    Lexoni dhe analizoni komentet prej fillimit…e pastaj besoj se e keni me te qarte situaten.Kush kend e ka ofenduar ketu….

    Intelektualet akademiket e vertete dhe ekselent, nuk fyejne,nuk nencmojne dhe s´kerrcnojne askend. Mendoj une. Por, sot fjalen kryesore e kane ( me zor, me kerrcnime a ku te dije) une tyrli cobani, analfabeti, spiuni ose matrapazi i mjundshem shqipfoles me tituj “akademiku, historiani, intelektuali, patrioti” etj….Per disa dajaku ose zinxhiret (grilat) e burgut ose klinikave neuropsikiatrike, jane pak. Njefare editori ose “akademiku” si Flori Bruqi (Muhamet Mavraj) i kam shkruar privatisht, duke i thene te kete kujdes se del dikush nje dite e ia qet koken (kryet) te prapanica! Jo une, por zatetet ne ndonje hundlesh e ia qet veten prej hujit. Edhe atij “akademik” Bruqit etj.

    Problemet familjare, bashkeshortore, mentale, trupore (organike, sociopatike, psikologjike dhe te tjera, le t´i mbajne brenda, media nuk eshte arene ose poligon i “glladiatoreve” te ndryshem qe bejne gara se cili po pshurre ose peshtyne me large se tjetri.

    Me rendesi eshte ajo se “akademiku” Bruqi, tashti e dine emrin,mbiemrin dhe adresen e plote. Nuk jam une ai qe shkruaj ose komentoj me nofka, por nuk kam deshire te futem ne replika ose polemika te panevojshme me tyrli “trimi, intelektuali ose patrioti” virtual nga distanca. Ky eshte problemi.

    Ne mediumin tuaj dhe askund tjeter, nuk duhet te kete vend as hapesire per gjithekend….E sidomos per shpifesit, maniupulantet, spekulantet, matrapazet ose maniaket e ndryshem…te cilet me pase takat (fuqi) dhe mundesi, nuklene shqiptar te paster dhe te vertete mbi toke.

    Me i pas plumbat ose municionin e botes, disave nuk u mjaftojne me i vrare te gjithe ata shqiptar qe kane deshire-maniaket ose psikopatet e ndryshem.

    Largesia ose distanca nga tjetri, te bejne “trim”, te “gjitheditur, gjitholog, patriot” etj.

    Njerezit normal dhe racional, ikin prej tyre.

    Hicni nga faqja juaj krejt komentet e mia, nese u pengojne. I keni dy tre shkrime te mia autoriale ne redaksine tual-lidhur me kete problematike….Mirembeteshi!

  11. Prap me vjen keq per replikat ose polemikat e panevojshme me Flori Bruqin, te cilin e kam paramenduar krejt ndryshe. Nejse!

    Me vjen keq prej revistes dhe lexuesve tuaj te nderuar.

    Mos mendoni se jam me “profesion trim” ose “azgan i madh”! Gaboheni rende.

    E dua shume jeten, edhe atehere kur jeta dhe fati nuk me duan mua.

    Gjithe te mirat.

  12. P.S. Flori Bruqi,

    Me duket se te ngela borxh edhe per nje sqarim te vogel: Ne kete rubrike une ( Agron Shabani)-ndaj teje kam reaguar ose komentuar me dy nofka te ndryshme si “Lexuesi” dhe “Miku i Artit”…Ndaj, ti aty ku mendon ose vlereson se ka ceshtje ose aspekte kontestuese ne kontekst te komenteve ose reagimeve te mia: Lirisht pergjigju ose hakmirru kunder meje me te njejten mase, ne ate menyre qe te shlirohesh nga gazerat ose acidet e ndryshme helmuese kunder meje. Dhe, une te garantoj se nuk do iu gjegjem komenteve ose reagimeve tua.

    Kjo jo nga frika e paralajmerimeve ose kerrcnimeve tua per padi te ndryshme kunder meje, ose kundder nesh, por nga keqardhja ime e thelle per gjuhen e perdorur kunder teje, apo dikujt tjeter ketu. Ne te kunderten, une jam i gatshem t´i barti pasojat dhe pergjithesite. Urdhero:

    Nderkaq, persa iu perket kualifikimeve tua ndaj meje si “1OO imbicil me IQ”, “njefare Agron Shabani” etj…kjo le te ngelet ne etiken dhe ndergjegjen tende intelektuale, pedagogjike ose akademike. Une njoh veten time se kush jam dhe sa ia vleje. Besoj se me njohin dhe vleresojne bukur shume edhe bota e vertete shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike.

    Per fund, privatesia,konfidenca ose diskrecioni se byashku me pronen intelektuale dhe profesionale, me duket se jane te garantuara me ligj. Ndaj, nuk e kam te qarte se nga po i merrni keto lajme ose informacione se une komentoj me nofka te ndryshme?!

    Burri i dheut, komentoj me nofka vetem me iu ikur idiopative, skizofrenive, fobive, paranojave ose psikopatologjive te ndryshme objektive dhe subjektive te personave ose individeve te ndryshem stupid, nebuloz, mediokrit, cinik ose injorant qe i kane mesuar gjysmen e shkronjave te Alfabetit shqip ne faceboook ose internet, vec per t´i share, perqeshur ose injoruar te tjeret.

    Pra, shaj e mos nem!

    Sinqerisht,
    Agron Shabani

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu