ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Letër Sinan Kastratit

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Nuk shkruaj për të krijuar vëmendje për veti. Ata që më kundërshtojnë, do të më obligojnë gjithëmonë që shkrimet t` i deokuemtojë. Së këndejmi përgjegje në insuniatat e Sinan Kastratit, në lidhje me shkrimin tim me titull: “Po mos të ishte UÇK, a do të bombardonte NATO”, po i rendsi përgjegjet pa asnjë paragjykim se do ta lëndojë ndokend. Ndaj shkrimit tim Sinani injoron çdo gjë, sepse hallin e ka pse nuk po e shti në “hise LDK-ën si kreatore të historisë Kosovës”(!). Këtu është poenta për Sinanin, pikërisht nga këndveshtrimi që ky gurbetxhiu në Mallme, ndoshta provon që çlirimin e Kosovës t` ia atribuoj anekdotave të tij. Ore Sinan miku, Serbia i kupton vetëm Tomahokët, gjuhë tjetër nuk njeh. Dhe mendjen e madhe këtij populli i ka bërë po kjo Evropë, që po sillet me dy standarde politike edhe sot. Por, siç tregon vet Sinani terthorazi, detyrën për të më përgojuar se nuk jam akademik i Kosovës, (dhe nuk jam-HB) e ka marrë, nga dikush tjetër. Madje, edhe provon të më çortojë, po edhe të më fyej. Sinanin nuk e njoh, pra nuk kam të drejtë as ta çortojë e as ta fyej, vetëm pse letra duron, çka jo. Prandaj, po iu përgjigjëm “akuzave” nga nga një, pa asnjë tendencë që ta fyej apo çortojë.

1.Jam antar i Akademisë Shqiptaro Amerikane me vendimin. Nuk kam të drejtë ta shënojë numrin e prtokollit. Në anën tjetër, jam shumë i lumtur që nuk jam antar i Akademisë Kosovës, sespe nuk jam mësuar me ba sefa kurrë; 2. Pse pas Akademik Ali Hadrit figuron emri i Dr Fehmi Pushkollit dhe Dr Hakif Bajramit, si themelues të Institutit Historisë, është fakt se më 1979 nuk ka pasë doktora të tjerë. Gjej ata që nuk janë Sinan, po atë punë e ka pasë kryer Kuvendi i Kosovës, me aklamacion. Madje Dr Fehmi Pushkolli, e këtë fakt e di fare mirë se u ka nënshkruar grada të gjithë atyre, që sot e urrejnë. Ne shokët e tij e kemi çortuar disa herë: pse po shoqërohesh me S.B. kur ai është një “mizevir”!. Na është përgjegjë shkurt: “E kam shok nga shkolla Normale. Dhe këtu mbaron çdo dikskutim”. Fehmia është marrë me shkrime historike, ngjajshëm me ato të Ali Hadrit. Pra, nja 10 vite kanë qenë shembull i shoqërimit Hadri-Pushkolli për të gjithë neve. E Fehmi Pushkolli, deshi dikush ose jo, ishte historiani i parë që ka diplomauar në histori, magjisri dhe doktori i parë në histori. Këto fakte nuk mundet askush t` i injorojë. Sa më takon mua, i nderuari Sinan, asgjë nuk mundesh për me më amputuar. Jam pranuar në Entin e Historisë me gradë magjistër më 1975, si bashkpunëtor shkencor. E vërteta, pranimi ka qenë me prapavi, që mos të pranohëm në Katedër të historisë. Në Entin e Historisë e kam përgatitë pastaj doktornaturën në 1100 faqe. Doktoranturën e kam mbrojtur më 15 janar 1979. Në sallë e kemi pasë informatën se ka “udbash” të zanatit, dhe për çdo evntualitet e kemi siguruar sallën. Ishte temë shumë e ndieshme për kohën sepse flitej për pozitën koloniale të shqiptarëve. Libri është botuar nga Instituti i Historisë, por nga 70% të kontigjentit është diegur, së bashku me librin e Dr Liman Rushitit, Lëvizja nacionalçlirimtare kaçake… E vërteta, ende pa u botuar Akademia e Tiranës ka botuar recensione për dy librat tona. Madje, mirret vendim që këto libra të përkthehen dhe t` i disytribuojnë amabsadat e Shqipërisë, kudo nepër botë. E ky realitet na ka bërë të jemi edhe më tepër të përkushtuar në hulumtime arjivore.

Deri me tash i kam botuar 53 libra. I kam botuar nja 5254 shkrime nepër revista dhe gazeta. Shkrimet e mia janë botuar, sidomos për gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve, për shpërnguljen e shqiptarëve me 37 programe serbiane, në 9 gjuhë botërore; Programet për shfarosjen e shqiptarëve citohën në tërë Evropën; shpërngulja e shqiptarëve është puna ime shumë vjeçare, e botuar nga “Faik Konica” në dy vllime, e tj;. 3. Pse e kam gradën Major rezervë i TMK-ës dhe pse kam mbajtë

ligjerata në Akademinë “Hamzë Jashari” në Prishtinë? Pyeti gjeneralët e UÇK që ma kanë besuar atë detyrë. Sigurisht se e kam merituar si Këshilltar i Adem Demaçit po edhe me shkrime, madje edhe me: PROGRAMI KOMBËTAR POLITIK I SHQIPTARËVE, Prishtinë 1993, pas LIBRIT BARDH, në 5 gjuhë; 4. Pse sipas recepcionistit e paskam “larguar” Ali Hadrin nga ndërtesa e Institutit?. Shkurtë e shqip: Kurrë për jetë, me asnjë çmim nuk do ta largoja Akademik Prof DR Ali Hadrin nga ndërtesa. As që kemi qenë në të njejtën organizatë pune me TE. A jeni normal more Sinan, si shkrimtar, po pse po më rëndon, ka zot, o Sinan Kastrati?. E pse u besoni ende hafijeve të UDB-ës dhe një bande të lidhur me Beogrdain, këtë e ka zbuluar vet.Pikërisht në Arkiv të Kosovës dhe jashtë tij po e pranoj publikisht se kam shkuar në Arkiv drejtor, me urdhër të Akademik Ali Hadrit dhe Nebih Gashit me: “ua thyer brinjët, një nga një bashkpuntorëve të UDB-s. Ai (jo recepcionisti) por ai, që TI e quan “malsor të devotshëm nga Topalla” e kishte pasë detyrë me na përciellë, dhe, me që ia bëra copë e grim atë zejtari të hafijellëkut tij, ai mbeti si gjeli në pleh. E se në Arkivë ka pasë bashkëpunëtor të UDB-ës lexore njëfar Nafil Çegranin, si udbash që ishte atobotë. Por ky suflleri në Arkivë, pas dhjetorit 1980 vetëm sillej nepër ndërtesë; askush nuk e përshëndeste, as atë e as padronin e tij Ismet Dermakun. Ky ka qenë denimi më i plotë për ta. Nuk i kam larguar nga puna, edhe pse e kanë merituar. Madje, jo vetëm kjo dyshe, ka provuar që Komisionit Federativ për inspekcion, t` ia paraqes “faktin” se në fasunga të rrymës janë plasuar në Arkivë 5 dinarëshe me viedhë rrymë”!???. Po ku di unë çka është rryma, o Sinan. Madje ai zejtari zagar nga Topalla, ua ka shkruar nxënsve në ushtrimore (klasë) Kosova Republikë, dhe e ka alarmuar kolektivin. Me qetësi i kam liruar nxësit duke iu thënë: Asgjë e keqe juve nuk ju ndodhë. Jeni të lirë, shkoni në shtëpia trima dhe trimëresha (ata nxënës janë gjallë). Edhe ky skenar iu ka dështuar, sepse ua kam vënë letrën në tavolinë, duke i urdhëruar para drejtuesve të Arkivit ( pastruasin Vllada, të devotëshmin tëndë nga Topalla dhe Bellanin-pastrues në Institut, që të shkruajn vet: pse kanë bërë një shkrim të tillë. E kanë pranuar. Prap nuk i kemi denuar. Pas përjashtimit tonë nga puna më 1990, kanë mbetë në punë, njeri prej tyre pasi që është pensionuar, ka hy në Partinë e Mira Markoviqit!!!. E ata, le të dihet e kishin rrogën nga 2 marka 1990-1999. Ne iridentistat e kishim rrogën nga 20 marka. Rrënoftë Gjermania dhe Zvicra! Lidhur me këtë “histori”, e kam botuar librin serbisht: “Zavere i zloçini UDB Jugosllavije prema Albancima 1945-1999. Aty i ke emrat e kriminelëve, po edhe inicialet e haifijeve nga tërë Kosova. Dokumnetet nuk janë nga Arkivi i Kosovës. Madje monografitë: Konventa Jugosllavo-turke 1938 dhe Marrëveshja Xhentelmene 1953, zbulojnë luftën time me bandat serbe, gjithnjë duke e mbrojtur Shkollën e Ali Hadrit, i cili si e dijmë ne studentët e tij është hetuar për 10 vjet 1972-1982 nga Komisioni shtetëror i përbërë nga: Mihajllo Zvicer, Bora Zivgareviq, Pajazit Nushi, Mysherfe Mustafa dhe Drita Dobroshi. Po i zbuloj emrat, sepse i ka botuar Tempo në librat e tij. E pikërisht atë Tempon e kam pas objekt kritike si rrencë dhe agjentë i ish UDB-ës Rankoviqit. Këtë ia kam thënë duke e mbrojtur luftën Nacionalçlirimtare shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Tempo më është përgjegjë se: “Ali Hadri dhe Hakif Bjrami po e thonë të vërtetën për LNÇ-ën, por ky konkludim politikisht nuk i konvenon Jugosllavisë”. Unë, në Beograd më 15 maj 1985: Obobo, ja shovinizmi në vepër, po çka ka lidhje shkenca me politikën e juej staliniste”. Lehtë është sot Sinan Kastrati me u ba patriot, por atëherë të vënin nër hetime, dhe dihet se duhej jetuar si lepuri në therrë. Po, unë kam qenë për botimin e “Naçertanisë” nën hetime te prokurori Njazi Burgideva, 9 muej. Po profa 10 vjetë, është mbajtë në “maje të thikës”. E këto fakte i ka dijtë Adem Demaçi dhe na ka marrë për këshilltar. Edhe një detal po e tregoi: Është lansuar parulla qysh më 1978 se: Ali Hadri po i shkollon, Fazli Syla po i finanson, ndërsa Nazmi Rrahmani po ua boton librat nacionalistëve shqiptar”!.

E konkret, po të isha kundër Akademik Ali Hadrit, nuk do t` ia lejoja ZYRËN time. E kam ftuar Profën, pasi që e ka zgjedhur Dr Tahir Abdylin drejtor (pra me propozim të Profës), cilën zyre po e doni Profesor. Më ka thënë, ‘e dua një zyre vetëm”. I kam thënë në zyrën që e kisha në Institut: a të pelqen ish zyrja ime. Është përgjegjur-PO. Ja qelast. I kam ftuar sekretarin dhe rojet dhe u kam thënë: Profa kur t` i teket ka të drejtë me hy e me dal në Institut (sepse Instituti ishtenë ndertesën e Arkivit, ku janë edhe sot). Ajo zyre ka qenë e tij, deri sa qarqet politike, dihet kush e kanë kritikuar edhe mëtej, por nuk kemi pasë vrejtëje me shkrim pse Profa ka zyre në Arkivë kurrë, përkatësisht në Institut, që e ka themeluar, dhe sot Instituti, me të drejtë e mban emrin “ Akademik Prof Dr ALI HADRI”.

Po çka shkruhet në “Knizhevne novine” (organ i shkrimtarëve të Serbisë) më 1 shkurt 1989: Shkruan se Fehimi Pushkolli, Hakif Bajrami dhe Tahir Abdyli janë iridentista dhe shumë më të poshtër se Ali Hadri, sepse janë nxënës të tij”. E në anën tjetër asnjë germë nga Enciklopedia e Jugosllavisë (Zagreb) nuk i është munguar shkrimit të Ali Hadrit deri sa është shuar ai publikim së botuari në seri, sipas germave. Përkundrazi e kemi “kallë” polmikën me Svetozar Vukmanoviq -Tempon, Spasoje Gjakoviqin e kompaninë më 15 maj 1985 në Beograd, sa që e kemi bërë që Tempo tri herë ta lëshojë mbledhjen: së pari në Beograd më 1985, së dyti në Prishtinë më 1988, së treti në Novi Sad më 1989, gjithëmonë duke e mbrojtur çdo shkrim të Profesor Ali Hadrit. E ku ishin të tjerët, dihet se flenin dhe merrnin rroga kot. Tek e fundit, pse e idealizonim Akademik Prof Dr Ali Hadrin (gjysëmpublikisht), sepse është i vetmi që në fazën e diferencimeve është përjashtuar nga LKJ dhe nga puna. Ndërsa unë kam pasë dhe kam obligime ndaj TIJ sepse te Profa kam diplomuar, magjistruar dhe doktoruar. Madje me firmën e tij kam marrë grda të docentit (bashkëpuntor shkencor) dhe profit inordinar (bashkpunëtor i lartë shknecor).

Sinan Kastrati nga Mallme provon të më kompromitojë para kombit tim, për të cilin kam luftuar dhe do të luftoj tërë jetën, duke e xhveshë politikën nazifashiste serbiane. Ndërsa, pse po e xhveshi LDK nga një “famë” që po provohet t` i atribuohet për pengesën që ia ka bërë Luftës së UÇK-ës, nuk mundet të më pengojë askush. Madje fama e çlirimit Kosovës po i mveshet një njeriu i cili e ka SABOTUAR luftën çlirimtare, e të cilën histori me të drejtë e njoh shumë mirë . Madje, jam ai që kam porvuar me disa profesorë ta tërhjek LDK në frontet e luftës. I kemi shkuar Ibrahim Rugovës te shpia: Esat Stavileci, Kajtaz Rreca, Mehmet Halimi, Hakif Bajrami,Tefik Geci (fundi i vitit 1998) , me autorizim të Adem Demaçit: “Që Ibrahim Rugova ta marr detyrën e hyrjës dhe komandimit të UÇK-ës”. As që na ka pranuar në shtëpi. Madje te dera e shtëpisë i shkuan 2 shokë të zyrës (Kajtazi dhe Mehmeti- është gjallë dhe mund të flasi). As ata nuk i pranoi. Por me këtë shkrim modest, e konsideroi se “gjykimin” i Sinan Kastratit ndaj meje është i mbyllur, sepse nuk po të obligojë e as të ngarkojë me asgjë, sepse nuk i ke infirmatat arkivore.

Prishtinë, më 23 janar 2024

K O M E N T E

10 KOMENTE

  1. i NDERUAR pR.dR. hAKIF bAJRAMI, ZOTERIA QE MUNDOHET ME U FYEJT jUVE, ME SA KUPTOHET, DUHET TE JETE IDHULLTAR I IBRAHIM RUGOVES, DHE SI I TILLE, NUKE NJEH HISTORINE E KOSOVES ASPAK.
    KY ZOTERIA SINAN DUHET TA DIJE SE PREJ VITIT 1830, KUR FILLUAN KRYENGRITJET KUNDER “REFORMAVE TE TANZIMATIT” NGA PERANDORIA OSMANE, DHE DERI NE VITIN 1999, KUR PERFUNDOI LUIFTA CLIRIMTARE E KOSOVES [ LUFTA E UCK], POPULLSIA SHQIPTARE E KOSOVES (DARDANISE) KA ZHVILLUAR 37 KRYENGRITJE POPULLORE. NE TE GJITHA ATO KRYEMGRITJE KANE MARRE PJESE 9 – 15% E POPULLSISE SE KOSOVES, DHE KRYENRITJA ME PJESMARRJE ME TE VOGEL DERI PA FILLUAR LUFTA E UCK, KA QENE AJO E DERVISH CARES, KU MORRI PJESE VETEM 6.2% E POPULLSISE, NDERSA NE KRYENGRITJEN ME EMERTIM LUFTA E UCK, MORI PJESE VETEM 2% [DY PERQIND] E POPULLSISE DHE KJO SI RRJEDHOJE E POLITIKES DHE PROPAGANDES E LDK ME 800 MIJE ANETARE. MATEMATIKA ESHTE SHKENCE EKZAKTE DHE Z.SINAN BESOJ SE DUHET T’I THERRASI MENDJES.

  2. Z. Goxhaj!
    Do te replikoj shume shkurt me Ju, jo per t’i dalë ne ndihmë z. Kastrati sepse jam i sigurte qe ai shume mire di te mbrohet vet, por sepse komenti Juaj, te Ju them te drejten mu duk shume i nxituar dhe i pamatur. Eshte e drejte e Juaja qe te jeni ne anen e prof. Bajramit, por nuk eshte e drejte qe te gjithe ata qe qenkan perkrahes te dr. Rugoves t’i etiketoni si mosnjohes te historisë. Ne baze te kesaj qe Ju thoni i bie qe pjesa dermuese e shqiptareve te Kosoves nuk paskan as dijen me te vogel per historinë. Nga ana e Juaj shume me mire dhe me korrekte do te ishte nese do te interesoheshit se a thua z. Kastrati e tha te verteten per z. Bajrami apo jo.
    E sa per dr. Rugoven, z. Goxhaj, “ai vdiq i adhuruar nga shumica absolute e popullit te tij dhe i nderuar nga institucionet me te larta europiane dhe boterore.” (P. Shtufi)
    Nuk po mundem pa e cituar edhe ambasadorin kroat ne Finlande dhe ne Estoni, z. Josip Buljeviq i cili keto dite, me rastin e pervjetorit te vdekjes se dr. Rugoves tha: ” I. Rugova ishte pikerisht ai lloj lideri qe i duhej popullit te tij ne ate kohë. Nje vizionar karizmatik, nje pacifist, por i palekundur ne parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale, qe i mungon Kosoves dhe Evropes.”
    Simpatia ndaj dr. Rugoves nuk do te thot qe ne nuk kemi simpati edhe ndaj luftes se drejte te popullit tone. Ishte nje lufte e madhe qe gjithmone do te mbetet ne mendjen dhe zemren tone. Gjithashtu ne u jemi mirenjohes edhe te gjithe atyre luftetareve jashtë Kosoves (perfshire edhe Ju) qe u bashkuan me UCK-ne dhe luftuan per nje kauzë te drejte.
    Ju pershendes.

  3. Sinan kastratin e njoh shum mir, ai te gjith kohen ka punu kunder luftes çlirimtare, edhe sot punon dhe tubon deshmi per prokorin e Hages, nje dreq e din se nga kush paguhet dhe per ken punon, por dyshimet e mia jan se ai njeri punon per UDB’en serbe se edhe mbas vitev 83 ishte i rekrotumi tyre!

    • Redaksia e Drinit pas dërgimit të këtij komenti të Zenel Rudit me nofkën “Gjakova”, priti deri tash që ta njoftonte Sinan Kastratin me përmbajtjen e komentit. Pas leximit me vëmendje të komentit, Sinan Kastrati u pajtua që komenti të botohej por kërkohet nga autori Zenel Rudi që të sjell fakte e argumente se nga i ka të dhënat që Sinani “gjith kohen ka punu kunder luftes çlirimtare”, se të sjell fakte të tjera, ndër të tjera edhe atë se , sipas tij, “dyshimet e mia jan se ai njeri punon per UDB’en serbe se edhe mbas vitev 83 ishte i rekrotumi tyre!”.
      Zenel duhet t’i sjellësh faktet për akuzat e tilla, në të kundërtën mund të përgjigjegj për shpifje ndaj autorit Sinan Kastrati.

    • Sianan Kastrati është një patriot i vërtetë e gjithashtu një guximtar, i cili nuk heziton ta thotë të vërtetën. Shkrimet e tij janë gjithmonë të bazuara në fakte. Ai kurrë nuk pushon së vepruari për çështjen kombëtare shqiptare.
      Kemi nevojë për njerëzt të tillë të sinqertë e patriot si Sinan Kastrati.

  4. Kur lexoj fraza të tilla:..nuk po e shti në “hise LDK-ën si kreatore të historisë së Kosovës”(!) kujtoj ku është katandisur Kosova …. çfarë historianësh ka … Mjerë Kosova mjerë!…

  5. Zotni Prof. Hakif Bajrami, nuk keni pasur nevojë me u vet-lavdëruar,se sa libra, shkrime keni botuar, përkthimin e tyre në gjuhë të huaja… Këto i dimë dhe respekt, as kush nuk e mohon…Sikur të kishit qenë aq patriot siç po reklamoni veten, sot nuk do ishit gjallë fare, ose spaku do kishit vuajtur burgjeve të Serbosllavisë pushtuese, siç ka vuajtur Sinan Kastrati, e shumë të tjerë. Sinani edhe sot po ballafaqohet me shëndetin e lig nga torturat më çnjerëzore , fizike dhe psikike që ka përjetuar nga Udbashët për shumë vite…
    Sa i përket Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit dr.I.Rugova. Jo ti,por as kush vizionin e Tij nuk e kishte. Kush ishe ti dhe,kënd ke
    përfaqësuar ti, ti shkoje te shtëpia Presidentit dr.I.Rugova, me mësuar se si duhet vepruar Ai?! Rugova takohej dhe këshillohej me ilitën intelektuale, politike të diplomacisë së Kosovës dhe, burrë shtetasit e vendeve më të fuqishme si Amerika dhe ato demokratike perëndimore Evropiane.
    Këmishat janë prerë në Beograd dhe janë qepur në Tiranë! Ishi këshilltarë të veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë, ti, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi e disa të tjerë. Nëse vërtet jeni veteran lufte? Ku ka veteran pa e kapur pushkën me dorë asnjëherë?!
    Pse Adem Demaçi, kritikonte komunistët jugosllavë, kur ju të tre ishi komunist titoist…?! Sa e ke rrogën si veteran lufte, nese vërtetë je veteran?
    Si ka mundësi me u përzënë qytetarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre me dhunë, nga bandat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Serbisë pushtuese, e ju këshilltarët e Adem Demaçit zëdhënës i UÇK-së,
    s’bashku të qëndroni në Prishtinën e zbrazur ?! Mjerisht, Beogradi na kishte të gjithëve si në shuplakë të dorës. Nuk mund thoni se Beogradi nuk e dinte ku jeni dhe kush jeni…
    Ti shkruaj për historinë, e mos u merr me politikë, e dini sa vota ka marrë në nivel të Republikës së Kosovës, Rexhep Qosja me partiçkën e tij , më pak se Haxhi Merxha i Prizerenit..!
    Dhe, për fund,mos u mat me presidentin dr.I.Rugova, i vogël je karshi tij… E dini se mbi 1 milionë shqiptarë muarën pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit dr.I.Rugova, si dhe dhunë burrështetas e përfaqësueses të mbi 40 vendeve botërore…
    Pleqëri të rehatshme, dashtë Zoti vdes me faqe të bardhë…
    Lavdi dhe nderim të përjetshëm të gjithë të rënëve për çlirimin e popullit dhe trojeve tona të Shqipnisë Etnike, të të gjitha periudhave!

  6. Zotni Dilaver Goxhaj, veç patriotizëm mos na shit: Me pas kenë ti ndonjë personalitet i madh e i besueshëm, kishe hyrë në luftë në Kosovë me nja 50 oficerët dhe nja 5 mijë vullnetarë luftëtarë gjatë luftës 1998-1999…
    Veç mos thuaj se shteti nuk ju ka lejuar.
    Ata-ato,cilët kanë pasur dëshirë dhe guximin nuk kanë pyetur, por kanë hyrë në Kosovë dhe kanë luftuar.
    Sikur të ju kishte dhënë para LDK si LPK, do e kishit ngritur në qiell Presidentin dr.I.Rugova…! E dini se gjeneral Kudusi Lama ,kishte një shtëpi kolibë-pleme , sot ka një shtëpi 20 metra të gjatë. Ku i muar parat?,- dihet mirë.
    Unë jetoj në Gjermani nga 21 janar 1969, pra plotë 55 vite dhe, gruaja ime 45 vite,tani të dy pensionist të Gjermanisë. Një shtëpi kemi ndërtuar në Gjilan të Kosovës, 10 metra me 10,në vitin 1979.kam një veturë nja 7 mijë euro vlerë. Gjithçka tjetër e kemi dhënë për popullin dhe vendin tonë, borxh ja kemi, por kurrë gjë nuk i kemi marrë. Profiterët e luftës, plaçkitjeve të pasurive tona kombëtare, aq më pakë, urdhërdhënësit dhe dhe vrasësit e vrasjeve politike plotësisht të pafajshëm,nuk mund quhen patriot…!
    Ruju mos u korit në pleqëri.
    Sa më shumë herë ta veshë veten në kandar më i lehtë do vish…

  7. Akademiku dhe profesori i shquar shqiptar nga Kosova, z.Hakif Bajrami, per mendimin tim eshte institucion ne vete dhe instance e larte morale, intelektuale dhe patriotike e shqiptareve. Per prof. dr. Hakif Bajramin kam shkruar dikur nje vedshtrim autorial ne gazeten shqiptare te Kosoves, “Kosova Sot” me titull “Amor dei Intellectuallis”, ne mos gabohem.

    Edhe pse (perse) nuk pajtohem me Profesor Bajramin ne disa ceshtje ( si per shembull lidhur me himnizimin ose glorifikim e teperuar te Fadil Hoxhes etj., te cilet z. BAJRAMI; besoj i ben ose glorifikon nga shpirti i pastert shkencor ose akademik, e jo per qellime ose lajtmotive te ndryshme meskine, karietiste, profiteriste etj.)

    Akademik Hakif Bajrami, ne mos gabohem vjen nga treva e Llapit, ku ka shume intelektual dhe patriot te shkelqyer dhe emblematik.

    Se kendejmi, llapjanet ose te duan dhe pranojne per mik, ose nuk te pranojne fare. Nuk jane dallavergji, hilecar, zilicar ose xheloz, por jane shqiptar te paster dhe te vertete.

    Per Dr. ibrahim Rugoven….Dr. Rugova per mendimin tim ishte intelektual i kalibrit boteror, i cili e arriti dhe siguroi podiumin ose audencen e larte ne qarqet ose metropolat e vendosjes nderkombtare, ne saje te narrativit dhe testamedntit te tij shkencor, intelektual ose akademik, qe perkonte me periudhat e ndritura te Humanizmit dhe Renesanses. Bile, ndoshta qellimi ose ideali kryesor i Dr. Rugoves, ishte pajtimi i luftes clirimtare dhe heroike te UCK-s me religjionin, shkencen, edukaten dhe kulturen e larte perendimore ose oksidentale. Lexuesit te nderuar, i kujtohet ndoshta nje thenie lapidare dhe emblematike e Dr. Rugoves kur thote se : “Shkrimtaret dhe ushtaret jane gjithemone prane tokes”.

    Sinan Kastratin nuk e njoh personalisht, por ne baze te reflektimeve, anamnezave ose leximeve te kohepaskohshme ne shkrimet ose postimet e tij: z.Kastrati ngjane ne nje intelektual te formuar me bote dhe vizion. Nuk eshte epigon, poltron, servil, konformist, oportunist etj. Ka gjakun, dellin (damarin) dhe stilin e vet krijues dhe patriotik.

    Per fund:

    Prej perroit ose macalit te ndotur, apo te ujit te turbullt, kurre nuk mund te shihet humnera e siperfaqes ne breg.Ndaj, te gjithe bashke duhet te hedhim ose largojme nga vetvetja “makinen” e cinizmit, injorances dhe fatalitetit. Gjithesecili (kusg me shume kush me pak) i ka vlerat dhe meritat e veta. Edhe editori dhe kryeredaktori i ketij mediumi, z. Kabashi me vellaun e tij te nderuar, profesor Sali Kabashin, te cilin e mbaj mend dikur si editor dhe arkitekt te ” Alternatives” dhe “Republikes” ne Lubjane se bashku me z. Marmullaku, nese nuk me tradheon kujtesa.

    Sipas filozofit te lashte grek, Eptiketit: ” E verteta triumfon ne vetvete, ndersa rrena ose genjeshtra gjithemone ka nevoje per bashkepunetor ose deshmitar.

    Lufta e lavdishme e UCK-s, ishte edhe lufte e drejt ( Bellum Iustum), edhe lufte e shenjt (Bellum Sacrum) e shqiptareve. Kaq. Shendet!

    • I kerkoj falje sinan kastratit, se mbas bisedes me Brahim Bajren e kuptova qe ekam ngatrru autorin me nje sinan tjeter, edhe nje her i kerkoj falje sinan kastratit per ngatrrim me dikun tjeter!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu