ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Ne mashtrohemi nga iluzionet tona, vetëm në kohën e Sali Berishes dhe Pjetër Arbnorit ishin shenja që jemi një komb!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb 

Nuk na mashtrojnë asnjë herë të tjerët , por na mashtrojnë iluzione tona intime që kemi pasë për ata të tjerët. Kosovën e bastardhoi nga Shqipënia Enver Hoxha. Dhe ajo shpërlarje e Enverit, shpërlarje e trunit të shqipetarëve të Shqipnisë ndaj Kosoves, ka zgjatë gjatë, me dekada, e me gjenerata. Një kohë të shkurtë, në kohë të Berishes dhe Pjetër Arbnorit, ishin shenjat që jemi një.

Por… me zor e hiqen atë tendencë Fatos Nano dhe tash pasardhësi i Nanos dhe i Enverit, Edi Rama.

Pse te vajtojmë që s’na dojnë?

Dhe i kultivojnë gjenerata që mos me na dashtë e as mos me na konsideru si vllazën dhe motra? Nuk o ajo çështje e jona, e që na me zor të i imponohemi Shqipërisë. Por, as Shqipëria ne, që i mëson qytetarët e saj se nuk duhet të na konsiderojnë as si kushëri, nuk ka mandat mo na diktu çka ne në Kosovë duhet me bo, dhe se na duhet te jemi “Ballkan i hapur” dhe te vllazërohemi përsëri me serb.

No Pasaran!

A e zgjedhën përsëri Edi Ramen, bashkëmenduesin e Fatos Nanos, pasardhësin mental të Enver Hoxhës, i cili në kohë kyçe dhe apokaliptike për Kosovën i tha Slobodan Miloševićit: “Kosova është çështje e mbrendshme e jotja”.

Po, okej!

A e zgjedhen përsëri qytetarët e Shqipërise Edi Ramën?

Pak ka rëndesi a i bleu apo nuk i bleu ai votat. Nëse edhe i bleu votat, pra qytetaret e Shqipenisë iu shiten Ramë, pra për pare edhe votat. Okeej. Punë e tyre. A bon na mos me qajt e mos me vajtu se na la Shqipnia? A jemi shtet në vete? Jemi. A bon pak dinjitet na dhe mos me qajt e as mos me vajtu e mos me humb kohë në qajtje e as vajtim patetik? Nuk domethënë kjo qe jemi idhnu me ta. Por as me marrë doemos atë çka ata duan me na diktu apo imponu. Nuk ka Ballkan te hapur. Jo, me Kosovën. Le te lidhen me dashni Serbia dhe Shqipnia nëprmes Malit te Zi, n’mujshin. Apo nëpërmes të Maqedonisë, n’mujshin.

Mos të pranojmë të jemi urë nëpër të cilën do të shkelin as serbët kah Shipnia e as Shqipnia e Ramës, kah Beogradi.

A i mori paret, që nuk mund të imagjinoni sa pare morën, a e mori Shqipnia tu i shitë, kontrabandu, armët nëpër Botë, e që vinin në Durrës për Kosovë në kohë kyçe per neve. E bënë edhe atë punë.

A deshtën me e vra Rugovën në maj 1999 , në Shqypni? Deshtën! Pra?

A bon në vend të vajtimit për Shqypni, na me u profilu si shtet? A tha Bullgari ne fillim te mileniumit te ri, e në midis të Zagrebit, në konferencë , publikikisht se nuk e pranon gjuhën maqedone, masi e pyeta haptas në atë konferencë a e pranon se eksiston gjuha maqedone.

Bukur. E marrim këtë avantazh. Dhe e luajmë lojën ndryshe. Ia prejmë rrugën Ramës dhe Serbisë me lojë çfarë i konvenon edhe Bullgarit edhe neve. Dhe, ditën e mirë, tashpërtash, Edi Rama, Shqipnia e Edi Ramës dhe Serbia e Vučićit apo cilitdo presidentit të atij shteti kancerogjen. Kemoterapia Serbise …, që don mi ia dhanë Rama, le t’ia jep.

Por, JO më nëpërmjet Kosovës.

Game Over me kësi lojnash të Shqipnisë dhe Serbisë në kurrizin e Kosovës.

Game Over.

__________

  • Reagim dhe sqarim plotësues i Diana Rexhepit, gazetares nga Zagrebi, ndaj shkrimit “Beogradi e nokautoi Shqipërinë!

Beogradi e nokautoi Shqipërinë!

K O M E N T E

17 KOMENTE

  1. ‘Ne vend te vajtimit per Shqiperine duhet ,,,,, ‘ Nje keshille teper e sakte.E keqja e asaj shplarje truri qe boni ne kosovaret qeveria enveriste mjerisht vazhdon dhe sot.Dhe pse ne forma e metoda te moderuara ku te dy anet e kufirit i ndan me shume se sa i bashkon.E keqja eshte nje dhe e perbashket.Si nga ana jone me teper edhe nga Kosova nuk kemi bo shkeputjen ,distancimin dhe denimin e diktatures me te eger ne europe qe perjetoi populli i Shqiperise e per fatin e saj te mire jo populli i Kosoves.Per kohen e Berishes e P. Arberorit me te vertete pati nje ndjenje me pikenisje per me pa e mendu per kosovaret dhe per here te pare u shpreh dhe fjala bashkim hapur.Ate bashkim qe partia e M.Popovicit ne Tirane asnjehere nuk e kishte ne programin e saj ,pervec partia e ballit ato vite 1942 e kishte ne program.bashkimin e Kosoves me Shqiperine.Por ne ato fillim vite 1992 e tutje Berisha perpara nje gjendje katastrofale , me nje popull qe ikte ne veri e jug ( 0.5 miljoni ), perpara nje situate ku shtetet per rreth punonin nen rogoz , dhe e keqja me kryesore armata e Sigurimit famekeq te Hoxhes punonin me metodat me djallezore ,me kompllote per te penguar zhvillimet ne Shqiperi.E kjo armate kriminale numeronte qindra antare ne te gjitha skajet e Shqiperise.Tash a ishte Berisha i kompremontuar ne kete pusi ja leme arshivave ne se hapen dikur se fjalet qarkullojne per nje badjkpunim te felliqte te tij me dorezuesin e karrikes , me R.Alia diktatorin.Me fatin e Kosoves bijte e persekutoreve rifituan postet.Qe me llogjike duhej te zhdukej si parti e pjestareve te asaj organizate terroriste qe akoma ishin te gjalle t,’ u faturoheshin te gjitha mekatet e gjysem shekullit te kaluar.Mos te zgjatem dihet cfare ndodhi e per kete ‘ vetvrasje ‘ askush nuk na konsideron si nje shtet serjoz.Te dy shtetet ( Kosove ,Shqiperi) te behemi shtet i forte ekonomikisht pa hajna e pseudo patriote pastaj te planifikojme bashkim kombetar me aprovimin e europes e Amerikes bashke.

  2. E nderuar Diana Rexhepi Tani edhe shume ma shume me binde qe mendimi i
    im karrshi teje ishte shume i gabuar Dhe Miku Bajram Kbashi meriton
    rrespekt te pa kufizuar prej meje Keto thanje qe burojne nga shpirti i qiltert
    i dashurise kombetare qe ke ti Jan rreze drite qe ftyrat antikombetare mos te
    gjejne as nje gelli me u mshefe e mos me i pa mire dashamiresija kombetare
    Nje Arben Q…. nga shkodra me shkrimet e tij si argat i shitur i Edi Ram kukames
    te shqipnise na shitke buleta pa pare per te hy ne teatrin ballkanit te Hapur
    per ta provue si gjyshi i im Bajram Selimi muhabetin e komandantit te brigadave
    shqiptare qe i kishte dergue Enver Kuqka i shqiperise per ta ndihmue ushtrine e
    Jugoserbise Gjyshi , ne shume fshatra kishte autoritet dhe me parine e vendit
    kur erdhen brigadat e shqiprise qytetart u gezuen duke mendue se i shpetuan
    masakrave qetnike me mjekrra te rrueme e me rrobe partizane !
    Gjyshi , bashkoj parine dhe organizoj pritje te ushtrise shqiptare Qe
    Ushtarve shqqoptar tu behet pritje vellazerore , te pranohen ne konaqe , te
    ushqehen , pastrohe e me mundesi edhe me rrobe te mbrendeshme te ndrrohen !
    Vet gjyshi i muer komandantat ne kullen e tij ! Pasi u kthej darke dhe u shtroj kafe
    e qaj komandanti te cilit ia kam harrue emnin fillon te flase ! Dhe thot erdhem
    per ti ndihmue vellezerit serb se pse ata i kemi ma shume se vellezer !
    Keto fjale i perseriti disa her komandant merteqypi i shqiprise Deri sa
    Gjyshi i tha : Komandant te lutem ne konak timin mos i quaj vellazen
    qetnikt shki ! Komandanti iu drejtu keshtu : Me vjen keq prej konakut
    dhe mos kundershto se te bij allti ketu ne ode tane ! Gjyshi i tha
    Komandant nuk tkam thirre ne konak per me mesue kurgja e mem kallxu per
    shki Na me shekuj jemi munu me i pase kojshi e skemi mujte E ti sante erdhe
    e nkulle time po i ban vellazni hasmit e mi Pra nje viti migjen me pari
    ne pleme kashte per segjalli i kan kalle me zjarr Baben tim bashk me
    30 burra ma kan gri e ti ata nkulle time po i quen vellazni !
    Kqyre komandan edhe nje her i quen vellazni Po ta epi nje bese
    se te gjalle nuk te leshoj me u kthy ne shqipri !!!
    Se na jemi shqiptare dhe kurr ama kurr nuk bejme vllaznillak
    me shki Si kojshi kan me pase rahati ata qe nuk kan vra nuk kan gri !
    Fjalet e gjyshit tim kan vend edhe sot kaq larg prej luftes se dyte botnore !
    Politika e Enver Hoxh kodoshit dhe te gjith perkrahesve te tij eshte
    politike antikombetare me nje mi e nje zarare !

  3. Me mallengjeve z.M. Uka.Krejt te verteta c’ka shkruani.I paharruar kujtimi i atdhetareve te vertete qe kishin pas shka dhe serbin dhe bolsheviket komuniste te Shqiperise !!!!

  4. Fatkeqesisht Shqiperia nuk ka udheheqes te mire. Per mendimin tim as Saliu nuk eshte me i mire se Rama. Ai ka shume mekate, njeri nder mekatet me te medha eshte se ai e shkaterroi te djathten. Ne Shqiperi nuk ka te djathte. Ne PD ka shume njerez te ish sigurimit komunist.

  5. E lexova shkrimin si dhe komentet.
    Ju du fort, por m’vjen keq, qe kaq vone ju jane hape syte se Toskokomunistat kan kene e jane prep kundra Gegnise Lindore (Kosoves) dhe kundra Gegnise Prendimore (Veriu i Shqipnise).
    Parrulla e Bashkimit Kombetar jane rrena politike propagandistike, ne nji kohe qe nen rrgoze bajne te kunderten.

    Coptimi i Gegnise ne dy pjese i interesonte Titos per te shtype shqiptart ne Kosove, por edhe Enver Hoxhes per te marre pushtetin ne Tirane dhe per vendosjen e diktatures.

    E njajta gja vazhdon edhe sot nga pasardhesit e Enver Hoxhes/Ramis Alise (te Partise Komuniste te Shqipnise), qofshin te vetquejtunes Partia Socialiste, qofshin keto edhe te vetquejtunes Partise Demokratike.

    • Zotri i nderuar Paul Tedeschini. Ne nje shkrim tjeter, nese merem vesh me kryeredaktorin e drini.us Bajram Kabashi do te e spjegoj me kjart pse amerikanet nuk lejuan qe Shqiperia te perzihet ne konflikt, Lufte ne Kosove. Pse ne ate periudhe, moment, nuk lejoi SHBA te perzihet Shqiperi ne ate Lufte, e per te cilen ishte i pergaditur edhe Berisha edhe Rugova edhe SHBA. Ngase ne interviste me zotriun Diogardi kuptuam dhe ne ne Kroaci qe Amerika qendron mbas planit te ndarjes se Kosoves nga Serbia dhe Jugosllavia. Sa i perket ndarjes ne toske dhe Gege, dhe asaj qe te avancohen Tosket, aty eshte, e nese ju kujtohet, aty ishte dhe eshte kyqe Aleanca e Anglezeve dhe Greqise qe daton nga mbarimi i Luftes se Dyte Botrore. Mos i haroni Greket, as mos i haroni anglezet. Mos haroni anglezet. Asgje nuk eshte ashtu si duket se eshte e as aleanca e anglezve ndaj Kosves. Kete mos haroni. Ju pershendes

  6. Pse Shqipnia kusndershtohet bashimit me Kosoven, a i eshte kjart dikujt, pse? Jugoret e socialista kishin humb pushtet pergjithemone e ata zotri jane mesu me qene ne pushtet ne Shqiperi. Dhe nuk na dojne. Na emrojne me “malok” dhe ngjashem. Gjithemone dhe Gjithemone i kane diskriminu verioret, Geget, ku te Geget jane dhe mirdotoret dhe shkodranet. E a mujti narcisti tosku socialisti Enver Hoxha qe e shtini me shume se gjysen e popullit ne kazamate dhe tere popullin ne nje Burg te madh qe quhej Shqiperi, a mujti me i gjunjizu mirditoret? Nuk mujti. As shkodranet e as mirditoret.Dhe ketu eshte ceshtje diku shume kruciale pse Shqiperia socialiste e jugorve dhe Edi Rames po don ne nje menyre aq te papashem te e mposhtnon Kosoven. Sepse kishim qene shumica, geget.E ne ate Shqiperi. Ata edhe Berishen e emrun me “malok” e le mo neve. Kush kish pase primat ne kontrabande te rrjetes aq te zhvilluar e te marihuane se sa e kane socialist jugoret. Dhe kontrabande me shume mjete tjera. Kosova i kish pengu, shume i kish pengu socialisteve jugor, dhe Rames. Sepse nuk kish fitu zgjedhjet nese Kosova do te ishte pjese e Shqiperise. Mo kurre nok do te i fitonin zgjedhjet. Dhe keshtu ju kujtu Rame ostruimi i Kosoves e neperme te Serbise. Shume gjera te perbashketa ai, Rama, ka me serbet dhe Serbi. Shume. Dhe shume ma shume se shume. Dhe kete mos e haroni.

  7. Ju paskeni pas fatin te bisedojshit me Mbretin y A.Zog.Nje deshire qe e kam pasur tan jeten time.Kur beja percapje per t’u arratisur nga sketerra komuniste ne rini enderroja te takoja Mbretin Zog.Por s”qe e shkrujtur.

    • Ahmet Zogu ishte nipi i turkoshakut Esat Pash Toptanit (ushtarak i Ushtrisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, drejtues i Rrethimit të Shkodrës dhe kryeministër shqiptar, i cili ia dorezoi Shkodren sebo-malazezve ne vitin 1912-1913).

      Ahmet bej Zogu (turqisht Zogolli) e ka diftu vedin me 7 prill 1939 kur iku dhe mori me vedi arin e Bankes Shqiptare, me te cilin bleu vila luksoze ne Prendim.
      Ky mret hajdut, komandant i ushtrise shqiptare, e BRAKTISI vendin ne periudhen ma te zorshme kur duhej mbrojte nga pushtuesit fashsit italian, me te cilet kishte ba allishverishe ne dam te popullit te vorfen shqiptar.

  8. Z.Paulin me keqardhje them se per cfare shkruani per Mbretin Zog jeni mjaftu e orjentuar nga histori grafia e sistemit komunist.Ka dorezua Shkodren me 1912 – 13 Malezezeve .Ne cfare posti dhe moshe ? Per aq kohe te shkurter qe sundoi 15 vjet ai ka sjelle njohjen nderkombetare,emancipimin e grave, respektimin e tri feve.Dhe a do te ishte ma mire te bente nje lufte jo te barabarte ( Italia 30 miljonshe e Shqiperia 1 miljonshe) ?Duhej te derdhej gjaku ne popull kur armatimi yne ishte i dobet ? Apo duhej te priste me nderime e lule pushtuesit italjane ?Ai veproi sic vepruan Mbreti i Bullgarise, i Yugosllavise etj.Per floririn ju kujtoj se ishte Mbret e me garden e tij mos duhej te shkonte i paveshur e si lypsiare.E Tashme e dini mire se cdo te thote emigrierte e sa te holla nevojiten per nje familje.Po te ishte aq i pasur Ai nuk do te nderronte shtete te shumte derisa te stabilizohej ne Afriken e jugut ku shpenzimet mundi t’i perballoje.S’me kujtohet sa kg.flori mori por dij mire pasi e kamm degjuar me veshet e mij nga RAI 1 qe R.Alia dergoi 10 Ton flori ne Zvicerr.me 1990 – ten.Krahasimin e beni vete.

  9. Me falni. Ne se vetem stafi i gazetes ‘Drin.’duhet te komentoje.terhiqem se nuk e dija kete lloj komonikimi e ligji qe kane vendosur redaktori,kryeredaktori etj.Dhe mendoja se vetem emri i pare mjaftonte. Dhe se kam problem te jap dhe adresen e shtepise.

  10. Pajtohem me shumçka që thotë autorja këtu disa komentues por jo me gjithçka. Unë e kam vështirë ta besoj se Sali Berisha e don Kosovën kur dihet fakti se Saliu në momentët ma të vështira gjatë luftës në Kosovë theu embargon e OKB-së dhe shiti naftë Serbisë.
    Një veprim tjetër i Sali Berishës që nuk më pëlqen ështe fakti se ai në vitin 1992, kur Shqipëria po mbahej me ndihma humanitare të shteteve perëndimore, Sali Berisha e futi Shqipërinë në Organizatën e Konferencës Islamike.
    Pastaj darkat e fshehta dhe marrëveshjet e fshehta të Sali Berishës me Fatos Nanon, si kuptohen ato përvese interesa vetjake.
    Nëse thuhet se amerikanët nuk lejuan që Shqipërïa të përzihet në luftën e Kosovës, atëherë unë po them se amerikanet kanë vepru fort mirë sepse Shqipëria në atë kohë nuk kishte as bukë me hangër e të mos flasim per diçka tjetër si psh. armatimi e vjetruar kinez, etj, etj. Pra, amerikanët nuk paskan leju Shqiërinë të futet në luftë për Kosovën dhe në vend të Shqiperisë u futen ata vetë. Punë fort e mirë, sepse kështu Shqipëria u kursy nga lufta të cilës nuk do të mund t’i bënte ballë dhe në vend të Shqipërisë luftoi NATO (lexo SHBA). Pa bombardimet e NATO-s nuk do të ishte çlliru Kosova.

  11. Faleminderit per korrektesen e shkruar me siper.Ne se ata c’ka shkruan me siper z.P.D.i shpreh nje njeri qe ka jetuar jasht Shqiperise s’do te kundershtoja historine e rreme te sistemit komunist se per kete mjaftojne dokumentat e shfaqura pas viteve 90 – te se kush ishte I.Qemali e si u mbajt per gati gjysem shekulli e fshehur persekutimi i familjes se tij nga rregjimi diktatorjal , se kush ishte sjellja e A.Zogut karshi ketij heroi ndaj famijareve te tij, e te tjere fakte qe kane dale ne drite. Pra e pashpjegueshme pse z.Paulin vazhdon te citoje historine e rreme.Keqardhje .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu