ARKIVI:
10 Maj 2024

Nëse sigurinë kombëtare e shohim si një pikë të largët , armiqtë shekullore do i gjejmë brenda në shtëpinë tonë

Shkrime relevante

Skllavëria në Perandorinë Osmane, jeniçerët dhe robëreshat e haremit të Sulltanit

Osmanët me skllevërit e krishterë të paraqitur në një gravurë të...

Dita e Evropës, 2024 dhe shqiptarët. Gëzuar ditën e bashkimit Evropë, qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë!

Nga: Frank Shkreli Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit...

Poeti Shemsi Makolli flet në emisionin “Forum” të autores zvicerane Anne Fournier

Nga Arif Ejupi Shemsi Makolli i njohur me vargjet e tij unike...

Përkujtimi i ngjarjeve  historike obligim qytetar e institucional

Nail  Draga, Ulqin Tema dhe dilema Në vendet me kulturë demokratike përkujtimi i...

Kush e ka pranuar publikisht se paguhet nga Serbia?

Nga: Lis Bukuroca ___ Kush e ka pranuar publikisht se paguhet nga Serbia?...

Shpërndaj

Në këtë foto shihet Gjenerali Bozhidar Jankoviq i Serbisë, pasi e kishte masakruar Krahinën e Lumes në Shqipëri. Ushtarët e tij kur e pushtojnë Durrësin, deklaroheshin se ky është “Deti i Serbisë”. Një kohë të gjatë Hani i Elezit, në kufi me Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë Veriore, e ka bartur emrin e tij – Gjeneral Jankoviq, deri në pjesën e dytë të Qershorit 1999, kur forcat e NATO-s e çliruan Kosovën.

Božidar Janković (Serbian Cyrillic: Божидар Јанковић)

___

U bë ditë që pres të dëgjoj a të lexoj një analizë prej ekspertëve të sigurisë që paguhen nga shteti në lidhje me përplasjen e dhunshme të ndodhur në Kosovë ditët e fundit. Si e mendon Kosovën politika shqiptare? Si një shtet kufitar me të cilin nuk na lidh asgjë?
Për shumë arsye faktike, sidomos në fushën e sigurisë kombëtare (për të mos përmendur atë ndërkombëtare ku ne jemi inekzistente) Shqipëria ka treguar në dekada që nuk ka kurrfarë mendimi e strategjie analitike, progresive në kohë e në hapësirë përsa i përket studimit të fushave e disiplinave të caktuara, sidomos atyre që lidhen me jetën e sigurinë e vendit.
Unë nuk dua të bëj asnjë analizë se çfarë sjell tensioni që po përjeton rishtas Kosova qoftë për Kosovën vetë, qoftë për Shqipërinë e për rajonin sepse mendoj se Shqipërisë nuk i mungojnë ekspertët analitikë që paguhen për këtë punë. Por doja vetëm të sillja në vëmendje të votuesit e qytetarit të thjeshtë shqiptar se nëse ne vazhdojmë e konsiderojmë sigurinë kombëtare si një pikë të largët e të parëndësishme në axhendën e përditshme politike, do të vijë momenti që armiqtë shekullore do i gjejmë brenda në shtëpinë tonë.
Ai bregdeti që ne e duam për të bërë plazh e për të ngrënë dreka e darka nëpër restorante, ato kullat që kanë mbirë kudo, ato pallatet e ndërtuara, tokat, pronat e mijëra gjyqet e hapura për to në dekada që kurrë s’u zgjidhën, ato varret e mijëra shqiptarëve në dekada të vrarë për çeshtje prone, ato kursimet e bëra me lekë gjaku e emigracioni për të blerë një apartament, vetë jeta e çdo qytetari etj etj, janë të gjitha pjesë e sigurisē kombëtare për të cilat duhet të kujdeset shteti. Kjo është detyra primare e shtetit me strategji të veçanta pikësëpari në mbrojtje e më pas në zhvillim të vendit e të jetës.
Po sikur t’i shkrepë në mendje serbëve të mësyjnë ushtarakisht nesër në Prishtinë e në Tiranë, çfarë bëjmë ne????? Apo nuk bën me mendu kaq larg?
Sigurisht ne do presim derisa miqtë tanë perendimorë, të cilët as në mesin e tyre nuk na pranojnë politikisht, të kujtohen se çfarë duhet të bëjnë, ne na ka dalë flaka e tymi përtej kufinjve.
(Ushtria serbe në tetor 1912, Shkup
___
ps. Problemet tona të pazgjidhura me fqinjët armiqësorë e të mbartura deri sot janë produkt i brumit politik të gatuar prej atyre që ne i shohim si shpëtimtarë e paaftësisë tonë për të ndërtuar shtet në një shekull të paktën, e të kishim sot numrin më të lartë të popullsisë në rajon.
Ushtria serbe në Shqipëri, në vitin 1912
___
Ka 2500 vjet Pitagora që ka thënë: numrat përbëjnē forcën! Por ne nuk nxjerrim mësime prej të urtëve, as prej të kaluarës e as prej gabimeve tona. Ne zgjedhim copën e bukës e vendin e punës kur votojmë, kaq na mjafton, Shqiperia le te rrijë në mjerim se ne ikim, ikim nëpër Europë! Kur ne nuk duam veten si mund të presim të na duan të tjerët?

Na današnji dan (22.10.1912) oslobođena je Priština / Në ditën e sotshme (22.10.1912) , është  “çliruar” Prishtina!

(Ushtria serbe, Lumë, dhjetor 1912)

(Ushtria serbe, Lumë, dhjetor 1915)

Serbi Vojislav Tankosić, i fotografuar jashtë shtëpisë së Isa Boletinit në vitin 1911, me veshje shqiptare, pra i maskuar si shqiptar, gjatë bisedimeve për bashkëpunim kundër Perandorisë Osmane.

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, flokë bjonde dhe duke buzëqeshur
Në foto: Ervina Toptani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu