ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Ni grue me strajcë n’shpinë, m’nali midis rrugës!

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti prej Prishinës
(Lirim Gashi)
Ni magjupe me strajcë n’ shpinë m’ nali midis rrugës dhe m’ pyti :
Gaxho Kuratello a po din ku ka shpijo Albin Kurti?
Thashë Albin Kurti s’ka shpi.
Tha kuku gjynahit t’Zotit po duka m’i ja falë shpijen teme.
E qysh Hashim Guxha m’i pas niqin shpija e Albini asnjo?
Thashë Albini s’ka vjedh.
Kuku tha mjera gruja e tij që e paska ni burrë qyqan si unë.
Burri jem krejt paret i ka harxhu me kurva t’kafes.
Thashë e ku i ka marr ato pare?
Tha e ka shit tokën e babes.
Thashë, e Hashimi e ka shit tokën e Kosovës.
Tha more qn Hashimit, po Albini po m’u dhimka shumë.
Thash pse?
Tha se as s’paska pas shka me shit, e as shka me iq.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Pasi e kini perdore emertimin Magjupe une kam nje pytje per ata
    qe dijne rrjedhen kah na erdhen gjith keto emertime qe perpara
    ne kosove nuk i kishim Pra pra luftes kishim Magjup dhe Gabel
    Magjupt ne familje flisnin shqip ndersa Gabelt e flisshnin nje gjuhe
    qe neve Atehere i thonim gabelisht Po tash ka erdhen gjith keto
    kambesi Egjyptas , rom , Hashkali ?
    Kush ke ai qe ikundershtoj magjupt e Gabelt dhe disa gazeta
    emertimin e tille e quajn ofendim Ndersa gjuhet tjera neper bote
    i quajn Cigonje dhe nuk eshte ofendim ky emertim !
    Nderimet e mija kush epe pergjegjeje ne pytjet e mija !

    • Përshëndetje, Mal Uka… Megjithëse shprehja është përdorur prej Lirimit, une nuk e hoqa nga teksti satirik, përpos në titull, ku e bëra Grue, në vend të Magjupe. As une nuk shoh asgjë ofenduese në emërtimin si të tillë, pasi me atë emërtim në viset shqiptare njiheshin të gjithë ata banorë që jetonin në viset shqiptare (të sjellë si kolonë në kohën e Perendorisë Osmane, pasi i vrisnin e largonin me dhunë shqiptarët prej vendeve të veta) dhe që ndër vite e shekuj në vend se ata ti asimilonin shqiptarët, u asimiluan vet gjuhësisht, duke e folur gjuhën shqipetë gjithë ata që i kishin sjellë prej viseve të ndryshme të PO. Ndoshta edhe për shkak se nuk kan ditur të mirreshin vesh as me njëri-tjetrin për shkak se kanë folur gjuhë të ndryshme, janë integruar më lehtë duke e mësuar gjuhën shqipe, sic flitet me kodet bashkëkohore. Gabelët (romët) e kanë folur dhe flasin romishten dhe ata janë banorë të shpërndarë në gjithë Europën e më larg dhe vijnë para shumë shekujsh nga viset e Indisë. Kjo që e thua se kah na lindën gjithë këto “pakica” në emërtimet e ndryshme, ke plotësisht të drejtë në vërejtjen tënde. Sado që duket absurde, Serbia i ka imponuar planet e veta të hershme alternative që i ka pasur paraprakisht të gatshme, nëse detyrohet të largohet nga Kosova, sic u largue. Qysh përpara mbi 40 vitesh më kujtohet se si një akademik serb me mbiemrin Gjuriq e ka paraparë se në fund të fundit Kosovën duhet bërë përpjkje që ta shndërronin në “tokë të askujt”, pra megjithëse banohet me mbi 90 për qind shqiptarë, ajo duhet të jetë në emër të një multietniciteti artificial njësoj edhe e ashkalive, edhe e shqiptarëve, edhe e romëve, edhe e serbë që “e kanë tapinë e saj” dhe kështu me radhë, edhe, edhe, edhe. Pajtohem plotësisht me ty se emërtimi Magjup, nuk ka asgjë fyese në vetvete dhe ata kanë po aq vlera njerëzore si gjithë të tjerët. Shëndet!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu