ARKIVI:
9 Maj 2024

Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une

Shkrime relevante

Koordinimi i strategjisë për dialogun Kosovë-Serbi nga O’Brien, një lajm i mirë !

Gani I. Mehmeti Pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi,...

Botimi i dytë në anglisht i librit “Receta pa komb” i Saimir Lolja

Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe – How the Triple Entente...

Harmonizimi i mendjes me shpirtin!

Florim Zeqa Fjala e dalë nga goja e shpërfaqë shpirtin e njeriut...

Si u kapën dy drejtuesit e Xhihadit në Shqipëri në vitin 2008

Nga Artan Hoxha Xhihadi islamik në Shqipëri E premte, 25.01.2008, 12:42 AM Emisioni investigativ i...

Shpërndaj

 Nga: Dr. Nikë Gjeloshi
-Autori i emrit të UÇK-së është Nikë Gjeloshi-

Xhavit Haliti ne një intervistë në „Pressing T7“, me 16.08.2021 (min.74:40-75:43), deklaron se ai është autori i emrimit të UÇK-së: „Po, unë jamë. Po, unë kam propozue, LPK-ja e ka miratue, Kryesia e LPK-së, në vitin 94. Ka pasë veprime, ka pasë ashtu, tani ni moment ka ardhë kemi thanë çka me ba? Diskutimet ska nevojë, po ka pasë propozime; per shembull pas ni aksioni qe te emrohet nisiti gueril Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Ky ka qenë ni nder propozimet. Asht arsyetue ai propozim, qe te mos hyjmë ne detale, ka fillue, ka metë UÇK dhe asht krye ajo punë….“.

1.Xavit Haliti disa javë para se të mbahej takimi i LPRK-së, me 17 nëntor 1994, në emer të Kryesisë se LPRK-së (Dajës-Fazli Vliut e Abazit-Ali Ahmetit), kerkon takim me mue „per ni konsultë“, në Zürich. Unë e caktoj takimin në „Restorantin Kely“, Farbhof/Altestetten. Aty do te bisedojmë per problemet në organizimin ushtarak. Kohë ma parë per ato probleme kisha bisedue me Fehmi Lladrovcin i cili shoqërohej me Abazin (A.Ahmetin). Xhaviti (Zeka) me thot: „Sipas rekomandimeve te kryesisë se LPRK kërkohet mendimi Yt per emrimin e formacioneve luftarake, nese sperthen lufta.“ Ai, i thekson disa emertime qe perfolen nder ata, edhe emertimin „Njesiti Gueril …“, qe e thot në „PresingT7“ (me 16.8.21).

Unë, u rekomandoj: „Nese shperthen lufta e amatosur në Kosovë ato formacione mund te emrohen vetem Ushtri Çlirimtare“! Xhaviti me pohon se „do ta perjellë ket mendim t‘uaj.“

Xhavit Halitin, me Azem Sylen, herën tjeter do ta takoj në shkurt 1998 ku rastësisht takohemi ne të njetin aeroplan, qe po udhëtonim, nga Zürichu per në NewYork. Edhe atëherë do tˋme kerkon t’u ndihmoj ta „hapin një pikë“ në NewYork, gja qe edhe ndihmoj.

Ne një debat në KTV, në vitin 2010, Xh.Haliti nder tjera deklaronte se „Ai i kishte dhanë emnin UÇK-së…“. Unë, mbase po e percjellja ate debat përmes TV-së, sapo kryhet debati, i shkruej një SMS: „… si nuk t’u kujtue takimi, në Farbhof/Altestette të Zürichut, kur ua rekomandova emertimin Ushtri çlirimtare?“ Nuk ka pergjigje. Disa ditë ma vonë e takoj ne Kafeterinë e Kuvendit qe ende funksiononte në hyrjën perëndimore. Aty, ia thom të njejtat fjalë qe ia kisha shkrue përmes SMS. „Pse me thanë Unë, Ti ske qenë me Ne në Organizatën tonë“, reagon Xhaviti. Megjithatë, kam mendue se ai ne deklarimet tjera do ta pohon të verteten! Sapo ndahem me te, po aty në Kafeteri, e takoj Emrush Xhemajlin (deputet) i cili bashk me ca shokë nga Maqedonia, po me pritnin per një konsultë qe kishte te bejë me problemin e patundshmerisë-shtepisë qe në Shkup babai Kola i kishte lanë trashigimi vajzës se vet Gongje Bojagjiut-Nënë Terezës, e cila patundshmeri po i tjetërsohej nga Shteti.

2.Xh. Haliti ne atë intervistë, në „Pressing T7“ (16.08.21), pohon edhe se „…. ne fillim ka qenë Ramush Tahiri, ma vonë Nikë Gjeloshi, „njeri ka qenë minister i punët te brendshme, tjetri i mbrojtjes…“. Ma tutje: „Nikë Gjeloshi e Ramush Tahiri… Ka pasë disa grupe të tyre …“, gja qe rezulton se atë kohë nuk e ka të qartë se kush qfar funksioni ka?!

Ne fakt, per shkaqe sigurie te ministrave dhe njerzve te strukturave institucionale qe po ndertonim, pos një grupi të ngusht te autoriteteve kryesore, kanë qenë te rrallë ata persona qe fillimisht kanë ditë kush është Minister i Mbrojtjes e kush i Punëve të Brendshme, te pakten formalisht. Edhe kur ndonjeri me ka pyet se a jamë Unë minister i mbrojtjes e kam injorue pergjigjen, sado qe ca bashkëpunëtor të afert e ca miq kanë patur dijeni. (Shih, ASHAK „Akte te Kuvendit të Republikës së Kosovës 2 korrikut 1990-maj 1992“, Prishtinë 2005) dhe në librin tim „Ministria e mbrojtjes e Republikës së Kosovës 1991-1995“, Prishtie 2015 e Zagreb 2017).

Ramush Tahirin, tashmë i ndjerë, atë kohë e kam autorizue Unë qe t‘i kontakton oficerët e ushtarët qe braktisnin Ushtrinë Jugosllave dhe luftën, derisa te arrijë Unë. Pas ca javesh, me te arritur ne Slloveni do t’i takoj ata ushtarakët e shumë luftetarë në Slloveni, Kroaci e vende tjera në Europë. Do te filloj strukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i ofrue e sistemue, pa dallim ideologjie, te gjith ata shqipëtarë qe deklarohen se do të veprojnë per çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Ne strukturën e mbrojtjes e sistemoj edhe grupin e Bekim Berishës-Abe bashk me Fehmi Lladrovcin-Feja, me të cilet njifësha nga vitet e 70-ta, dhe ishin miq te mi të dashtun. (Shih: dokumentet unikate, provat e deshmitë e publikuara ne Librin tim „Ministria e mbrojtjes…“.

Ne ketë kuptim, ne saj të bisedimeve me drejtuesit e LPRK, në Zürch, me 17 janar 1993, i ngarkuari i LPRK per jasht vendit, me 6 prill 1993 ma dorëzon Listen me emrat dhe të dhënat e 30 personave „… qe do të shërbejnë per qellime kombëtare“! Ne Listë nen nr.1 është Xhavit Haliti. Ata emra Unë i sistemoj ne strukturën e Ministrisë, në Sektorin e veqantë“. (Shih, në Librin tim „Ministria e Mbrojtjes…, Zagreb 2017, f. 86, paragrafi i dytë Fuss 126).

Ne shtojcë pjesë të Faksimilit të Dokumentit të LPRK.

3.Regjimi okupues i Serbisë, ne vitin 1993/94, do t‘i burgosë e denon me burgim të rendë, nepër Gjykatat serbe në Kosovë (Prishtinë, Prizren, Pejë), gjashtë grupe të shqiptarëve të strukturave: LPRK, LKQK, të Mbrojtjes, Policisë e individ te cilët do të denohen me 471 vjet burg të rendë. Në qershor te vitit 1995, Gjykata Supreme Ushtarake e Jugosllavisë në Beograd, mue-Nikë Gjeloshin „…si minister i mbrojtjes i Republikës se Kosovës në exil…, per organizimin e luftës se armatosur kunder Shtetit dhe popujve të Jugosllavisë…“, me denon në mungesë me 10 vjet burg te rendë. (Vendimi: Vojni Vrhovni Sud Federativne Savezne Republike Jugosllavije, ll-Sud, Br.18816/95, Beograd 18.Jun 1995).

4.Per shkak te mosfunksionalizimit te institucioneve shtetrore, veqmas nga fillimi i vitit 1995 deri ne marsin e vitit 1998, do të krijohet vakuum institucional. (Shih, ne Libra te mi: Ministria e Mbrojtjes…, dhe Kosova 1999 as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar, Tiranë 2002, 2004, si dhe Raportin e punës se Qeverisë se Republikës së Kosovës per periudhen tetor 1991-dhjetor 1999, Prishtinë 2000, f.12, 13,…).

Nga marsi i vitit 1998, pas luftës heroike të Familjës Jashari, në krye me heroin-legjendë Adem Jasharin, bëhën perpjekje per unifikimin e luftetarve per liri nen një akronym UÇK/Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kam veprue dhe kam ushtrue ndikimin tim qe në ate Luftë Çlirimtare kunder okupatorit-Serbisë të ketë vetem një Ushtri-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Haliti ne ketë paraqitje te theksuar në „PressingT7“ (16.08.21), edhe ne paraqitjet e mehërshme në masmedia, per shumë nga zhvillimet e asajë kohe i ngatërron ngjarjet…

5. Per luften e UÇK-së per liri e pavarësi, janë publikue shkrime e libra të shumta. Mund te konsultohet edhe libri im „Kosova 1999 as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar“, Tiranë 2002, 2004, si dhe publikime tjera te mia qe janë bazë e historisë se re politike të Kosovës. Ato publikime mbeshtetën ne veprimtarinë time praktike politike, si protagonist i asaj periudhe: me dokumente, deshmi e fakte per zhvillimet politike para, gjatë luftës se UÇK-së dhe me pas; si dhe per miqt qe me kanë mbeshtetë ne idetë per pavarësinë e Kosovës.

Zvicër, 23.08.2021

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shkrimi i Nikë Gjeloshit ka fakte dhe dokumente të kohës, gjë qe ngjajet qe i pershkruan Nikë Gjeloshi i bënë te bindshme, kurse fjalet e Xhavit Halitit ne Pressing dhe Tv tjera janë genjeshtra te tij për te pervetësuar luftën çlirimtare. Gjatë intervistes ne Pressing T7 , Xhaviti nuk ka thënë asnjë fakt te punës perveç si ka ikur , ku është strehuar, si ka shkue ne Beograd në Ambasaden e Shqipërisë, pastaj perseri si ka shkue neper midis Beogradit dhe ka fjet ne Hotel luksoz e pastaj ka ikë per Itali. Unë personalisht asgjë nuk kam bërë (skam vra asnjë serb) , por nga 1979 e deri sot kurrë nuk guxoj me udhêtue mes per mes Beogradit. Gruaja ime asgjë nuk ka bërë (por nga 1979 e kurrë ende nuk guxon me kalue neper Beograd). Qysh Xhavit Haliti paska guxue me ikë nga Kosova neper Beograd e me fjet ne hotel luksoz e plus me veti 3pasaporta fals?????? Prishtinë , 24 gusht 2021 Reshat Sahitaj

  2. Pash besen e shqipetarit per cka asht ka flet ketu Nik Gjeloshi? Prej cilit filmit paska dal ai? Na shkuam me 4. nentor 1997., ne HRT me ate emer Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) e me pelqim te Bekim Berisha Abei. Ai emen Ushtria Clirimtare e Kosoves eshte nga Adem Jashari se pari. Zyrtarizimi i UCK-se ishte ne Minhen me 27., nentor, e ne banese te Ramiz Lladrovci, ku ishin afer 20 mashkuj dhe une. Sepse Fadil Demiri tha: “Le te shkon Dada ne vend meje ne Minhen.” Por atje nuk ishte Nik Gjeloshi. Ishin Fehmi lladrovci, Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti, Naim Maloku, Martin Berishaj, Ton Marku, Agim Haziri dhe do tjere. Ne kuzhine Ramiz Lladrovci e ne dy motorolla te vecanta qe nuk pergjohen ishin Adem Jashari nga Prekaz ne ate moment dhe Bekim Berisha ne Opati ne ate moment. Nik Gjeloshi ministri i mbrojtjes? What?! Tri vjet shkojshin tekste e disa her ne dite kanjehere, lajmrrime, e nga tereni, informata te caktuara, raportimi i ngjarjeve, betejave, vrasjeve, e te gjitha keto nga persona te caktuar me emen dhe mbiemen por asnjehere dhe askund emri i Nik Gjeloshit! Per cka o ka flet ketu Nik Gjeloshi? Kesi do manevrime mini mihauzenike i ka pas Nik Gjeloshi edhe kur ka studiju ne Zagreb, viteve shtatdhjeta… Nuk kam fjale, perbes!! Majko Isusova!!!! Cka skom me lexu dhe mar vesh e Post Festum te ngjarjeve, ky isha e kyqun si gazetare nate e dite ne HRT, e nga 4. nator 1997. Cka skam me ni!!! Mos rrastesisht Ahmet Krasniqi ishte Ministri i Mbrojtjes per sy e faqe, e Nik Gjeloshi ministri i mbrojtjes nga hija’?Apo misistri i policise nga hija? Supermen, Betmen, Hari Poter, Avatar… Apo ishte Nik Gjeloshi personalisht Ibrahim Rugova e nga hija? E Rugova, ai Ibrahim Rugova vetem hollogram e ne hije Nik Gjeloshi me mish e gjak njeri me emrin Ibrahim Rugova. Cka paska doktoru Nik Gjeloshi? Utjecaj Gama- zraka na sablasne nevene? Apo ngjashem… Dhe masnej ka shkru libra.. Znanstvena fantastika….????!!!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu