ARKIVI:
11 Mars 2026

Një kërkesë njerëzore, të pajtohen Kadare e Qosja

Shkrime relevante

Trump: – Lufta është thuajse e përfunduar

President Donald Trump gestures after stepping off Air Force One, Saturday,...

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

Agim Vuniqi, Vashington A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së...

Shqiptarët shquhen më tepër me mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve armike, mendon Isa Mulaj nga Istogu

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Dikush në...

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

Shpërndaj

Nga: Sheradin Berisha
____
Një kërkesë njerëzore
TË PAJTOHEN DY GJIGANTËT E LETRAVE SHQIPE, REXHEP QOSJA 🤝 ISMAIL KADARE
Debati polemizues mbi Identitetin e shqiptarëve ndër shekuj mes historianit të letërsisë shqipe, kritikut letrar, shkrimtarit, publicistit dhe Akademikut Rexhep Qosës (i lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj) dhe shkrimtarit tonë më të shquar Ismail Kadare (i lindur më 28 janar 1936 në Gjirokastër) që u zhvillua në vitin 2006 për tu rikthyer sërish në vitin 2015, duket që ka shkaktuar një përçarje dhe hidhërim të pariparueshëm deri më sot.
Dje (më 6 qershor) me moton “Libri triumfon”, u hap edicioni i 23-të i Panairit të Librit që po mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Dhe shkrimtari ynë me renome botërore, Ismail Kadare bashkë me bashkëshorten e tij, Elena Kadare janë të ftuar nderi në këtë panair.
Prandaj është një rast i mirë që Shoqata e Botuesve të Kosovës (AbdullahBesian Zeneli) dhe Shtëpia Botuese Onufri (Bujar Hudhri) gjatë ditëve të panairit të organizojnë një takim pajtimi midis këtyre dy gjigantëve të letrave shqipe! Uroj që të triumfojë (krahas librit) edhe paqja në këto vite të pleqërisë së tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu