Një kërkesë njerëzore, të pajtohen Kadare e Qosja

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Nga: Sheradin Berisha
____
Një kërkesë njerëzore
TË PAJTOHEN DY GJIGANTËT E LETRAVE SHQIPE, REXHEP QOSJA 🤝 ISMAIL KADARE
Debati polemizues mbi Identitetin e shqiptarëve ndër shekuj mes historianit të letërsisë shqipe, kritikut letrar, shkrimtarit, publicistit dhe Akademikut Rexhep Qosës (i lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj) dhe shkrimtarit tonë më të shquar Ismail Kadare (i lindur më 28 janar 1936 në Gjirokastër) që u zhvillua në vitin 2006 për tu rikthyer sërish në vitin 2015, duket që ka shkaktuar një përçarje dhe hidhërim të pariparueshëm deri më sot.
Dje (më 6 qershor) me moton “Libri triumfon”, u hap edicioni i 23-të i Panairit të Librit që po mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Dhe shkrimtari ynë me renome botërore, Ismail Kadare bashkë me bashkëshorten e tij, Elena Kadare janë të ftuar nderi në këtë panair.
Prandaj është një rast i mirë që Shoqata e Botuesve të Kosovës (Abdullah – Besian Zeneli) dhe Shtëpia Botuese Onufri (Bujar Hudhri) gjatë ditëve të panairit të organizojnë një takim pajtimi midis këtyre dy gjigantëve të letrave shqipe! Uroj që të triumfojë (krahas librit) edhe paqja në këto vite të pleqërisë së tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu