ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

21 vite pas vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe për krimet që dyshohet se po i bëjnë apo ndihmojnë të bëhen disa intelektual të rrejshëm!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Ja se sa shpejtë ecën koha. U bënë 21 vjet qyshkur në ditën e sotshme, në orët e mbrëmjes, e vranë publicistin dhe njeriun më të afër të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafën.

U bënë 21 vite që, po ashtu, tentuan të më vrisnin e të ma lëndonin shpirtin edhe mua!

Kriminelët e shërbimeve sekrete shqiptare, herdokur, do ta zënë një vend të lartë, të pazakont, të veçant e krejtësisht të pakuptueshëm për botën në Librin e Rekordeve Guinness: për dhunë e terror të madh ndaj njerëzve të vet, për interesat e kombeve dhe të shteteve të tjera.

Kryesisht për interesat e Serbisë, në rastin tonë!

Budallica “shqiptare” e Državna Bezbednostit (BIA-s), pavarësisht përkatësisë së shtirur partiake, edhe me rastin e kësaj vrasjeje të Xhemajl Mustafës, sikurse tentimvrasjes së parealizuar ndaj meje për shkak të largësisë, gjithë kohën ua ka bërë me sy eprorëve të vet në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.

Provokimi nga e-maili bujarbukoshi@yahoo.com , përmes të cilit më provokun që nga 17 nëntori 2000 e deri më 23 nëntor 2000, pra rrafsh qe 21 vite nga dita e sotshme, është ndër provokimet më të sofistikuara të kriminelëve të shërbimeve sekrete partiake, më saktësisht e lëmshit të tyre të kobshëm antishqiptar.

Pikërisht provokimit të tillë i jam nënshtruar une gjatë gjithë asaj jave të kobshme dhe më kot mundohesha ti ndalja e largoja nga provokimet e mëtejshme, duke u thënë se une nuk mërzitem për asnjë polici të kësaj bote kur kam të drejtë, që e bëja me qëllim që ta kishin në dijeni se e dija se kush po i nxiste në provokime.

Por, kot!

Ishin ngritur peshë bishtpërpjetat e partive politike, qoftë ato të “partisë së paqësorëve” apo të atyre “të luftës së pafituar”, të cilët NATO i solli në Prishtinë kur edhe e patën çliruar Hotelin Grand prej 9 kamarierëve serbë, siç e përshkruan në mënyrë perfekte gënjeshtrën dhe çmnedurinë e të tillëve Diana Rexhepi, gazetarja e njohur nga Zagrebi.

Kam thënë sa e sa herë dhe do ta përsërisë gjithnjë: provokatorët nga LDK, e ashtuquajtura elitë partiake aty, kanë qenë të mashtruar keq nga dikush prej kundërshtarëve të tyre që janë paraqitur rugovistë të përbetuar. Prandaj, edhe i kanë përdorur kundër meje këtu ku isha tashmë, në Norvegji, duke më paraqitur “tepër të rrezikshëm” dhe duke u thirrur e tuj më paraqitur si fajtorë për shkak të “ikjes sime …!”.

Kjo grackë ka lënë pasoja tepër të rënda pas, vrasjen e Xhemajl Mustafës si dhe poshtërimin tim, ashtu si dhe të mbarë elitës së vetquajtur të LDK-së.

Gjithmonë kanë thënë se “nuk është marre (turp) të gabosh”, por është marre që mos të përpiqesh për ndriçimin e ndodhisë enigmatike, që ka shpënë në gabimin e tillë!

Në provokimin ndaj meje ka marrë pjesë (i mashtruar) edhe njëri ndër ata me të cilin rrija më së shumëti në atë kohe!

E kam pasur shok e mik të mirë dhe nuk kam dashur kurrë ta shikoja përmes gabimeve të vogla e të padomethënje njerëzore, por gjithmonë e mbaja afër, duke menduar gjithnjë në mirëkuptimin e domosdoshëm njerëzor.

Deri në vitin 2012 për shkak se më vinte turp t’ia hapja problemin e rëndë, kam ndejt me të sa herë shkoja në Kosovë, duke shpresuar se do të më kallxonte e rrëfente vet, ashtu siç i ka takuar si gazetar me të cilin kemi punuar një periudhë kohe sëbashku. Pasi Xhemajli nuk ishte gjallë të flisja me të dhe i cili si shpirtmadh që ishte, jam i sigurtë se do të më rrëfente me detaje krejt historinë e ndodhisë, përpiqesha të mësoja prej tij, por nuk arrita kurrë ta dëgjoja një fjalë të vetme nga ai.

E kur “ti” nuk do të më kallxosh asgjë mua, pse u dashka une që të sakrifikohem për ruajtjen e “fytyrës tënde”?

Prandaj, edhe një herë i them kujtdo që ka për detyrë profesionale që ta dij, qoftë nga Policia e Republikës së Kosovës apo ajo ndërkombëtare që mund të ketë interesime për ndriçimin e këtij krimi të rëndë: Mos ndërlikoni e pshtillni më asgjë!

Mos ndërlikoni e as mos të paraqitemi më si “francuza”, pasi ky krim dhe të gjithë ata që e kanë bërë dhe kanë heshtur për të, ndodhet tek ky provokim, tek të gjithë ata “burra” të LDK-së, të cilët i kishin mashtruar e devijuar duke më paraqitur si “të rrezikshëm”, pra kryesisht tek mashtruesit e tyre!

Kjo është një “shkollë e madhe” provokimi e frymës së njohur UDB-ashe …!

I kanë mashtruar aq keq e me “aq shkollë” banditët e “luftës”, banditët e LDK-së, sa që këta nuk mund ta pranojnë kurrë këtë krim për të cilin janë po aq fajtorë, gati sa udhërdhënësit e kësaj vrasjeje nga ana e atyre “të luftës!”.

Dhe a e dini pse nuk mund ta pranojnë? Nuk e kanë as për Xhemajl Mustafën e as për mua, pasi i ndjeri dhe une nuk peshojmë gjë për mendjet e tyre të shkreta, por e kanë “për fytyrat e veta”, “për madhështinë e vet”, për “intelektualizmin e vet”, që dikush tjetër ua ka qitë aq poshtë, duke i poshtëruar aq keq!

Mu për këtë une e mbroj vetëm të vërtetën e njëmend rreth vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe tentimvrasjes (në tentativë) ndaj meje. Mua përndryshe më kanë vra, pakngapak gjithë jetën, madje edhe me “kolegët” e mij me të cilët punonim në të njejtin vend pune.

Kam thënë e do ta them gjithmonë: Disa gazetarë të Kosovës janë duke bërë krime të rënda përmes bashkëpunimit joprofesional dhe krejtësisht të panevojshëm me kriminelë të shërbimeve sekrete. Dhe vazhdoj të them se do të ishte tragjedi e madhe sikur në Policinë e Kosovës të kishte njerëz të lig, siç janë disa gazetarë .

Se çështja e preokupimit tim ishte shndërruar në çështje të “preokupimit shtetëror” në nëntor 2000, tregon kjo letër që ishte hyrje në provokim me 17 nëntor 2000 , e që përfundoj tragjikisht me 23 nëntor 2000.

Ja letra, edhe një herë:

Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com

Subject: Me jep nje kontakt me saliun

Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)

Pershendetje, I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar Saliut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij,apo numrin e telefonit. Sidoqofte,domethane ideja eshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,

Shnet

PS.

A po punon ende ne Rilindje apo ke kaluar te Bota sot?

Kah fundi i pranverës 2020, rrafsh pas njëzet vitesh, e gjeta rastësisht një letër tjetër dërguar nga po e njëjta adresë bujarbukoshi@yahoo.com , që sipas të gjitha gjasëve i njëjti grup provokatorësh ia kishte drejtuar shkrimtarit dhe studjuesit të letërsisë Shefqet Dibranit. Edhe aty përmendem une, që do të thotë se paskam qenë në shënjestrën e syrit të madh të “shtetit”.

Ja një ndër letrat e shumëta që ia kishin dërguar Shefqet Dibranit:

Von: Bujar Bukoshi An: shefqet dibrani Betreff: edhe dicka

Datum: Samstag, 18. November 2000 18:49

Zoti Qeti, jam ne negociata me zotin Bajram Kabashi, nje gazetar i njohur i Rilindjes me te cilin kam njohje deri diku per nje liber ne stilin “Abdi Baleta me ka thene…” eshte nje interviste e gjate dhe e mrekullueshme qe e ka nxjerre ne forme libri B. K.. Eshte fjala per 200 pyetje qe do te beheshin per librin “Bukoshi me ka thene” apo disi ngjajshem, varet edhe prej autorit. Domethane ideja eshte qe ti ti vleresoje pyetjet me shkrim qe do te me arrijne se shpejti nga zoti B. i cili ndodhetet qe 18 muaj ne Xxxxx dhe eshte duke punuar ne kete drejtim me perkushtim duket. Me pas te merrje mundimin qe ta lexoje komplet librin dhe te jepje nje vleresim, recension te bashkangjitur librit qe do te botohet ne se paku 200 000 kopje a më shume, ne pervjetorin e shpalljes se Ministrise se Mbrojtjes-17 mars 1998.

Cka mendon per kete?

Dosja e shkrimtarit Shefqet Dibrani për letrat UDBASHE në emrin e Bujar Bukoshit (3) | DRINI (revistadrini.info)

Pra, përderisa mua më shkruajnë fillimisht me 17 nëntor 2000, menjëhere të nesërmen e njoftokan Shefqet Dibranin se paskan “arritur marrëveshje” me mua!

Po, Policia e Kosovës, a ka arritur ta kuptoj ende SOT këtë provokim si dhe ti dij e njof autorët jo të pakët të tij, apo jo?

Une jam i mendimit që Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, nuk mund të arrij ta hulumtoj e zbuloj gjithë këtë intrigë të madhe të kriminelëve të shërbiemve sekrete, aq sa jam i bindur se këtë mund ta bëjë vetëm Policia e Republikës së Kosovës me mbështetjen e duhur politike, ku nuk duhet pasur asnjë sentiment për përkatësinë partiake të askujt.

Për mua ky krim është i zbuluar nga largësia këtu ku vazhdoj të jetoj, rrafsh qe 21 vite, që në orët e vona të mbrëmjes së sontme.

Njëri nga provokatorët, një jogazetar i njohur i Kosovës me prejardhje nga gazeta tashmë e shuar Rilindja, që ka vdekur para një kohe dhe të cilin e kam zbuluar përmes një fjalie të tij. Përmes një fjalie që nuk ishte mendim i tij, por i “baballakut” të tij.

E kam thënë këtë qartë në librin tim Rilindja. Përkushtim e Trishtim.

Sikurse edhe për shumë të tjerë … Si dhe për ndonjë humoristë të rrejshëm e të mjerë etj, etj.

Ashtu sikurse edhe për shokun tim “të ngusht!”

Prandaj, nuk e kuptoj fare se përse “hetimet po vazhdojnë…”, kur për mua hetimi është i mbyllur me zbulimin nga largësia qysh me 23 nëntor të vitit 2000!

Nuk ka asnjë dyshim se shtyrja çështjes së hetimit të shumë gazetarëve për dyshimin se mund të jenë marrë direkt me krime apo të kenë frymëzuar krime, është e palejueshme për shtetin e ri të Kosovës, pasi në këtë mënyrë vazhdojmë t’i lëmë njerëzit që mund të kenë zhvilluar veprimtari kriminale që edhe më tej të na krijonë “opinion publik”, siç i lejuam.

Intelektuali, shkrimtari, publicisti dhe atdhetari i njohur, njëherit i burgosur në burgjet e rënda serbe, Xhafer Shatri, para një kohe e pati një shkrim ku tregonte se udhëheqësi aktual i Bota e Re, gazetari Muhamet Mavraj, ka angazhuar pjesëtar të TMK-së menjëherë pas luftës që ta rrahnin mizorisht, duke e sjellë pothuaj buzë vdekjes publicistin Sali Kabashi.

Jusuf Gërvalla në fulqinjtë e matrapazëve – Apo kur qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën – DRINI.us

As sot e kësaj dite nuk e kami asnjë reagim të Policisë së Kosovës, e as të vet Mavrajt, i cili do të duhej të lajmërohej e të tregonte publikisht se kush mund ta ketë bërë atë krim, nëse se ka bërë ai, siç akuzohet. 

Sidoqoftë, tashmë e din kushdo që dëshiron ta dij: Disa gazetarë e intelektual të rrejshëm kanë bërë dhe mund të bëjnë krime: Andaj, Hetojini!

Pse dhe për çka jeni duke pritur …?

***

Më duhet t’ua them se shoqëria që po e ndërtojmë nuk është e as që mund të jetë shteti i ëndërruar prej gjeneratave të pafundme të shqiptarëve, të cilët kanë luftuar e janë përpjekur me shekuj për Liri, Barazi dhe Dinjitet në vendin e vet. Ashtu sikurse që detyrohem ta them se me vetëdije apo pa të të gjithë “ne” jemi duke e mbrojtur krimin, veprën kriminele dhe autorët real apo të dyshuar të krimeve të mundshme.
Personalisht nuk mund ta kuptoj e nuk do të pajtohem kurrë me shtetin e Kosovës që i trajton ndryshe njerëzit, që e shkel dhe poshtëron atdhetarin dhe me apo pa vetëdije e mbronë kriminelin. Une ende jam duke vrapuar si një maratonist i dehur për ta dhënë Lajmin, por tashmë në ditën e sotshme të vitit 2021, me 23 nëntor të këtij viti, vazhdoj të zhgënjehem dhe pikëllohem pa masë e fund, se, sipas të gjitha gjasëve, nuk po kam se kë ta lajmëroj, pasi nuk po duan lajme të vërteta, për shkak se janë të preokupuar të ruajnë “fytyra” marroqësh të kriminelëve të bashkuar.
Pavarësisht të gjithave, une vazhdoj të jem një maratonist i paepur, që jo vetëm se e kalon garën e Maratona-s prej 42,195 metra, por jam më i qëndrueshëm dhe i paepur, pasi që po vrapoj gjithë jetën në profesion dhe sidomos që nga mbrëmja e vitit 2000, nga koha kur po vrapoj pandërpre.
Kam vrapue edhe atë natë kur e vranë Xhemajl Mustafën, sikurse që më vranë edhe mua. Vetëm shtat ditët e fundit të javës kam vrapuar 105 kilometra, që nuk janë aq pak për moshën time të re, apo jo?!
Une po vrapoj qe 21 vite si Filipidi “për ta dhënë lajmin e fitores” në Athinë, pra në Prishtinë, por askush s’po do ta marr Lajmin.
Punë e madhe!
Lajmin ia jep vetës dhe atyre që duan ta marrin. Une që kam aq shëndet e forcë edhe mund të vdes Nesër, por Lajmin e kam dhënë …!
***
Askush nuk ka të drejtë që përgjithmonë t’ia mbuloj sytë e msheli veshët Kosovës dhe popullit Shqiptar …
Kjo do të kuptohet shpejt, besoj une. Deshtën apo nuk deshtën kriminelët e bashkuar dhe të gjithë ata që duan të ruajnë “fytyra” të mendjeve të këqija.
________
Më 17 nëntor 2021, në Drini u botue ky shkrim i shkurtër përkujtues:
Pastaj edhe përgjigja ime për një mik virtual:

K O M E N T E

10 KOMENTE

  1. Duke lexuar shkrimet e Bajram Kabashit Po krijoj bindje ac te forte
    sa nuk ka force qe ma ndryshon Se plaget e krijuara nga padrejtesija
    ilaqi i vetem per ta sherue ate plage qenka vetem drejtesija qofte edhe
    e vonuar !!! I nderuar Bajram , Vuajtjet tuaja jan
    vlerat tua qe Ti me balle lart flet shqip, shkruan dhe edhe pse nuk permend
    emna por pershkruan ngjarje Fajtort e gjejne vehten dhe rahatine
    nuk e kan as ne gjume e as ne pune e as ne sheher e as ne katune !
    E kam lexue ate shkrim Te mikut te vogjelise Xhafer Shatri dhe pa argumente
    te holla nuk flet Xhaferi ! Por i nderuar Bajram njeriu sapo jetojka po mesojka
    Une i rritun ne kullen e babes Uke qe gjithmone ishte spice musafir
    PO shkrimet tuaja po ma kujtojne muhabetin e pleqeve ne ode
    Qe flisnin me radhe por bisedat e tyre nuk i kuptonte krejt oda
    Alegorija ishte metode e muhabetit te odes E shkrimet tuaja
    edhe nese nuk i kuptojne krejt lexuesit I bindur qe aktort qe te jan drejtue
    si Bukoshist Rahatine e vet jan kah e perkunin mbi zjarr
    E une lutem U dalte flaka se per ta veq aty eshte nafaka !

    • Edhe une mendoj njejt sikurse ti për Xhaferin … Në disa raste ai bënë kritika të sakta se mbështetet në burimet që besoj se rrallë mund ti kenë të tjerët. Due me thanë se i besojnë dhe i tregojnë gjëra që të tjerët nuk i ditën në këto njëzet vite.

  2. Mal, cilin koment ta aktivizoj? Une i kam leshuar të gjitha vetëm nëse i ka shlye gabimisht miku im Arben Cokaj… Nëse ka ndodhur kjo, gjë që nuk due me besue, nise komentin sërish dhe shkruaj gjerësisht krejt cka të duash. Mirëudëgjofshim. B…

  3. Kur shkruhet për njeriun i cili i dha aq shumë vendit dhe popullit të vet, ku së fundmi i dhuroj dhe jeten, e të mos futet asnjë fotografi e tij në kët shkrim, e shof si shenjë të moskujdesit mbi rëndësin e shkrimit per një hero të kalibrit të lartë siç ishte Xhemail Mustafa! Të vjellësh vrerë mbi njerzit tuaj si akterë të krimeve, madje pa e ditur as dorasin dhe as mënyren e qartë të ekzekutimit të hreoit, e kuptoj si një shpërfillje për të gjetur rrugen e drjetësisë edhe pas vdekjes së tij, e kuptoj madje edhe si shpekullim me vdekjen e atyre që i dhanë ketij vendi me dashje e pa dashje! Heroi ynë Xhemail Mustafa, nuk është vrarë nga strukturat shqiptare, por nga ato të sherbimeve sekrete sërbe, madje edhe ekzekutorët e tij kanë qënë të nacionalitetit sërb, të pakten ashtu është bërë diçka e ditur…

    • Një përgjigje e shkurtër dhënë shkruesit të fshehur pas nofkës, “Besnik Drenit”, me numrin identifikues të kompjuterit prej nga shkruan: 85.1.161.136
      Besnik Dreni apo Dren Besniku mos shit respekt dhe as mos e lartëso rrejshëm njeriun tashmë të vdekur duke u fshehur pas nofkës. Edhe ata (apo ai) që ka qenë i infiltruar në “majen” e LDK-së për ti spiunuar pas luftës është dashur të paraqiteshin rugovist e ldk-ist fanatik, apo jo? Po ta përsëris edhe atë që e din mirë edhe ti si nofkë-hijenë se absolutisht asnjë stukturë serbe se ka vra të ndjerin Xhemajl Mustafa, por vrasjen e tij e kanë nxitë kriminelët që fshihen pas nofkash, të mashtrumit nga grupimi i të marrëve bujarbukoshi@yahoo.com dhe sidomos ata që i mashtruan ata dhe që e kanë vëzhguar “bashkëbisedimin tonë”, që më sakt ka qenë qëllimi për ti grindur kolegët ndërmjet vete. Sëpaku disa prej tyre, se ndër ta ka pasur njerëz që nuk është dashur tu dilte punë me autorin e shkrimit këtu ku jeton fare. Prandaj, ti Besniku i Drenit rri urtë e mos u përziej e as mos u mundo me i qitë gjërat në terrenin tjetër qëllimisht, se ka kush i hulumton, analizon e ua qet nofkagjinjve (qoftë edhe gazetarucër) prangat në dorë. Ndërsa për fotografinë mos u shtirë që mërzitesh, se ajo është vendosur në shumë shkrime të tjera për të, por mërzitu e mos bënë gjum të qetë ti që si një i krisur mundohesh ende të përhapësh mjegulla, në stilin: “…madje edhe ekzekutorët e tij kanë qënë të nacionalitetit sërb, të pakten ashtu është bërë diçka e ditur…”. Ti po e ditke a? Apo duhet të shprehesh në këtë mënyrë, si dikur! Edhe me 23 nëntor 2000 autorit që po të përgjigjet si një provokatori e shpirtziu, ajo bandë kriminelësh i pati thënë: “Kësaj radhe ka vra shkau … shkau, shkau…”. Me të njejtin fjalorë të pashpirt si të besnikut të kaprollit. Besnikut të së keqës! Besnikut të UDB-ës (BIA-s).

      • I nderuar Kabash , Une kesai radhe ta zuna per te
        madhe qe po merresh me nje rod katerkamshi
        qe bane vaki me kane maqorr e jo kaproll !
        Pershendetje M.U

        • Falemnderit për sugjerimin Mal Uka , por në këso rastesh zakonisht paraqiten keqbërësit e netëve të errëta e të liga, prandaj deshta ti them se drita dhe shndritja e errësimit të krijueme nga antishqiptarët “tonë”, shumëkujt ka për t’ia verbue sytë dhe jo vetëm sytë.

  4. Pershendetje zotëri Drini.us,
    1. Së pari më lejoni t’ju them se gjuha e perdorur në adresen dhe ngarkesen mbi emrin tim, nuk i pershtaten gjuhes së një intelektuali!
    2.Nëse e keni marrë numrin kompjuterit tim 85.1.161.136, përkon me IP adresen ku qendron Kompjuteri im, por, e keni edhe një E mail të regjistruar në emrin tim me të cilin mund të kontaktoni me mua!
    3. Nëse unë fshihem prapa nofkes Besnik Dreni, edhe ju jeni të fshihur prapa nofkes Drini.us, dhe kjo nuk tregon se jeni një patriot më i madh se të tjerët, qoftë edhe më i madh se unë!
    Unë personalishtë, jam viktimë e regjimit të huaj, si edhe shumë shqiptarë të tjerë mbase jo të gjithë, por, nuk i lejoj vetes të them se jeni bashkëpunëtor i UDB-së apo BIAS- sërbe, derisa nuk kam fakte për këtë, ashtu si edhe ju që nuk keni dhe as nuk do të keni fakte kurrë për një përkatësi e orientim apo bashkëpunim inekzistent antishqitar per mua!
    4. Unë nuk jam dhe nuk bëhem “Avokat” i askujt këtu, por vetëm ju dhashë një koment lidhur me disa mangësi që i vëra re, mbase edhe për adresimin e gabuar të ekzekutorëve të viktimes shqiptare!
    5. Xhemail Mustafen, e kam njoftë personalisht, që nga dita kur bashkoi shpirtërat e kombit në teritorin Helvetik, qëkur e krijoj edhe stafin e gazetes “Rilindja” në Zvicer, edhe kur dha kontribut për bashkimin e forcave politike LPK-LDK në Zvicer, janë të tjerët ata që i bëren ndasitë tek ne… u bënë edhe shumë tredhëti të mëdha për të cilat nuk ja keni idenë…, nga të cilat, u bënë edhe konflikte të mëdha, por, e perseris, Xhemajl Mustafa është vrarë nga sërbët dhe jo nga shqiptarët!
    Dhe per fund, ju tregoj se unë nuk jam edhe aq i fshehur, as si gazetar, as si politolog dhe as si analist!
    PS. “Botuesi i “Alteratives” në kohrat e liga për Kosoven në Slloveni, më njeh kush jam”
    Nga unë, një pershendetje të ngrohtë, me falenderimin për për pergjigjen ofendimet e pamerituara në adresen time
    Me respekt
    ish.

    • Përshëndetje. Nuk të fyeva se as që e dij kush je ti me emër e mbiemër real, ndërsa dihet mirë kush shkroi pas Drini-t. Ai nuk është nofkë, por jam une, B.K. Ti mund të flasësh sa të duash por nuk është e vërtetë që Xhemajl Mustafën e kanë vrarë serbët, por e kanë vrarë ata që po i përshkruaj une, pra “kriminelët e bashkuar” që më patën provokuar pas e-mailit të sajuar bujarbukoshi@yahoo.com. Ata, pra, janë vrasësit e vërtetë të Xhemajl Mustafës. Vrasësi (a vrasësit) direkt me plumb, dihet që janë mercenar në raste të tilla. Kështu ka qenë gjithmonë. Jo “basi, por shtisi!”, pra “jo ai që e ban por ai që shtin, nxitë…”. Dua të them se nuk i ka hije asnjë shqiptari që për të gjitha këto vrasje të partisë tjetër ti akuzoj serbët, me qëllim që ta largoj fajin nga vetja. Këto që kanë ndodhur, nuk ka asnjë dyshim se u janë përshtatur vetëm serbëve e Serbisë, pra edhe BIA-s së tyre. Megjithëse kjo është ndër vrasjet antishqiptare, gjithsesi e bërë (realizuar) prej shqiptarëve të ligj,- pavarësisht që nuk e ke mirë dhe flet i fshehur pas nofkës, une ty të kërkoj falje për shprehjen “Besniku i BIA-s”, ndonëse ckado që ka ndodhur në dëm të Kosovës së re, ka shkuar në favorin e saj! Në fund e kam një kërkesë për ty: Pasi këtë vrasje ua mvesh serbëve, a ke mundësi të shpjegosh e tregosh hollësisht me emra e mbiemra se kush qenka ai apo ata serbë që e paskan kryer këtë akt mizor me 23 nëntor 2021? Nëse ke të dhëna e dëshmi për këtë atëhere shpjegoje ndodhinë tragjike hollësisht dhe dërgoma me emrin, mbiemrin dhe foton tënde që ta botoj në http://www.drini.us . E-maili i redaksisë është: puhiza@hotmail.com , në të kundërtën debati i tillë me nofkën tënde e timen, konsiderohet i mbyllur qysh tash.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu