ARKIVI:
16 Maj 2024

Njohuri themelore që duhet t’i dinë shqiptarët në vigjilje të festave të 28 nëntorit

Shkrime relevante

Turizmi eksperimental në politikë, arsim, kulturë dhe media po e rrezikon shtetësinë e Kosovës

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Popuj që njohin demokracinë, qytetarinë, rolin e ndërtimit...

Rrreth një ndeje me veteranin e arsimit, historianin, gjeografin Husein Habiboviq dhe për rrëfimet e tij për Masbjeshkën

Xhafer Leci Novi Pazar, 2023. Me 82 vjeçarin, Husein Habibović,veteran i arsimit,...

Shes “parcela të xhenetit” në Lagjen Marigona Hill…!

Shkruan e këndon : Lirim Patriot Gashi Rron Gjinovci, ti flet dhe...

Maqedonia e lashtë nuk ka folur greqisht

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Tjetër element është të shkruash në greqishte por...

Librat e historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi, mund t’i shkarkoni gratis

(2) Jusuf Buxhovi - Faqja ime elektronike - gratis jusufbuxhovi.al... |...

Shpërndaj

Nga: Sheradin Berisha

GËZUAR 28 NËNTORIN 1443 / 1912

🇦🇱
Jemi në prag të dy festave mbarëkombëtare:
1 – 28 Nëntorin 1443 kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti Flamurit arbëror në Krujë dhe
2 – 28 Nëntorin 1912, kur Kuvendi mbarëkombëtar në Vlorë shpalli Shqipërinë e pavarur në kufijtë e saj etnik, në 121 329 km².
DITA E FLAMURIT
– 580 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Nga të dhënat shkrimore të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
Rrjedhimisht 28 Nëntori 1443 është Dita e Flamurit tonë kombëtar.
DITA E PAVARËSISË
– 469 vjet më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, delegatët e Katër Vilajeteve Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës) shpallën Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik, në 121 329 km². Në këtë ditë historike Kryetari i Kuvendit Ismail Qemali për të madhështuar këtë akt të pavarësisë, në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si simbol kombëtar të shqiptarëve.
Dhe në këtë kuptim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
KATËR VILAJETET SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Financave të Perandorisë Osmane, situata demografike e vilajeteve shqiptare për vitet 1910 – 1911 paraqitet kështu:
1.Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 12.991 km2 dhe 233.965 banorë. Dendësia e popullsise ishte 18 banorë për km².
2.Vilajeti i Kosovës kishte një sipërfaqe prej 44.192 km2 dhe 1.243.501 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 28 banorë për km².
3. Vilajeti i Manastirit kishte një sipërfaqe prej 44.136 km2 dhe 880.000 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 20 banorë për km².
4. Vilajeti i Janinës kishte një sipërfaqe prej 20.000 km2 dhe 537.199 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 27 banorë për km².
Kosova dhe Janina hynin në vilajetet me dendësi popullsie të madhe në Perandorinë Osmane. Ndërsa të gjitha vilajetet shqiptare kishin një sipërfaqe prej 121.319 km² dhe një popullsi prej 2.894.719 banorësh.
Nga kjo shifër duhet zbritur një përqindje të popullsive të përkatësive etnike tjera. Por e sigurtë se shqiptarët kalonin shifrën e 2 milionshit. (Burimi: Hasan Bello – Sa ishte sipërfaqja dhe popullsia e vilajeteve shqiptare në vitet 1910-1911?)
KRYEFESTA JONË KOMBËTARE
Në çdo nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe të kudondodhur në botë, trupin, shpirtin dhe mendjen e kanë të përqendruar te Kryefesta Kombëtare. Atje ku ka filluar numërimi i këtyre 111 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, në 121 329 km².
E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë Shqipëria e 28 nëntorit 1912! U copëtua në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, duke e njohur një Shqipëri të gjymtuar në vetëm 28.748 km². Prandaj të punojmë për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912!
GËZUAR 🇦🇱🤝🇦🇱
________
P.S: Në Kosovë më 28 nëntor janë edhe dy festa të rëndësishme (1) ditëlindja e K-ndantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe (2) dalja publike e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu