Nga: Gjokë Dabaj
Jam i detyruar t’i përgjigjem gazetares Dianë Rexhepi, pasi, me sa duket, ajo e njeh me shifra holokaustin e nazizmit gjerman mbi izraelitët, që është vërtet një plagë e rëndë gjithnjerëzore, por nuk e njeh konkretisht dhe me shifra genocidin sllav mbi kombin e saj, mbi kombin shqiptar.
Jam i detyruar kështu t’i bëj lutje, kërkesë apo thirrje (merreni si të doni) gazetares Dianë Rexhepi dhe qindra gazetarëvet të tjerë shqiptarë …dhe jam i detyruar t’u bëj paralajmërim të gjithë politikanëvet dhe biznesmenëvet shqiptarë, të Tiranës dhe të Prishtinës: Lexojeni librin e Shaban Brahës para se të shkoni në Beograd për çfarëdo pune apo marrëveshjeje!
Mbi genocidin që sllavët kanë kryer mbi kombin shqiptar ka edhe të tjerë libra. Sidomos mbi plojat që kanë ndodhur mbas vitit 1990. Libra të pamjaftueshëm, por të paktën aq sa për ta informuar dhe paralajmëruar botën, dhe vetë kombin sërb, se, nëse nuk reagojmë ndaj atyre që kanë ndodhur, këtu mund të ndodhin dhe kanë për të ndodhur përsëri mynxyra. Madje mundet edhe të papërsëritshme.
Titulli i librit është: “Gjenocidi sërbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990)”, botimi Lumi-T, Gjakovë 1991.
F.23.
Viti 1844. Botohet “Naçertania” e Ilia Garashaninit, program sërb mbi asgjësimin e kombit shqiptar, duke përdorur të gjitha format.
F.35.
Viti 1860. Princi Mirko i Malit të Zi masakron banorët e Kuçit. „Mbi 100 të rritur dhe 20 fëmijë qenë përshkuar nga shpata e atij Neroni të Ri“. Edhe në Rahojë dhe Kaçë, fshatra fqinjë të Kuçit, pati përkatësisht 20 edhe 16 viktima.
F.44.
Viti 1878. Në hapësirat rreth lumit Moravë, 35000 shqiptarë të çdo moshe, të asgjësuar.
F.50.
Ndër banorët e Nishit, Leskovcit, Prokuples e Kurshumlisë, 4000 viktima.
F.75.
Viti 1881. Një cub i famshëm i quajtur Bërkiq… “kishte therur 500 a 600 vetë në mënyrën aq barbare, sa kemi neveri ta themi”. Në gjyqin e tij janë thirrur më shumë se 1400 dëshmitarë.
F.139.
Tetor 1912. Kumanovë etj. Vriten 6000 shqiptarë. „Thika dhe zjarri përpinin jetë shqiptarësh, më shumë fëmijë dhe gra“.
F.184.
Viti 1912. Në afërsi të Shkupit 2000 shqiptarë dhe jo larg Prizrenit 5000 shqiptarë u masakruan.
Midis Kumanovës dhe Shkupit u vranë 3000 shqiptarë. Ndërsa 36 qenë dënuar me vdekje dhe qenë vrarë në vend.
Një oficer sërb ka vrarë me dorën e vet 9 shqiptarë.
F.185.
Në spitalin e Shkupit vriten 50 shqiptarë të plagosur.
Në Shkup numërohen 38 cisterna të mbushura me kufoma shqiptarësh.
Pranë stacionit të Kumanovës u kapën dhe u vranë 700-800 të rinj. „U lidhën dhe u copëtuan sikur të ishin kafshë të egra.“
F.186.
Viti 1912. Në rrethin e Prishtinës, nga 18 tetori deri më 12 nëntor, u zhdukën nga terrorizmi masiv sërb 5000 shqiptarë.
Në Nikodin, Lipjan, Babush etj popullsia e këtyre vendeve u vra në pjesën më të madhe.
Në Ferizaj komandanti sërb u bëri thirrje të arratisurvet të dorëzohen dhe 300-400 prej tyre i vranë.
Në Ferizaj qe bërë kasaphanë. Aty u vranë më se 1200 shqiptarë.
F.187.
Në trevat e Gjilanit 238 burra u masakruan.
Në Sefer u dogj e gjallë një grua bashkë me ndihmësin e saj katolik.
Në Gjylekatë një gruaje shtatzënë iu ça barku me bajonetë dhe iu nxor krijesa.
Në Trestenik u vranë 60, në Smirë 32, në Vertan 20, në Lubishtë 19, në Komogllavë gati të gjithë burrat. Në Preshevë shpëtuan pa u vrarë shumë pak njerëz.
Më 12 nënrtor 1912 gazeta „Deili Kronikall“ publikonte se në viset e Prizrenit u masakruan 5000 shqiptarë. Rreth 400 qenë vrarë që ditën e parë.
F.188.
Viti 1912. Në Lumë u dorëzuan vetë 400 burra dhe u çuan në Prizren. Aty u vranë grupe-grupe nga 40 deri në 60 vetë në ditë.
Më 12 nëntor 1912, gjenerali sërb Zhivkoviq urdhëroi në Senicë vrasjen e 950 prijësvet.
F.189.
Në Gërdheshtë sërbët therën 72 vetë, gra, fëmijë e pleq.
F.190.
Vetëm gjatë dy muajvet të parë 1912 në Kosovë u vranë 25000 deri në 30000 shqiptarë. Në këtë shifër nuk llogariten të vrarët me armë në duar.
Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjes së ushtrisë sërbe e malazeze në këta vise në vitin 1912 u vranë 12 777 shqiptarë.
F.192.
1913. Në Nishor të Suharekës sërbët vranë 42 vetë.
F.194.
Në Krrabë midis Tiranës dhe Elbasanit dhe në Çermenikë, më 1912-1913-n, janë vrarë 20-30 shqiptarë.
Korrik 1913, në Prizren vriten 19 vetë.
F.196.
Në një përballje me ushtrinë sërbe, afër kufijvet të Prizrenit, vriten 200 shqiptarë.
F.199.
Ka fshatra me 100-150 shtëpi, ku nuk ngeli njeri i gjallë. I mblidhnin njerëzit grupe-grupe nga 40-50 dhe i masakronin me thika.
Në fshatra të Lumës komanda sërbe mblodhi 83 vetë në një vend dhe i vrau të gjithë. Të vrarët dhe të plagosurit i hidhnin në zjarre, për të mos humbur kohë me varrosjet.
F.200.
Në Topojan, afër 400 vetë u vranë me mitraloz grumbuj-grumbuj.
F.201.
Oficeri sërb mblodhi të gjithë të rriturit, gjithsej 83 vetë, dhe i pushkatoi.
Te Shpella e Ibrës, në udhën për në Prizren, buzë një uji, bajonetat e xhelatëvet nisën të ngulen në trupat e robërvet të lidhur dy nga dy dhe, sakaq, “36 lojmianë e 54 nimçianë u shnërruan në grumbuj kufomash.”
F.202.
Në Lumë e Opojë, në një pasqyrë përmbledhëse, del se në vitin 1913 janë masakruar 547 vetë, prej të cilëvet mbi 290 ishin gra e fëmijë.
F.203.
Në Kabash të Gjilanit u masakruan 47 vetë.
Edith Durhami shkruan: “Në krahinën e Gostivarit, kanë djegur me vajguri fshatrat dhe kanë hedhur në flakë me majat e bajonetavet ata që nuk kanë mundur të shpërojnë. Ka fshatra me 100, 150 e 200 shtëpi, ku tani nuk gjendet asnjë frymë. I mbledhin njerëzit me togje nga 40 ose 50 vetë dhe i shkojnë në bajonetë.”
Në Reçan të Gostivarit, sërbët, pasi vranë 30 burra, 200 gra, fëmijë e pleq i mbyllën në dy shtëpi dhe i dogjën të gjallë.
Në Zdunjë në një ditë dogjën 37 gra, fëmijë e burra, të nesërmen 9 të tjerë i çuan e i masakruan në Vakuf.
Në tetor 1913 në fshatin Simnicë vranë 18 vetë. Pas tetë ditësh i vranë edhe 22 të tjerë.
Në Gjinovc dogjën 7 shtëpi me njerëzit brenda.
Në Reçan pushkatuan 86 vetë.
F.204.
Në katundin Vërtok u pushkatuan 18 vetë.
Në Bigorë 40 burra u pushkatuan dhe disa trupa u hodhën në pus.
Në Kalisht i vranë e i therën rrugës 43 vetë.
Në Çergan vranë 32 vetë.
Në katundin Qafë e Gostivarit vranë e masakruan 65 vetë.
F.205.
Në Gjoricë të Dibrës së Vogël qenë masakruar 14 vetë. Qenë mbytur edhe 2 gra e 5 fëmijë.
F.206.
Në Zogjaj të Dibrës së Vogël u masakruan 12 vetë, fëmijë e gra.
Në Maqellarë 12 të tjerë.
Në Vojnik therën me bajoneta 4 njerëz.
Në Allajbeg masakruan 24 vetë.
F.207.
Në Luzni u masakruan 45 vetë.
Në Deshat u hodhën në flakët e shtëpivet që po digjeshin, 3 fëmijë e 2 gra.
Në Pilat-Mëhallë u hodhën në flakë të zjarrit 4 vetë.
Në Peshkopi u masakruan 6 vetë.
Në Qafë-Bulqizë u pushkatuan 13 vetë.
Në Kërçovë 184 vetë.
Në Çallopek 47 vetë.
F.208.
Afër Shkupit u therën si berrat 2000 shqiptarë.
Në Ujëzi pranë Drinit 32 vetë u mbyllën në një shtëpi dhe u dogjën.
109.
Në Plavë-Guci, më 1913-n, u pushkatuan 720 burra, nga këta 559 në Qafë-Previ, 150 në Brezovicë dhe 11 brenda në Plavë.
U ekzekutuan 22 prijës: I Drenicës, i Klinës, i Hotit, Etem Dobrosheva dhe 18 të tjerë. Po ashtu 2 burra prej Batushe dhe 2 prej Shipshanit, u kapën në Gjakovë dhe u ekzekutuan.
F.211.
Viti 1914. Vetëm në krahinën e Ostrozupit janë vrarë 227 vetë.
F.212.
Në Rahovec u pushkatuan 40 vetë.
F.216.
Në Kaçanik dhe në Vranoc të Pejës, më 3 prill të 1913-s, masakrohen 1300 shqiptarë.
F.217.
Në fshatin Fushëllazar të Ohrit, më 26 nëntor 1913, u përdhunuan10 gra dhe 9 vajza dhe pastaj u vranë.
F.222.
Në fshatin Sop, rrethi i Kërçovës, një sërb ka lidhur rreth 200 shqiptarë, i ka çuar në xhami, i ka mbuluar me sanë dhe i ka djegur të gjallë. (Gj.D: Është për t’u çuditur…)
Në Ujëzi, midis Gjakovës dhe Prizrenit, Abdyl Zeqa dhe 20 pjesëtarë të familjes u dogjën. Disa që tentuan të iknin, sidomos fëmijët, u ndaluan duke i therur me bajoneta.
Ali Tafa dhe 9 pjesëstarë të familjes u dofjën të gjallë në shtëpinë e tyre.
Halil Sadiku dhe 6 pjesëtarë të familjes së tij u dogjën të gjallë.
E shoqja e Tun Çetës dhe dy gra të tjera, të krishtera, u dogjën të gjalla.
F.225.
Një burim i dhjetorit 1913 vë në dukje se sllavët e Ballkanit, me egërsinë e tyre, masakruan 80000 shqiptarë të pafajshëm, që do të thotë se është fjala për shqiptarë të pambrojtur e të paangazhuar në luftime.
Më 2 shkurt 1915 thuhet se në Luftën Ballkanike janë masakruar 200000 shqiptarë.
F.236.
Më 1916 në Smirë të Vitisë bullgarët vranë e masakruan 21 vetë.
Më 1917-n në fshatin Gjylekar të Gjilanit forcat bullgare vranë 61 vetë.
Më 1917 në fshatin Zhiti bullgarët vranë 8 vetë.
F.237.
Në Lubishtë bullgarët vranë 8 shqiptarë.
F.256.
Më 1918 në Akovë të Peshterit 70 gra u përdhunuan dhe u mbytën në gjak.
F.258.
Sërbët, 4 vetëvet të Jenipazarit u kanë nxjerrë sytë për së gjalli.
Më 15 shkurt 1918 në Poçest të Pejës sërbët masakruan një plak 80 vjeç dhe një djalë 12 vjeç.
1918. Sërbët vrasin 9 shqiptarë, ndër të cilët 3 katolikë dhe 4 myslimanë.
F.259.
Më 4 janar 1919. Në rajone të Podgoricës u vranë, u therën dhe u mbytën 9 shqiptarë.
F.261.
Më 1919. Në Tërgovish u vranë më se 100 shqiptarë pa kurfarë shkaku.
Në Akovë 800 vetë u vranë barbarisht. U morën 46 vajza, prej të cilavet 6 u përdhunuan, të tjerat, për të pësuar të njëjtin fat, u dërguan në Mal të Zi. (Gj.D: Ka edhe një njoftim të ngjashëm për Akovën lidhur me dhunimin e gravet. Duhet verifikuar në dokumente mos është e njëjta ngjarje.)
Në fshatrat Koshutan, Koshutnicë, Bukël e Bisinicë u vranë 21 vetë.
Në rajonet e Rozhajës, në fshatin Cerallukë, u vranë 9 shqiptarë.
F.262.
Nga 8 deri më 25 shkurt 1919, në Plavë, Guci e Rugovë, u masakruan 844 vetë.
Në Qeqekullë kanë vrarë 11 meshkuj dhe “I kanë ba grumbull njanin mbi tjetrin.”
Shkurt 1919. Në Kërninë të Istogut vriten 17 vetë.
Mars 1919 në Çallopek të Pejës vriten 17 vetë.
Në Beran të Pejës u vranë 11 vetë.
F.263.
Më 20 mars 1919 sërbët dhe malazezët në Plavë e Guci kanë masakruar me mitraloz 356 fëmijë, pleq, plaka dhe burra sakatë dhe i kanë djegur në zjarr duke kërcyer rretherrotull zjarrit.
Më 22 shkurt 1919, në një protestë dërguar Komandës Aleate në Shkodër, thuhet se në Akovë sërbët kanë masakruar 800 shqiptarë, kurse në Rozhajë 700 shqiptarë. (Gj.D: E dhëna pë Akovën është qartësisht përsëritje.)
F.269.
Në fshatin Qeqekullë xhandarët hyjnë në një shtëpi dhe bëjnë copa-copa 14 pjesëtarë të një familjeje.
Në 10 fshatra të Mitrovicës u masakruan 190 vetë.
Në 105 fshatra të Vushtrrisë u masakruan 1007 vetë.
Në Qeqeli u masakruan 12 vetë.
Në Kullë u masakruan 43 vetë,
Në Obiliq u masakruan 7 vetë.
Në Tërstenik u masakruan 13 vetë.
Në Popovë u masakruan 23 vetë.
F.270.
Më 1919 ushtria sërbe në Prishtinë ka therur më se 4800 foshnja, gra e pleq.
Në tre katunde janë vrarë 1400 vetë dhe kanë shpëtuar vetëm 17 vetë.
Në 17 fshatra të Prizrenit u vranë 376 vetë.
Në Tetovë u vranë 30 vetë.
Në Istog i vranë mbi 160 vetë dhe u lanë pa shtirë në dhe.
Ushtria sërbe shuajti në Drenicë mbi 30-35 katunde.
Në fshatin Batushë të Gjakovës i lidhën në trungjet e shelgjevet 11 burra dhe i vranë.
F.271.
Viti 1919. Në Jabllanicë të Pejës u vranë 78 vetë.
Vetëm gjatë dy muajvet, janar-shkurt, në vilajetin e Kosovës sërbët vranë 12370 vetë.
Në rrethin e Plavë-Gucisë numri i burravet të mbytur është 942 vetë, i gravet 399, i fëmijëvet 360.
Në fshatin Radovc të Istogut forcat sërbe në një familje vrasin 15 vetë.
Më 1918 sërbët kanë vrarë në forma të ndryshme 30000 shqiptarë.
F.277.
Viti 1920. Sërbët kanë rrethuar forcat e Azem Galicës dhe kanë vrarë 20 luftëtarë.
F.282. Në Istog vriten 100 vetë, burra tregtarë, pleq, plaka, gra e fëmijë.
Më 3 mars 1920. Në Bjellopojë të Istogut 22 të lidhur i çojnë në mes të natës në një pyll dhe i therin me bajoneta.
Në Uçë të Istogut 9 vetë i lidhin këmbë e duar, i mbyllin në një kullë dhe i djegin për së gjalli.
Më 13 korrik Rakinica u rrënua me artileri dhe pas bombardimit u gjetën 43 kufoma shqiptarësh.
F.283.
Pasqyrë e pjesshme e tragjedisë në Plavë-Guci në vitin 1920. Shqiptarë të asgjësuar në forma të ndryshme.
Gucia: 180 burra, 40 gra e 50 fëmijë.
Vuthajt: 110 burra, 60 gra, 70 fëmijë.
Kalina: 26 burra, 16 gra, 15 fëmijë.
Kroshava: 15 burra, 11 gra, 18 fëmijë.
Vrishnjava: 11 burra, 8 gra, 6 fëmijë.
Bodovica: 10 burra, 6 gra, 9 fëmijë.
Hakaj: 14 burra, 7 gra, 8 fëmijë.
Vojnasella: 20 burra, 9 gra, 12 fëmijë.
Gjyriçi: 5 burra, 50 gra, 8 fëmijë.
Jasenica: 4 burra, 6 gra, 5 fëmijë.
Hoti: 15 burra, 5 gra, 10 fëmijë.
Bogajçi: 25 burra, 15 gra, 21 fëmijë.
Përnjanori: 30 burra, 9 gra, 14 fëmijë.
Livadhaj: 33 burra, 9 gra, 14 fëmijë.
Plava: 172 burra, 53 gra, 42 fëmijë.
Luzi Bahines: 5 burra, 3 gra, 8 fëmijë.
Jara: 15 burra, 5 gra, 3 fëmijë.
Meseheti: 16 burra, 12 gra, 9 fëmijë.
Komaraça: 20 burra, 8 gra, 10 fëmijë.
Skoci: 13 burra, 8 gra, 10 fëmijë.
Nokshiqi: 22 burra, 8 gra, 7 fëmijë.
Arzhanica: 17 burra, 9 gra, 7 fëmijë.
Popaj: 15 burra, 7 gra, 9 fëmijë.
Brezovica: 15 burra, 7 gra,10 fëmijë.
Martinaj: 60 burra, 40 gra, 50 fëmijë.
Dolni Reçani: 9 burra, 22 gra, 33 fëmijë.
Vërmoshi: 15 burra, 5 gra, 10 fëmijë.
Buceli: 5 burra, 2 gra, 8 fëmijë.
Gjithsej të vrarë, të mbytur e të asgjësuar në forma çnjerëzore, në trevat e Plavë-Gucisë në vitin 1920: Burra 893, gra 440 dhe fëmijë 472.
F.284.
Veç këtyre, në trevën e Plavës është kryer genocid edhe në 13 fshatra të tjerë dhe bilanci i përgjithshëm është: 4066 vetë. Nga këta, 2066 burra, 954 gra dhe 1046 fëmijë.
Në Rekë të Gjakovës u vranë 6 vetë.
F.287.
Viti 1921. Në Banjë të Prizrenit, 15 të mbytur duke i rrahur me dru.
Në Cerallukë të Prizrenit, 5 vetë.
Në Ofzhefc të Vushtrrisë 10 vetë.
Në Pallancë të Vushtrrisë 10 vetë.
Në Bratje të Vushtrrisë 10 vetë.
Në Podujevë u vranë 28 vetë, gra, fëmijë dhe burra.
Në fshatin Keqekollë u vranë 490 meshkuj.
Në Prapashticë 1020 vetë.
Në Shurban 31 vetë.
Në Bjellopojë u vranë e u dogjën në zjarr 30 vetë.
Në Nishec u masakruan 14 vetë.
Në Gerdovc u vranë 25 vetë.
Në Llupcin të Epërm u vranë 12 vetë.
F.288-289.
Në fshatin Shurban afër Prishtinës u vranë e u masakruan 26 vetë.
F.289.
Sërish në fshatin Shurban vriten e masakrohen 34 vetë.
Në Bjellopojë të Prishtinës 19 vetë.
F.290.
(Gj.D: Duhet të kesh sistem nervor shumë të qëndrueshëm, kur lexon të këtilla statistika. Përndryshe, çmendesh dhe del e bërtet rrugëvet.)
Në katundin Keqekollë 18 vetë.
Në një familje, po në atë fshat, vriten 8 vetë.
Në lagjen Sinanaj digjen 5 shtëpi me 69 njerëz brenda.
Në lagjen Qurth janë vrarë 490 vetë. Kanë mundur të shpëtojnë vetëm 2 vetë.
Pë katundin Prapashticë, me 80 shtëpi të djegura, thuhet se janë masakruar e shfarosur 1020 vetë. Vetëm 9 vetë, që janë ndodhur në mal, kanë mbetur gjallë.
Në Urlan vriten 11 vetë.
Në Kushovicë sërish vriten e digjen në zjarr 10 a 15 vetë.
F.291.
Në Gërdafc u masakruan 25 vetë.
Në një raport të po këtij viti, të vitit 1921, shënohen këto të dhëna:
Në Prizren-Lumë 956 vetë të mbytur e të vrarë.
Në Vushtrri 2394 vetë të mbytur e të vrarë.
Në Prishtinë 1950 vetë të mbytur ose të plagosur.
Në Ferizaj 1885 të mbytur e të vrarë.
Në Gjilan 900 të mbytur e të vrarë.
Në Preshevë 345 të mbytur e të vrarë.
Në Plavë e Guci 1810 të mbytur e të vrarë.
Në Pejë 1840 të mbytur e të vrarë.
Gjithsej 15676 shqiptarë, të mbytur, vrarë e masakruar.
(Gj.D: Me fjalën të mbytur duhet të kuptojmë forma të ndryshme të asgjësimit, ndërsa me fjalën të vrarë, me sa duket, kuptohet asgjësimi me armë zjarri.)
Më 10 prill 1921. Një shtet brenda 10 ditësh vret 3800 njerëz.
Më 6 gusht 1921. Në qarkun e Pejës e të Gjakovës ushtria sërbe ka mbytur brenda ditës më shumë se 350 vetë.
F.292.
Në fshatin Bornë vriten 14 vetë, mes tyre një vajzë 10-vjeçe.
Në Lug të Baranit, në Gllogjan, Çallapek, Isniq, Baran, Krushevc, masakrohen 94 vetë.
Më 14 mars 1921 njoftohet se në rajonin e Pejës ndër të masakruarit janë 200 djem të moshës deri 10 vjeç, 340 gra e vajza, 270 pleq, 70 prej tyre të mbytur nga rrahja me dru.
Në Plavë e Guci janë mbytur 26 fëmijë në barqet e gravet shtatzëna.
Në 17 fshatra të Gostivarit u masakruan 408 vetë, ndër të cilët 79 ishin gra e 5 ishin fëmijë. Prej këtyre 408 vetëvet, 31 u dogjën.
Në Gjeshovicë u vranë 9 burra dhe u dogjën 13 burra të tjerë dhe 7 gra.
Në Kalisht u vranë 43 vetë.
Më 26 prill 1921, në një raport në Konferencën e Parisit thuhet: Vetëm në tre muajt e fundit kanë humbur jetën dhunshëm 2000 shqiptarë në rrethet Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë e Prizren.
F.293.
Në fshatin Resul të Pejës më 8-9 korrik 1921 u godit një çetë shqiptare ku u vranë 20 luftëtarë.
Më 8 gusht 1921 në rajonin e Ufçes së Istogut u vranë 12 kaçakë, luftëtarë të lirisë, e pak më vonë edhe një tjetër trim Dan Doroçi dhe e shoqja e tij, për të cilën u tha (u shpif) se u gjend e vdekur në Malin e Brohorit.
Në bjeshkët e Isniqit u vranë 27 vetë.
F.294.
U masakruan 131 persona. Ndër ta në Isniq 22 vetë, 12 në Vitak, në Jabllanicë 39 vetë, kurse sipas një informacioni tjetër 60 vetë.
Ndërkohë, rreth prillit 1921, Shoqëria e Vilajetit të Kosovës njofton Lidhjen e Kombevet se nga shovinistët sërbë u vranë 12371 shqiptarë. Prej tyre 625 u mbytën në tortura.
F.297.
1922. Në Raushiq vriten Beg Delia dhe 15 shokët e tij.
Në Obergjan vriten Abdyl Bajrami me 7 shokë.
Në Ruhot vriten Istref Shabani dhe 5 shokët e tij.
Në Lutogllavë vriten Lul Bajrami dhe 5 shokët e tij.
Në Prapaçan vritet Shaban Salihi vetë i shtati dhe trupat e tyre hidhen në një pus.
Në bjeshkët e Isniqit vriten Bardhosh Haxhia dhe 7 barinj.
F.298.
Në katundin Shtup u vranë Dan Bala dhe 5 shokët e tij.
Në Buçaj të Pejës u vranë Abdi Ibishi dhe 7 shokët e tij.
Në Buçanë të Pejës u vranë 9 vetë.
F.301.
Më 8 janar 1923 vriten 16 luftëtarë, midis tyre me famë Sokol Rama i Rugovës.
F.303.
Në Junik vriten 60 burra.
(Gj.D: Në një burim tjetër, më 1 tetor 1923, thuhet se në Junik u masakruan 10 burra. Mund të jenë dy ngjarje të ndryshme.)
Në Rasujë u masakruan 3 vetë, midis të cilëvet një fëmijë 6 vjeç.
F.305.
Xhandarmeria sërbe vrau e masakroi 23 vetë, midis tyre18 gra e fëmijë, një pjesë e të cilëvet u hodhën e u dogjën në zjarrin e shtëpisë Mehmet Konjuhit..
F.307.
Në Drenicë qeveria sërbe vrau 75 njerëz, në përpjekje për ta nënshtruar atë vatër lirie.
F.308.
Terrorizmi individual. Sërbia organizon vrasjen e personalitetevet: Ymer Prizrenin, Haxhi Zekën, Ramadan Zaskocin, Isa Boletinin, Dedë Gjo Lulin, Bajram Currin, Shtjefën Gjeçovin, Hasan Prishtinën…
F.309.
…Bajram Hasin në Martinaj, Bajram Sadriun në Vuthaj, Sadik Myftarin, Abdyl Shabanin, Idriz Bekën, Mark Kolikun, Mustafë Haxhinë, Ndue Bibën, Ndue Dushin.
(Gj.D: Është thënë e thuhet se Sërbia i vret shqiptarët, sepse janë myslimanë. Por nuk është e vërtetë. Sërbia vret në këto hapësira cilindo njeri që flet shqip, ose që parashikohet të flasë shqip mbasi të ketë lindur.)
F.316.
Në Pobreg të Gjevgjelisë, në vitin 1913, nga 200 familje që kishte, genocidit i kishin shpëtuar vetë 3 familje.
Në fshatin Pepelisht, po në Gjevgjeli, nga 500 familje, kishin mbetur vetëm 300.
F.383.
Viti 1941. Komandanti i vendit Vojo Kaliçanec, ushtarët shqiptarë i dërgonte pranë lumenjvet Sitnicë e Llap, gjoja për stërvitje,dhe atje, mbasi i pushkatonin gjatë natës, të gjithë i hidhnin në lumë. Ky masakrim i tmerrshëm ka vazhduar 6-7 ditë.
Në rrethin e Mitrovicës kish shumë shqiptarë, të vrarë prej çetnikësh dhe prej xhandarësh sërbë.
Në Vushtrri vrasin Ismail Avdullahun nga Suvodolli dhe Tahir Maxhunin nga Vushtrria. Tahir Maxhuni është vrarë në mënyrë barbare: Më një anë i kanë ngulur bajonetën diku në trup, në anë tjetër i kanë ngulur në kokë një gozhdë dhe i kanë mëshuar asaj gozhde me çekiç, deri sa i është futur e tëra në tru.
Në Pejë sërbët dhe malazezët vranë 15 shqiptarë.
Brenda në Gjakovë vranë 12 shqiptarë.
Në rrethinë të Gjakovës janë pushkatuar 260 shqiptarë.
Në Byc kanë vrarë 3 gra të reja dhe një fëmijë.
Në shkollë të Rogovës kanë vrarë 13 shqiptarë.
Jo larg Hanit të Hotit u vranë 15 hotjanë.
Në buzë të lumit Ribnicë, afër Podgoricës, janë pushkatuar 9 malësorë.
Në Qafë të Presekut u vranë 2 pleq dhe në Vuksanlekaj një plak tjetër. Gjithsej shqiptarë të masakruar në këtë periudhë më shumë se 340.
F.384.
Në Kastrat te kisha e Gorejt u vranë 2 grudianë, Vatë Marash Dashi dhe Pretash Gjon Huska.
F.387.
Nëntor 1941. Në Pazarin e Ri vriten 75 shqiptarë në luftë me forcat sërbe.
F.398-402.
Fillim janari 1943. Masakra e Bihorit.
Burra të vrarë 590.
Gra të vrara 340.
Burra të masakruar 185.
Gra të masakruara 285.
Fëmijë të masakruar 701.
Fëmijë të djegur 705.
Burra të ngrirë 119.
Gra të ngrira 266.
Fëmijë të ngrirë 447.
Vdekur urie 103.
Gjithsej 3742.
Burra të plagosur 359.
Gra të plagosura 275.
Të zënë rob 251.
Gjithsej 885, nga të cilët nuk dihet sa kanë mbetur gjallë.
F.405.
16 dhjetor 1943. Drazhistët që ndodhen në prefekturën e Medvegjës, „janë tue ba masakrime“ në katundet Sfircë, Tupallë e Gërbaç, që janë thjeshtë shqiptarë, si dhe në katundet Ravne-Banjë, Stara-Banjë, Llapashticë, Kapit, Sjarinë, Gjylekatë, Medvegjë, që janë të përzier. Në të gjithë katundet mund të jenë më se 4000 frymë. (Gj.D: Në tekst nuk del qartë, por me sa duket, fjala është për 4000 të masakruar.)
Më 4 shkurt 1944. Në një fshat të Tivarit vriten 3 shqiptarë.
Në rajonet e Rezallës dhe Velibregut, në përleshje me sërbët, ka 12 të vrarë.
8 shkurt 1944.. Në Banjë të Podujevës, në luftime me çetnikët, vriten 70 vetë.
Më 2 shkurt 1944, në Tabelie e Vukovicë vriten 54 shqiptarë në luftë kundër çetnikëvet.
F.437.
Shtator 1944. Në Medvegjë zhduken 7 shqiptarë.
Në Gostivar vriten mbi 100 vetë.
Në Tetovë, 80 vetë.
Në Derven të Shkupit, 200 vetë.
F.438.
Viti 1945. Në Gostivar asgjësohen, pas torturave të papërfytyrueshme, me dhjetëra e dhjetëra shqiptarë.
Pushkatohen nër rrugët e Gostivarit 20 shqiptarë.
Në Vrapçisht të Gostivarit pushkatohen më shumë se 150 vetë.
Në Zhegë të Gostivarit masakrohen 12 vetë.
Në dhjetor 1944 në Gostivar u vranë 75 shqiptarë.
F.439.
Në Pinok të Gostivarit vriten 27 shqiptarë.
Në Kampin e Gostivarit pushkatohen 300 shqiptarë.
Në Monopolin e Duhanit në Tetovë janë pushkatuar 1200 vetë.
Po në këtë kamp OZN-a merr 500 djem të zgjedhur, i dërgon në frontin e luftës kundër gjermanëvet dhe atje i vrasin një nga një njerëzit e OZN-ës.
Në Gradec të Tetovës OZN-a vret 35 shqiptarë.
Në Nakadimë vriten 18 vetë.
Në Reçicë të Madhe, 40 vetë.
Njëfarë Sergio, ofocer i OZN-s, vret me dorën e vet 50 shqiptarë.
Në Zajas të Kërçovës masakrohen 320 vetë.
Në Bojn të Shkupit vriten 76 burra, gra dhe fëmijë.
Në Bllacë asgjësohen 160 burra e 50 fëmijë.
Në Saraje vriten 25 vetë.
F.440.
Në Bllacë, Karadaku i Shkupit, nga 127 shqiptarë të grumbulluar, pushkatohen 100, ndërsa 27 dërgohen te Ujët e Thartë dhe pushkatohen edhe ata.
Numri i të vrarëvet në këtë fshat arrin 170.
Në më se 10 fshatra të Preshevës i thërrasin njerëzit gjoja për mbledhje, pastaj i lidhin dhe 83 vetë i mbytin me ujë valë.
Në fshatin Sopot të Kumanovës titistët vrasin 20 burra.
F.141.
Më 8 nëntor 1944. Në Bukurocë të Preshevës forcat e OZN-s mbledhin 36 vetë, i grumbullojnë në një dhomë dhe i mbytin edhe këta me ujë të valuar.
Në fshatin Bukurocë e Keqe mbledhin 27 vetë, burra, gra e fëmijë, i lëshojnë në një gropë dy metra të thelë dhe i përvëlojnë me ujë nga sipër.
Në Zheg të Preshevës, 7 vetë i vrasin, një këtu një atje, ndërsa 14 i çojnë te Lisat e Zekbashit dhe i pushkatojnë. Shpëton vetë një.
F.442.
Në Qarr të Gjilanit theren me thikë dhe vriten 21 vetë, të moshavet të ndryshme.
Në Sedllar të Kumanovës u masakruan 3 vetë,
Në Desivojcë, 15 vetë.
Në Krajnidell, 12 vetë.
Në Koretinë, 11 vetë.
Në Hogosht, 16 vetë.
Në Lisovicë 7 vëllezërve muratorë ua kanë gozhduar duart në dysheme dhe në sy të tyre e kanë djegur për së gjalli një fëmijë 6-vjeçar.
Në Novosellë, te Lisi i Premë, i torturuan barbarisht 3 vetë.
Në Ponesh të Gjilanit u masakruan 12 vetë.
Më 28 nëntor 1944, në ditën e festës sonë kombëtare, në Shahiq të Gjilanit, Sali Shahiqit ia vrasin barbarisht 12 pjesëtarë të familjes.
F.443.
Në Velegllavë të Gjilanit u masakruan 35 vetë, ndër ta 7 gra e 2 fëmijë.
Në Cavojkë dhe Stanevë, 75 vetë. Plakut Myftar Hajdari, i cili djalin e kish partizan, i prenë gjuhën për së gjalli dhe mandej, bashkë me vëllanë e dy të tjerë, i kanë përvëluar me ujë.
Më 5 janar 1945, në fshatin Qarr njerëzit e OZN-s mblodhën 21 fshatarë, i therën me thika dhe i copëtuan trupat e tyre, që më vonë u gjetën pa hundë, pa sy, pa veshë dhe pa krahë.
Po kështu ndodhi edhe me 12 fshatarë të tjerë të fshatit Qarr.
Në Gjilan, me rastin e hyrjes për herë të dytë të forcavet jugosllave, janë pushkatuar mbi 1000 persona.
Njëfarë Vllado Popoviq, brez pas brezi shqiptarvrasës, vrau me dorën e vet 5 shqiptarë.
F.444.
Nga dora e shovinistëvet „partizanë“ jogosllavë janë vrarë 100 të burgosur shqiptarë gjatë transferimit nga Kumanova për në Vranjë.
Në Gjilan shumë net rresht janë pushkatuar, pa asnjë procedurë, nga 40-50 shqiptarë çdo natë. Me një rast, vetëm brenda një nate janë pushkatuar 140 shqiptarë.
Kështu, në Gjilan e rrethinë mendohet se janë vrarë 8000 shqiptarë.
Në Kizhijë janë therur me bajonetë 8 persona dhe njërin e kanë djegur në zjarr për së gjalli.
Në Plan të Ferizajt janë pushkatuar 28 shqiptarë.
F.445.
Më tepër se 200 janë pushkatuar në Prishtinë, në vendin e quajtur Tokbaçe.
Në Mitrovicë janë pushatuar 2000 shqiptarë, prej qytetit dhe katundevet të afërt.
Në Vushtrri brenda në qytet janë gjetur mbi 400 të vrarë e të therur me bajoneta dhe të fshehur në plehra e gropa.
Në Skënderaj janë gjetur 250 vetë të vrarë me sopata e bajoneta.
Në katundin Prekaz janë pushkatuar 18 vetë.
Në Dubovë janë pushkatuar 5 vetë.
Në Polac u pushkatuan 28 vetë.
Për një ditë brenda në qytetin e Prizrenit janë pushkatuar 70 vetë.
Vetëm në mëhallën e Tabhanes në Prizren, në vitin 1944, u zhdukën 350 shqiptarë.
F.446.
Në Prizren, Gjakovë etj. në fund të dhjetorit 1944, vriten e masakrohen, veç atyre që janë shënuan më parë, edhe 12 shqiptarë të tjerë.
Në qarkun e Pejës pushkatohen dhe masakrohen edhe 7 shqiptarë të tjerë.
Në Istog të masakruarit i hidhnin në lumë. Ishin aq shumë sa u qelb lumi dhe kafshët nuk e pinin atë ujë.
Në fshatin Muzhevinë të Istogut janë varret e një familjeje 13-pjesëtarësh, masakruar prej sërbo-malazezësh në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.
Në Zabllaç u pushkatuan, një grua dhe e bija, ndërsa në Tomoc një burrë.
F.447-450.
Kalvari i shqiptarëvet të mobilizuar dhe të dërguar drejt Vojvodinës e Sremit, mbetet për t’u ripasqyruar me hollësi dhe me shifra më të sakta. Mijëra djem tanë shkuan e s’u kthyen.
Në Kikindë vdiqën 29 vetë.
Në Beçej etj kanë vdekur mbi 1000 vetë nga tifoja e përhapur enkas.
F.450.
Më 7 prill 1945, në Sërbi vriten 425 shqiptarë të mobilizuar për në luftë.
Në qytetin Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan 11 kryengritës shqiptarë.
F.451.
Për Tivar, thuhet, u nisën 17000 vetë.
F.454.
Në ngushticën detare midis ishujvet Çiavo-Trogir gjetën vdekjen 29 të rinj shqiptarë. (Gj.D: Kjo pjesë është ndërfutur këtu, por ngjarja ka ndodhur më vonë, mbas masakrës së Tivarit.)
F.456.
Ushtarët jugosllavë që shoqëronin kolonën, hapën zjarr kundër turmës së të mobilizuarvet të çarmatosur që prisnin të kalonin Bunën… Vranë dhe plagosën 17 vetë.
“Kështu që, prej këtij grupi janë zhdukur rreth 3000 vetë.”
“Gjatë rrugës Prizren –Ulqin janë vrarë pa faj 400 vetë.” (Gj.D: Në të vërtetë, Prizren-Tivar.)
F.462.
Në fshatin Pantinë të Mitrovicës Adem Voca rrethohet vetë i 7-i dhe vriten të gjithë mbas një qëndrese të gjatë.
Më 13 shkurt1945 në afërsi të sfshatit Çishitullë, në një luftim kundër forcavet jugosllave, që zgjati një ditë e një natë, u vranë 30 shqiptarë.
Më 16 shkurt në Gradicë të Epërme në një luftim të rreptë u vranë 20 shqiptarë.
Në përpjekjen e fundit të heroit Shaban Palluzha, midis fshatravet Gollupovë dhe Qikatovë, më 22 shkurt 1945, vriten 19 luftëtarë, ndërsa heroi Shaban Palluzha plagoset për të dytën herë dhe vdes po atë natë.
F.463.
Më 21 mars 1945, në rajonin Shoshare-Debel- Dol-Kopilaçë-Kalarnicë në një luftim të rreptë u vranë 10 vetë.
Viti 1945. Përrenjtë e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjint ishin shtruar me kufoma shqiptarësh.
Nëpër prrenjtë e malit Gajbal të Vushtrrisë u gjetën 9 djem 12-15-vjeçarë të lidhur njëri me tjetrin dhe të mbytur barbarisht.
Në fshatin Muzhevinë të Istogut, brigada malaziase vrau 12 pjesëtarë të familjes së Rexhep Halilit.
Në rajonin e Gjilanit … në të njëjtin varr hidheshin deri në 100 viktima.
F.164.
Mars 1945. Në Gostivar, në pazarin e bagëtivet, vriten 11 vetë.
Në bregun e Vardarit çdo natë të muajit mars 1945 pushkatoheshin 20-30 vetë.
Në mars 1945 titistët çuan buzë Vardarit 105 shqiptarë, nga të cilët shpëtuan vetëm 5 vetë.
F.465-466.
Sipas informacionevet që jep Xheladin Hana, në vitin 1945, ka 86000 shqiptarë të vrarë, të therur e të djegur për së gjalli, nga të cilët 36000 në Rrafshin e Kosovës, 23000 në Rrafshin e Dukagjinit, 27000 në trevën e Vardarit.
F.472.
„Prej nesh që ishim në takim me Titon, 9 vetë, pra, gati gjysma u zhdukën“, thuhet në një informacion.
F.474.
„Çka t’i themi popullit për vrasjen, mbytjen dhe therjen e 12000 shqiptarëvet në Kaçanik, në Gjilan, në Kamenicë, në Viti, në Preshevë?“
F.485.
Në vitin 1947, nga 4000 shqiptarë të mobilizuar në të ashtuquajturën Brigadë Pune të Maqedonisë, më shumë se 2000 prej tyre, titistët i helmuan në rrethin e Goricias së Triestes, ku ishin çuar për punë. I helmuan me ujët e dushevet ku laheshin.
F.486.
Viti 1947. Dënohen me vdekje 5 vetë.
Më 25 janar 1947. Dënohen me vdekje 3 vetë.
Më 14 shkurt 1947. Në Shkup 4 vetë dënohen me vdekje.
F.487.
Dënohen me vdekje 5 shqiptarë.
Dënohen me vdekje 9 shqiptarë.
F.499.
Në vitet 1950-1960, janë vrarë nga UDB-a 40 shqiptarë.
F.501.
Vriten nga UDB-a 12 shqiptarë. Midis tyre 3 klerikë.
F.517.
1981. Më shumë se 300 vetë janë goditur në këtë krahinë (Gj.D: në krahinën e Kosovës.)… edhe fëmijëtë vegjël janë qëlluar nga forca të armatosura sërbe.
“Frankfurter Algemaine “ e 27 prillit 1981 shkruante se vrojtues të informuar jugosllavë numrin e të vrarëvet e çonin minimum nga 30 deri 40 vetë.
Gazeta daneze „Arbeideren“ e PKD-së thekson se „në këto masakra, janë vrarë me qindra vetë dhe plagosur e burgosur me mijëra të tjerë.“
F.518.
„Ditën e parë u vranë 7 vetë. Kërdia u bë ditën e dytë… Gjatë asaj dite u vranë 300 vetë. Shifta 9 është thjeshtë rrenë“.
F.519.
Në Shtutgard të Gjermanisë Sërbia vrau 3 djem shqiptarë.
F.521.
Gjatë periudhës 1981-1984 u terrorizuan 50 shqiptarë në ushtri dhe s’është rastësi as shprehja plot kuptim: Shkuarja në ushtri dihet, po kthimi nuk dihet. (Gj.D: Në një ushtri që nuk është në luftë, por që i vret ushtarët e vet, thjeshtë sepse janë shqiptarë. Nuk mund të konceptohet dhe nuk mund të durohet.)
Më 11 shkurt 1990. Revista „Danas“ shkruan: „Në Kosovë mbërrijnë arkivolët e rinj hermetikë me eshtrat e të rinjvet shqiptarë, të cilët janë vrarë në Ushtrinë Popullore Jugosllave. Janë shënuar më shumë se 40 raste.“
F.522.
Viti 1990. Komiteti i Mbrojtjes së të Drejtavet të Njeriut në Kosovë publikoi listat e të vrarëvet: 34 vetë.
Të gjitha këto të dhëna janë të mbështetura në dokumente arkivorë. Kush e lexon këtë libër, mund të bëjë edhe verifikimet përkatës në arkivat dhe në dosjet, të shënuara rregullisht në fusnota.
Këtë regjistër masakrash, që doemos duhet të plotësohet edhe me të tjera të dhëna (sepse këtu nuk janë përfshirë as gjysma e plojavet që i kanë ndodhur kombit tonë), këtë regjistër pra, çdo kryesi parlamenti në dy shtet tanë, çdo deputet apo grup deputetësh shqiptarë në shtetet e tjerë dhe çdo zyrë kryeministrore shqiptare, duhet ta mbajë të afishuar në ambientet e vet. Të paktën parlamentarët shqiptarë dhe zyrat kryeministrore shqiptare, pastaj instancat e tjera shtetërore e shoqërore sipas funksionevet që kryejnë, duhet t’i kenë gjithmonë parasysh këta regjistra masakrash.
Nuk po them diçka të veçantë. Ne i kemi disa nga listat e dëshmorëvet. I kemi edhe përmendoret e disa dëshmorëve dhe heronjve. Përse të mos i kemi të gjitha?! Ose të paktën ato që na i ofrojnë dokumentet. T’i kemi, qoftë edhe si numër dhe t’ua lëmë brezavet, me qëllim që kombi ynë më në fund të zërë mend.
Të këtilla të dhëna duhet t’i njohin dhe t’i kenë parasysh edhe sërbët, edhe malazezët, edhe bullgarët. Brezat e sotëm dhe të ardhshëm të sllavëvet që na rrethojnë, por edhe të grekëvet në krahun tjetër, nuk duhet të ecin në rrugët e paraardhësvet të tyre. Asnjë komb që ka kryer krime nuk mund të bëjë progres pa një katarsis, pa një pastrim rrënjësor të ndërgjegjes.
Ky është edhe qëllimi i publikimit të këtyre dokumenteve, nxitur nga dëshira që në të ardhshmen të mos na ndodhin gjakderdhje, as ne dhe as fqinjëvet tanë.
Nxitur, siç thashë në fillim, edhe nga prononcimi i gazetares Dianë Rexhepi, e cila, mendoj unë, po t’i njihte më mirë këto ngjarje, këto mynxyra të kombit të vet, nuk do të shprehej në atë mënyrë.
Gjokë Dabaj, nëntor 2021
Zotri i nderuar. Jemi te fol per dy Fenomene te ndryshme. Keto te dhena qe i keni paraqit ketu, nuk kontestohen por jane nje tregim tjeter dhe me rrethana tjera. Ngase i ashtuquajturi Holocaust eshte nje cfarosje e nje populli, 6 (gjasht) milion Hebrej nga 1939- 1945., mbrenda 5 vite. Popull i cili gjate historise eshte perndjekur dhe mbytur ne nje periudhe nga shume shekuj, pra edhe ne shume raste para epokes te Krishtit, ne shekullin e 6., para Krishtit (para eres sone) e tutje, gjat shekujve edhe ne mesjete. E nuk kishin shtet te vehtin. Pra, po e perseris: Po flasim per Dy Fenomene te ndryshme. Per 6 (gjasht milion hebrenje qe cfarosen mbrenda 5 vite). E nuk kishin shtet te vetin. Pra tersisht te pa mbrojtur, nga askush edhe gjat historise e ne periudhe me shekuj, ku sharosen me mijra Hebrenje, dhe te e perserisim per 5 vjet nga 1939-1945 6 (gjasht milion Hebrenje te cilit eshte jane nje fenomen i ralle: Kombe baraz me popull baraz me besim (fe). Shqipetaret ne kohe kur Turqia ishte e fort dhe e cenoj tere Europen, shqipetaret luftuan me shumice ne anen e aradhave turke. Ishin te njohur si luftetar te pashshirshem ne ARADHA TURKE. Dhe ketu fillon konflikti historik ne mes serbeve dhe shqipetareve, me 1806., ngase shqipetaret luftuan ne anen e turqve kur filloi Gjorgje Petrović (Karagkorgje) kryengritjen kunder turqeve osmanlive, e shqipetaret si luana luftuan ne anen e turqeve. Ne ANEN E TURQVE! Ketu FILLON konflikti serbo-shqipetar edhepse Karagjorgje ishte me prejardheje shqipetar. Pra, ne nje menyre lufton shqipetari Karagjorgje kunder turqeve e shqipetaret ne aradha turke, ne Ushtri turke ne anen e turqeve. Ky konflikti pra ishte ne esence shqipetaret kunder kryengritsesve ne balle te cileve ishte shqipetari me origjine se pari katolik shqipetar. Dhe? Dhe? E kendej nga 1912 shqipetaret si popull kishin shtetin e vet: Shqiperi apo jo? Kishin shtet. Dhe ai shteti shqipetar eksistonte edhe ne vitin 1945. E mbrenda atij shteti shqipetari Enver Hoxha qe nuk e mbron popullin e vet ne Kosove, por meret vesh me Titon dhe i tradhton shqipetaret e Kosoves i la shqipetaret te i prejne perseri serbet Enver Hoxha, shqipetari!. E ne Shqiperi i vran ai, shqipetari, Enver Hoxha me mijera shqipetar. Pra, per cka po flasim na ketu? Shqipetaret i tradhtojne shqipetaret shume here ne Histori. Dhe shqipetaret luftojne kunder shqipetareve shume here ne Histori. Dhe andaj zotri Dabaj ne kete rast mbasi po menquroni, gishtin kah vehti se pari! Ne 1998, shqipetari Fatos Nano i thot serbit Slobodan Milošević: “Kosova eshte ceshtje e jotja e mbrendshme”. Dhe ja jep drite te gjelbert me i mbyte dhe cfaros shqipetaret ne Kosove. A bon zotri Dabaj, gishtin se pari kah vehti ose te i drejtoheni adreses tjeter?! Atyre shqipetareve qe shume here ne Histori e tradhtuan popullin e vet, shume here, dhe i mbysnin popullin e vet. Ja drejtohuni turqeve me pyetje si ariten qe aq shqipetaret me i terheq qe te luftojne ata shqipetar kunder popullit te tyre. Ate, ATE Hebrenjet kurre nuk e bonen. Kurre. Adrese e gabur qe te me drejtoheni mu dhe te me aktroni mu patriotin shume te denje e te mencur. Adrese e gabume. Burra shqipetar qe nuk kane pak apo ma shume se pak guxim te drejtohen ne adresa ku duhet te drejtohen. Drejtohuni Edi Rames me kete monade te Juajen, Fatos Nanos me kete monade te Juajen, Enver Hoxhes me kete monade te Juajen, Esad Pashe Toptanit me kete monade te Juajen, jo mu, zotri Dabaj. Jo mu.
Shqiptari ka vrare shqiptarin.Mjerisht kjo eshte me se e vertete ,per kete flasin shifrat duke hequr ne kete shifer viktimat e luftes Ballkanike e ate te LB 1.Se kemi te bejme me lufte.Por ne shqiptaret e treguam fytyren dhe ne paqe .Dhe per kete deshmi eshte rregjimi diktatorjal i E.Hoxhes me mbi 100 000 viktima ,me dhjetra burgje ,zona internimi etj.Sigurisht qe viktimat e lartpermendura as asnjeher nuk duhen harruar por te pranojme dhe anen tjeter te medaljes .Ate te trathtise e te vellavrasjes.Gjenocidi i Holocaustit eshte e vetme 6 milone ,shifra flet me shume se cdo fjale.Dhe mos e provofte asnje popull ate katastofe !
Historija e vujtjeve te shqiptarve e nxen vendin e pare ne bote !
Dhe nuk ka historian qe mund ti permbledhe e shkruaj per gjenocidin
qe ka ushtru serbija me plane fashiste ! Une po e shkruaj nje tregim te
gjyshit qe ka perjetu e provu Isha i ri thot Bajram Selimi
Mixha Halil ishte njeri i njohur me plot miq neper Krejt Kosove
Miliq Kersta kishte plane sharosese te shqiptarve Dhe akcionet e tij
ishin per ta zhduke eliten kombetare shqiptare Halil Mustafa Pasi i mueren
shume burra te rrethit dhe i derguan ne Istog dhe me tortura i alivanosen
dhe ne Mullinin eGjuriqit me rend ua mbajshin koken qe guri i mullinit
tjau grrye trute ! Halili Vendosi me ike dhe duel ne shqiperi !
Ai shkoj ne Bujan dhe aty u pranue si mik i dashur ! Vellau i tij Selimi
ishte qoban ndersa Djali i Selimit Bajrami ishte i fejuar por ende i pa
martuar ! Bajrami ngeli si kryefamiljare dhe Gjanart E Kerstiqit nuk e
lenin rahat Kerkonin Halilin Bajrami e perdori nje politike dhe e shkeli
kryegjanarin I shtini mrenda u qiti kafe dhe u tha Halili ka tre muaj
e ma shume qe ka dale prej shtepije dhe kurr nuk eshte kthy Na nuk dijme
ku eshte Bile ndoshta eshte i vrare dhe i zhdukur Por komandant
Une po epi imza qe nese vjen dhe nuk vij me te lajmeru Ti mem gri mu !
Dhe kur i percolli atij ia dha nje dash ! Keshtu gjanart i hoqi qafe
Por ne ate kohe kur te kerkuarit e gjanarve nuk paraqiteshin ne gjanari
Ata ua merrshin grate dhe i qonin ne serbi Ky veprim u folke ne popull
Bajrami nga Friga qe Halilit po i shkojne fjalet se ta kan marre gruen
detyrohet te shkoj ne Shqiperi ( E kam harrue emnin e te zotit te
shtepise ) Shkon bajrami dhe e gjane kullen dhe Halilin me Konakgjiun !
Eu Bajram a ma kan marre shkijt gruen A ? Ishte fjala e pare e Halil Mustafes!
Jo migja Halil , Une e kam shkele mire kryegjanarin dhe nga friga qe
Ty po te vijne informata jo te sakta Kam ardhe me te thane : Mos gabo
me ardhe se nese vjen jam edhe une i vrame e jo veq Ti
Hlili nuk besonte por i zoti i konakut i tha Halil rahatohu Se Bajrami
Sakt eshte ka te informon dhe mos ki vesvese se e paska shkele Punen
Te nesermen u kthe Bajrami per ne kosove dhe mbrrijti ne shtepi pa
there ne kembe siq thuhet !POR Halilit i hyni livrija pase tri javesh
kthehet ne shtepi Pornuk shkon ne Kulle se dron se ka musafir dhe
femij dhe nuk donte me u ra ne sy qe gjanarija ta zbulojne Keshtu
shkoj dhe hyni ne kryqeza te grunit te korrur qe duhej fshi dhe aty
e bani naten ku kishte ra nje rige me shi !Ne mengjes Bajrami
del ne aren e korrur dhe po e veren qe nje kryqeze i kishin rreshqite duejt
Shkoj per ta ndreqe Po ia shkeli Kamen Halilit Dhe Halili bertiti Ou
U frigue Bajrami po besa edhe Halili (Pjesa ePare) Mavon do e vazhdoj tregimin !!!
Përshëndetje… Mos shkruaj këtu si koment në shkrimet e caktuara,por shkruaja shkrimin e plotë
dhe dergoje që të botohet në e-mailin:puhiza@hotmail.com