ARKIVI:
21 Tetor 2024

Gazetarja e famshme Diana Rexhepi flet për ish-ministrin e “mirëqenjes” personale dhe për “çlirimtarët” e Hotelit Grand nga pushtimi i 9 kamarierëve serb!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga: Diana Rexhepi, gazetare e lirë që jeton në Zagreb 

Para disa vitesh, gjegjësisht në vitin 2017 , kur Hashim Thaçi u kandidua për president të Kosovës, kam botur shkrimin e shkurtër në facebook, me këtë porosi:Nëse ju këtë person e zgedhni për president të shtetit, do të keni atë dukuri dhe situatë të mbretit francez Lois IV  dhe atë citatin e njohur historik të tij: “L’etat, cest moi”-  “Shteti jam une”. Dhe ua pata bërë tagg disa prej miqëve në Facebook e që i kisha miqë virtual në Kosovë. Shumica prej tyre e larguan tagg-in që ua kisha bërë emrave të tyre.

E pyeta shoqen time të klasës në gjimnaz …, pse e kishte hequr tagg-in e emrit të saj …? Ajo u përgjegj: “Kam djalin në Ministri për mirëqenie, nuk du probleme”.

Po, a?

Nuk donte probleme nëna e ish-ministrit Arben Abrashi , i cili si ministër i i mirëqenies bëri pasuri personale për disa gjenerata të ardhshme të femijëve të tij dhe fëmijëve të femijëve të tij!

Kjo quhet çka? Mirëqenie? E kujt? E Abrashit, E Hashimit, e shokëve të tij, atyre që ia degjojnë fjalën, i lariten (servilosen), i përkulen dhe kështu me radhë…dhe kështu me radhë.

Nëse dikush u është kundërshtu më ashpër këtyre plutokrateve, kanë mundur të ndodhnin vrasje e me deklarat si në kohën e okupimit serb dhe të Serbisë: “Ubistvo pod nerazjašnjenim okolnostima. Milicija intenzivno traga za mogućim ubicama, bre!” Cfarë dallimi në mes atij siç ishte Thaçi me shokë dhe këtyre që sillen ndaj juve në manire të hijenave, si dhe të serbëve që ju zaptuan një shekull, hajt çfarë dallimi?!

Ndoshta o nderë ma e madhe me të shtypë dhe me të vra shqiptari, se serbi?!

A është ajo “nderë” më e madhe, a i bije ashtu disi?

Apo marre më e vogël qenka me të vra shqiptari, se serbi?

Sepse, disi, sipas legjendave, shqiptarët janë ma disi… ma me “nderë” të vrajnë se sa serbët. Ma marre o me të vra serbi sepse nuk ju ke kundërshtu se ata ishin okupatorë, të mjerët shqiptarë që në shumicë ikën nga serbët, sikurse Hashim Thaçi me ROGNER-istat, shokët e vet: Xhavit Haliti, Azem Syla, dhe “apostujt” të tjerë.

E erdhën Post Festum, e liruan Hotelin Grand nga nëntë (9) kamarierë serbë dhe ia nisën me ju zaptu, me ju nënshtru, e me ju vra nëse i kundërshtoni. Dhe me ju plaçkit. Ose me iu shti në lojë për pasurim. Sikurse që përmenda këtu Arban Abrashin dhe nënen e tij, që aktron shqiptarizmin dhe pseudoaristokracinë. Por disi… ajo ma pak marre o se me kuptu dikush që gjatë Luftës për Kosovën shumica keni ikur prej serbëve, e kështu “burrnisht” keni ardhë masanej në vatren e juj Kosovë dhe iu jeni nënshtru “burrnisht”  “lirusve”, “çlirimtarëve” të Kosovës, sepse nashta (ndoshta) fshihet diku që keni ikur prej serbëve e këtu keni shansa me ju dekoru “lirusi “çlirimtarët” e Hotelit Grand pushtimi i 9 kamarierëve serb, Hashim Thaçi, keni edhe shansa me përfitu diçka …

Me ju shti në lojë që të përfitoni një copë kulaqi.

Më pyeti nëna e ministrit për mirëqenie, me pyeti sërish para dy vitesh, në një porosi private:

“Pse je në anën e këtyre militantëve të Vetvendosjes?”

“Militantëve”..? Hmm …

Nuk mundet nëna e ministrit për “mirëqenie” me e përdor termin: legalistët por po e përdorë termin “militantët”!

Ndoshta sepse ia humbin ata “militantë” mundësinë për kotësi të saj intime, e ku ajo mund të thotë:

“Mirëqenie” në Kosove është djali im, Arban Abrashi dhe une qe e linda?! …

E për këtë edhe ia lëshon rrugën dhe voton për Hashim Brojen Thaçin, i cili e bëri Kosovën shtet në të cilin ai, Hashim Thaçi ishte shtet!

Qe, le ta bënë shtetin tjetër… për shembull ndërtesën e Burgut të Haages.

Le ta bëjë, nëse mundet !

Një këshillë dhe vërejtje nga Redaksia e Drinit, 

  • I lusim të gjithë ata që komentojnë tek ky shkrim i gazetares së njohur Diana Rexhepi apo tek shkrimet e autorëve të tjerë që botohen në Drini, që komentet të jenë krejtësisht etike dhe sqaruese me fakte të tjera që e plotësojnë autorin apo autoren, pa asnjë fyerje ndaj autorit të shkrimit, në mënyrë që mos të detyrohemi ti shlyejmë komentet e askujt, gjë që askush prej nesh nuk e dëshiron. 

K O M E N T E

12 KOMENTE

  1. E nderuara zonja Dianë, të përshëndes përzemërsiht dhe të kërkoj falje për komentet që i kam bërë dje e tu kam derjtua ty.
    Më beson se ka ndodhur një keqkuptim e një mosmarrëveshje sepse unë nuk merrem me theshethëme.
    Kjo që po të shkruaj sot ishte pikërisht ky shkrim yti me titllull: “Gazetarja e famshme Diana Rexhepi flet për ish-ministrin e “mirëqenjes” personale dhe për “çlirimtarët” e Hotelit Grand nga pushtimi i 9 kamarierëve serb!” në rubrikën mendime/ndryshe ë publikuar në “Drini.us” .13 Tetor 2021.
    Arësye tjetër që të kërkoj falje është edhe “Një këshillë dhe vërejtje nga Redaksia e Drinit:
    I lusim të gjithë ata që komentojnë tek ky shkrim i gazetares së njohur Diana Rexhepi apo tek shkrimet e autorëve të tjerë që botohen në Drini, që komentet të jenë krejtësisht etike dhe sqaruese me fakte të tjera që e plotësojnë autorin apo autoren, pa asnjë fyerje ndaj autorit të shkrimit, në mënyrë që mos të detyrohemi ti shlyejmë komentet e askujt, gjë që askush prej nesh nuk e dëshiron”.
    Më beso, e ndershmja Dianë se nuk kam pasur qëllim me të ofendua dhe bëhu e sigurtë se nga unë nuk ke nevojë ta ruajsh shpinën.
    Sa i përket asaj rreth takimit tënd me Kolonelin, është e vërtetë se unë jam shërbye me fjalë të të tjerëve, por nuk kam asnjë fakt e as dyshim se ti ke qenë në cfardo mënyre i përzier në atentatin kundër kolonel Krasniqit në Tiranë.
    Aso kohe unë kam pasur kontakte të rregullta me disa nga bashkëpuntorët më të afërt të Kolonelit, si Kol. Agim Mehmetin, zëvëndës ministër dhe të tjerë, Xhemail Breznicën, nip i Ahmetit, Skënder Zogajn etj.
    Se ka pasur informacione se Koloneli do të vritet, ajo ka qenë e vërtetë por at natë. Për Tahir Zemajn, po prandaj Tahirin, e kanë këshillua që të mos dalë nga ndërtesa e Ministrisë …
    Dianë, nuk po e zgjas:
    Nëse je ndier e fyer dhe e ofenduar, ndjesë, të kërkoj falje.
    E pranoj se jam ngutur dhe “Rruga më e shpejtë për me u rrëxua, është ngutia”.
    Të kam lakmi e të admiroj ty dhe Revistën Drini, e bashkë me te edhe Bajram- Gjerg Kabashin, ish gazetarin me përvojë nga RILINDJA!
    Ditën e mirë!
    Sinan Kastrati, Malmö (Suedi), 13 tetor 2021, 12:53

    • Nuk ishte ofenduese, jo per mu, zotri Sinan Kastrati, tere ajo monade qe e keni shkru. Por ishte befasuese per mu, qe pikerisht Ju kete nje deklarate e shkruat. Sa jam zgju nga gjumi dhe disi… nuk mud te besoja cka jam tu lexu. Sidoqofte, befasi…befasi. e pikerisht sepse Juve ju kam perjetu disi ndryshe… si dikend qe ka Vullnet te Mire. Dhe se nuk i takon turmes. Do te spjegoj pak nje, e te them veti timen. Nga rinia, e sidomos kur kam ardhe ne Zagreb ne studime, kam pas nje veti qe ketu kroatet e qujshin “vidovita”, e i bjen per personin qe ka veti “shkathesi” ekstrasenzore, Mos te zgjas, ne mes tjerash kam parapa ma moti dhe si do te jete jeta ime, Lufte ne Kroaci, dhe ne Bosnje edhe ne Kosove. Viteve tetdhjeta. Nga askudi me ka ardhe kjo, qe do te jet lufte. Por, dy here ne jete jam mbet si te them…tersisht pa fryme, e per dicka cka as ne anderr nuk kam parapa. Dy here: Kur eshte vra Abei im Bekim Berisha dhe Ahmet Krasniqi. Per Abein nuk me ka shku ne mend qe mund te vritet. Kurre. KURRE… Abein e kam dasht si vllaun, motren, baben, nonen… Ashtu dhe per Ahmet Krasniqin cilin e kam dasht ne menyre te veqante, tere familjen e Tij, dhe familja e Tij mu. Ate mengjes, me 21., kur pitem kafe ne seli te Tij, ate shtepi, e para se me me qu shoferi i Tij ne Miniri ku patem ate dite shume inqezime, sepse ekipin nga HRT e udheheqte Goran Rotim, per fat ai e jo une, pra pishim kafe Ahmet Krasniqi dhe une. E mbaj ne mend, e kishte pallten te qitun mbi supet, jo te veshun, pinte cigare me qibuk. Ne nje moment e la cigaren e qiti mjekren mbi te dy durt, u mbeshtet ne durt njena permi tjetren, e me shiqonte.. me shiqonte: E me pyeti. Pse po mbahesh per bark, a po te dhem: I tahsh: Po po dhembe, e nji muj e dicka po me dhemb. Ai tha: Krejt e ki prej Bekimit, nuk po te dhemb ty lukthi por shpirti po te dhemb, krejt e ki per Abein. E mos te them qe vetem ai, vetem ai, Ahmet Krasniqi, ishte shpesh me mu, pas vrasjes te Bekimit, me qonte ne natyre, anash rishin kater djema qe e percjellshin. Ai rinte me mu, e ndisha qe ESHTE me mu, aq si babai qe ne qetesi e mbeshtet femiun e vet kur ai femi perjeton ndonje fatkeqesi. Shume me ka dasht. Shume e kam dasht dhe familjen e Tij, Teuten veqanarisht. Kam qene te themi “e shpise” ne Rovinj te ta. E quditrisht, nuk me ka shku ne mend qe ai mund te vritet, sikurse edhe Bekimin qe nuk kam parapa.. ndie. E per Fehen, Fehmi Lladrovcin… kur ishem ne Minhen ne zyrtarizi te UCK-se ne nentor te vitit 1997., kam ndi qe nuk e shoh me, shume kam qajte ate nnate, dhe te nesermen, sepse ishim afer 20 veta dhe te mbyllun ne banese te Ramiz Lladrovci ne Minhen, pa dalje e as hyrje te askujt. Isha e vetmja femen aty, sepse Xheva ka mendu qe do te vijne vetem burra e o shku te vllau i vet ne Zvicer. E ajo perqafja me Fehen, dhe kur me thirri te folim sy e ne sy ne dhome tjeter, une ndisha qe nuk e shoh me. Dhe kam qajt kam qajt aq shume sa qe Ibra, Ibrahim Kelmendi, i tha Enver Recices te shkon me mu bashk me tren deri ne Zagreb, e ne asnje moment te mos me len vetem. E kam qajt edhe ne tren deri ne Zagreb, dhe pastaj edhe do dite ne Zagreb. Sepse ndisha qe Fehen nuk e shoh me. E as Xheven. Ndisha. Por qe, ata qe ne Kroaci me zejne si person me shqisa ekstrasenzore jane befasu si nuk kam parandje vrasjen e Bekimit e as te Ahmet Krasniqit. Kur me lajmrroi Andrej Rora per Bekimin ne telefon, isha vetem ne shtepi. Po me ka nevojit 20 ore qe te me vjen deri ne mendje qe Abei im nuk o mo gjalle. E kur eshte vra Ahmet Krasniqi ishit shume veta ne redaksi ne HRT. Atmosfera e zymt, te gjithe ishim si ne nokdaun… edhe Andrej Rora, dhe aty ai analitiku tha ate fjali: Ubijen je pogrešan Krasniqi/ Eshte vra Krasniqi i gabuar. Se nuk e dojshim asnjeni Jakup Krasniqin per shkak te deklaratave te tij amatore, e qe demtuan shume imazhin e UCK-se. Por kjo eshte tregim tjeter, imazhi i UCK-se. Sidoqofte, nuk mundet asnje deklarat e askujt me qene dhimbje me e fort se dhimbja qe jam mbet pa Abein, Bekim Berisha, Pa Ahmet Krasniqin, pa Xheven dhe Fehen dhe pa nanen. Te gjithe keta me te dashur i humba per ma pak se nje vjet. Abei me 10 gusht 1998. Ahmeti me 21 shtator 1998. Xheva dhe Feha me 22 shtator 1998., e nana me 13 maj 1999., e nanen se kam pa me vjet e as ajo mu. Dhe dy dite pas 15. maj 1999., kercini me vdekje nga Hashim Thaqi qe ma percjelli ambasadori i ardheshem i Kosoves, ne ardhje si ambasador i Kosves e ne RH keto dite, e ai ma percjelli kercinimin e Thacit, si tha: Ta ka qua “selamin” ruju cka po shkrun ruju cka po bon, ruju ne anen e kujt je.” E une, jo bash ne manire te femrave dhe/apo zonjave ne mes tjera fjalive ne fund thash fjalin: Thuj atina: Gjuj e t’pshursha ne to! Pa e zgata me kete rrefim. Pak ma shume se pak, e zgata kete rrefim. Ju pershendes zotri Kastrati. p.s. Kam parapa tre dite para vrasjes te Zoran Gjingjić kam parapa, parashiku, vrasjen e tij, dhe kam tregu haptas ne kafe Dubrovnik, ne Zagreb, e para 5.6 personave , se do te e vrasin shpejt. Ka qene i dielle. Te merkuren, nderprje e programit ne HRT, Izvanredne vijesti: Ubijen sbijanski premijer Zoran Gjingjić. Dhe kam parashiku dy dite perpara qe do te vritet kolegu yne Ivo Pukanić, kryeredaktori i gazetes Nacional.

      • Zonja Dianë, unë kërkova falje.
        Kur njeriu kërkon falje, tregon se e ndien veten fajtor.
        Jam i bindur se po më beson.
        Te falenderoj per gjithcka qe beni!
        E di se je njohese e mire dhe e guximshme, ana trimereshat edhe falin.
        Naten Diane!

  2. Komplimente per shkrimin.
    Me te gjitha pajtohem pervec simpatise (nese eshte e vertete) qe znj. Rexhepi ka ndaj militanteve te VV. Mendoj qe qeveritaret e tanishem fare nuk jane me te mire se sa ata te meparshmit.
    “Drini” do te jete shume me i pasur me shkrimet e zonjes Rexhepi.

    • Nuk shkruva ne asnje resht per kategori te simpatise time, e ndaj atyre apo ketyre. Por po flasim per legalitet, legjitimitet dhe transparence, zotri Albert. Andaj Ju lus te na shqaroni ku dhe ne cka Albin Kurti nuk tregoi transparence dhe qendrime te kjarta gjegjesisht legalizmin? E me radhe Ju lus te na tregoni kjart dhe haptas fakte ku dhe ne cka kryeministri recent Albin Kurti i aformon dhe i avancon standarde te dyfishta? Cka posedon kryeministri Albin Kurti si prone privete, personale, te vehten? Cka ashtu? Ju falemnderit paraprakisht per vullnetmiren dhe spjegimin, shqarimin, e per keto pyetje qe Ju shtrova. Diana Rexhepi

      • Znj. Rexhepi!
        E kam te qarte qe ju askund nuk shkruat per simpatine tuaj partiake, prandaj thash, nese eshte e vertete. Dyshimi im bazohej ne pyetjen e shoqes tuaj.
        Sa i perket standardeve te dyfishta…a thua nuk mendoni qe qendrimi i z. Kurti ndaj zevendes kryeministrit Goran Rakiq nuk eshte standard i dyfishte ? A thua shkarkimi i bordeve dhe i drejtoreve te bordeve dhe emrimi i drejtoreve te rinj nuk ju duket qe Albini perdore standarde te dyfishta ?
        Albin Kurti mund te mos kete prone private, te vehten, personale, qe do te thot se ai nuk eshte hajdut si ata te meparshmit, cka eshte pozitive. Por Albini e ka nje te keqe tjeter, shume me te
        madhe. Secili ka mendimin e tij, por mua disa veprime te z. Kurti me duken shume te dyshimta. https://revistadrini.info/pse-shqiptaret-mashtrohen-aq-lehte-nga-demagogjite-kvazi-patriotike/

        • Po sypozoj zotri Albert qe kesi pyetje i keni bo, me shkrim ndoshta, edhe disave nga presidetet te USA, Biden, Trump, Obama, Bush, Clinton… pse kur erdhen ne pushtet e prunen administaten e vet, e administrata e paraardhesit shkon me te. Cka ju tahne keta zotri presidenta te USA.. e me sypozim qe te njejten pyetje i keni shtru dhe atyre.

  3. E nderuar Diana Rexhepi , Komentet qe i keni kembye me Z. Sinan kastratin ketu
    ne ket shkrim paten ndikim shume pozitiv tek une qe paskna qen i mashtruar ne
    formimin e nje pragjykimi bukur negativ per juve E qe pse : Shkrimin e te nershmit
    Idriz zeqiraj per Ahmet krasniqin e destruktivizove dhe ne Polemike me Sinan Kastrartin
    Nuk ishe e permbajtur ne krijimin e atmosferes miqesore E hudhe nje thenje edhe
    kunder gazetarit S.krasniqi qe Ahmetin e ka shume te afert Eh Ishte nje thanje
    e juaja qe me iritoj se tepermi Kur I thirrje familjaret dhe dashamirte e Te ndejerit
    Ahmet Krasniqi qe Ty me te denoncue me procedure juridike Mendoja qe
    Te thuash qe e ki qmue Ahmetin dhe me familjaret e tij te jesh ne proces jueidik
    as nuk eshte menquri e as bujari ! Por komentet tua ketu e dhan nje pasqyre
    qe skjaron mire se Diana Rexhepi ka qene dhe eshte kombetare dhe ka synim te
    jete Bujare ! Keqekuptimi eshte per njerzi Po marifeti per ta largue keqkuptimn
    eshte veti e personalitetit Intelektual ! E dhe edhe nje mendim me nje fjali ne forme
    pytjesh Per Albin Kurtin ! Pra e cilesove vleren dhe ia rrite vehtes neren Te pergezoj
    Une nuk jam antar i asnje partije Por kam deshire qe te jem argat i veprimit per
    te miren kombetare Prano pershendetje Ti Sinani dhe Bajram Kabashi qe ma kishte
    shlye komentinpraprak dhe e kish dhane nje porosi pa mu drejtue mu por ne forme te
    pegjithshme per komentuesit !
    per Komentuesit !

    • Zotri Mal Uka. Krejt eshte ceshtje e perceptimit dhe perjetimit te perceptimit, i ashtuquajturi “Circulus Vitiosus” Por Faktet dhe Faktografi duhet te jene bosht i palekundshem. Pakes.. pakes e kam te cuditshme se mentaliteti tek shqipetaret ehste/jane ne shumice perjetime iracionale e jo se pari te dhena, Fakte. Pamarparasysh a na pelqejne apo nuk na pelqejne Fakte. Pershembull: Kam dite gjithemone, edhepse kurre nuk me ka pelqy Hashim Thaci, kam dite qe nuk eshte i perzim ne kete “afere te nxjerrjes se organeve”. Kam dite qe kete kane bo serbet, nxerjen e organeve te shipetareve, e ne menyre te organizuar. Me vjet kam hulumtu kete gje, nga viti 2013. I kam gjet disa njerz, nder ta edhe dy motra medicinale qe kane punu ne ate Klinike ne Beograd, ku gjdo 15.20 minuta aterojshin helikoptera qe bijshin organe dhe ajo klinike, e prone te nje nga ministrave te Slobodan Milošević, i ka shit ato organe per pare te medha. Nuk me vjen keq mu qe jam mare shume vjet me kete hulumtim, por pse veq une. Pse jo edhe tjeret? Ngase, erdha ne kontakt me keto persona qe ishin te gatshem me dhane deklarata, pasi qe kane ik me fanilje jo vetem nga Klinika edhe nga Beogradi por kane ike ne shtetin tjeter, ne perendim. Shume kohe, energji, angazhim me ardhe ne kontakt me ta. E tash, eshte dasht perveq ketyre deshmive, eshte dasht te shkoi ne ate shtet te takohem me ta, te jem atje 10 dite dikund dhe me i shenu ato qe kane deshmu nga 2013., ne disa biseda, e ne konfidence me te madhe. Por, nuk kisha financa per me shku ne ate shtet, me ndejte ne hotel, e ndermjetsuesja ishte nje profesoreshe ne Fakultetin prestigjioz ne ate shtet. Nuk kisha financa me shku, dhe me kalu 10 dite ne hotel, me fol me ta. E ishin te gatshem atehere edhepse me krejt familje te friksum, shume te friksum. Qe. Ku ishin tjeret, shteti i Kosoves, dikush nga institucione te shtetit te Kosoves atehere… ku ishin? Por Jo, ma me randesi per Hashim Thaci ishte me me damtu mu, kur isha heren e fundit ne Kosove 2015., se sa pershembull me u taku me dikend nga Institucione perkatese dhe ndoshta dikush nga ata te shkon ne ate shtet te i mledh krejt deklarata, fakte ma konrete. Qe mendjemadhesia, narcisizmi e Thacit…! Erdh nje shok i Luftes, ne fillim shtatorit 2015., me thirri diskret, u takum jasht Prishtines ne natyre. Ndejti shkurt dhe me tha: “Dado, leshoje Kosoven se keta po dojne me te vra, si atehere ne Tirane. Leshoje Kosoven dhe prite Specialen”. Naten e fundit flejta ne hotel qe mos mi ja bo probleme motres dhe djalit te saj, me percjellshin ne Prishtine kata argat te Rogneristeve. Ne mengjes heret, ishte fluturimi i aeroplanit per Zagreb. Dikush ka pagu ate bilete, nuk do te them kush, jo ketu. Nuk mbriva as me u pershendet me Adem Demacin, e isha disa dite perpara te ai dhe familja e ndershme te Tij. Ishte i smut. Qajtem te dyt nga gezimi qe u pam. E ata, familja Demaci deshten qe te vij edhe nje here se gruja e Demacit, zonje e madhe, me perqafi dhe tha: Shume po i bon mire biseda me Ty, ma mire po ndihet, gjithesesi duhet te vish edhe njehere pa shku ne Zagreb. Shume e kam dasht Demacin shume me ka cmu, isha gazetare e pare e cila boni intervisten me Te, Demacin kur dul nga burgu 1990.. sa me kujtohet. Isha ne Parlament ne Brisel 1991., kure e dekoruan me cmimin Saharov. Isha ne biseda shumeorshe me te edhe 1999., kur hyna ne Kosove te lire, dy dite masi shkuan forcat okupuese serbe. E me ore flitshim, ishte filozof i kalibrit te larte, mas bisedave shumeorshe me Te, nuk kishe nevoje per buke hiq. Por qe, nuk u pam, e leshova Kosoven, perseri shkaku i Thacit dhe mafies se tij qe ma kercnuan edhe motren. Dhe mbeta vetem qe te hulumtoj kete gje me organe. Por pa mundesi me shku ne ate shtet. Ne nderkohe, ata deshmitare, puntore ne klinike ne Beograd per transplatim e organeve te shqipetareve, vendosen qe me ik nga Europa, sa jane kone te terbum. Te gjitha te dhana qe i kam mledh ja kam dhene dikujt ne Shqiperi. Sa dij, eshte shfaqe ne television te Shqiperise, eshte shfaqe fakti, fakte per ate Klinike ne Beograd. Por, po e perseris: Nuk o puna pse une eshte dasht te hulumtoj me vjete kete ceshtje, por pse vetem une e jo edhe dikush tjeter qe ndoshta kishim mujt te i nxjerrim shume me shume detaje te kesaj Afere te transplatimit te organeve te shqipetarve ne Klinike te Beogradit ne pronsi te ministrit te policise te Slobodan Milošević. Qe… mendjemadhesia dhe narcizmi i Thacit. Ma “anmik” isha une dhe shume tjere nga Kosova cilen ai e privatizoi si hise te vetin i dha dicka edhe do shokve te vet dhe ju robroi si ata pronar te Amerikes jugore qe kishin robruar dhe ishin pronar te jetes dhe/apo te vdekjes te afroamerikanve, zezakeve, ne shekulin 19-te E ju… ju lejuat ate. Lejuat. Kjo dhemb. Qe lejuat, pranuat.. Kjo Dhemb.

  4. Mal Uka, besoj që nuk më keqkupton… Une e dij si shkruan dhe gjykon ti prandaj nuk kam qef me të pa në dritën që se meriton. Prandaj ne duhet ta respektojmë Dianën, jo që ajo quhat Diana, por se vërtetë ka qenë dhe mbetët një gazetare shembullore. Une e respektoj prandaj nuk dua të më keqkuptoj askush por nuk kam qef ti drejtohemi në mënyrën si nuk e meriton Diana Rexhepi. Njejt kisha me veprue edhe sikur dikush do të nxitonte ndaj Sinanit, teje apo tjetrit … Respekt!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu