ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Pse po rrejnë politikanët dhe ish ”udhëheqësit” e UÇK-së? 

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Grupi i parë i luftëtarëve që ushtruan në Shqipëri, tetor, nëntor 1991

Sinan Kastrati, Suedi 

Bora e parë në Malmö 

Letrat dhe urimet që mi dërguan miqtë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit  

Kur lindi partia, alias UÇK-ja dhe kush është, janë autorët, propozuesit e emrit?  

A ishte Adem Jashari antar i Shtabit të Përgjithshëm të Përkohshëm të UÇK-së, nëse kishte shtab? *) 

Gjakovarët thonin: Po shkojmë në Gjakovë për me marrë vesh se shka pa nodh në Gjakovë.  

Dje pasdreke dhe në mbrëmje ra bora e parë në Malmö. E shikoja nga dritarja e ballkoni por nuk dola fare as te dyert e oborrit.  

Bora gjithë natën dhe deri më tash e nuk u shkri, i ka shti “rrâjtë”.  

Një fqinj plak suedez me tregonte se kur ai banonte në fshat e punonte si bujk, bora e madhe i mbyllte edhe dritaret e shtëpive përdhese, deri në kulm e nuk shkrihej deri në muajin maj.  

Kështu ishte edhe në Turjakë. Kur binte borë të gjithë fëmijët dilnim që nga mëngjesi kur bora ishte e egër e rrëshqisnim me saja e më vonë me skija.  

Po tash nuk po bie borë as në Kosovë. 

Ndihmë financiare 5830 DM. për shokët në Kosovë. Mynih, 01. 02. ’97. Paratë i dërguan Osman Ferizi e Ramadan Begu. I pranoi Rifat Jashari

Dje pasi shkruajta për urimiet e për 28 nëntorin, mora edhe unë disa urime, si dikur kur shkruanim kartolina.  

Njëri ma uronte 28 nëntorin dhe në foton time, foto si student, në kokë si plis ma kishte vendosur shqiponjën. Tjetri ma kishte dërgua urimin e në mes të flamurit kuq e zi e kishte vendosur foton e Adem Jasharit dhe më shkruante “Urime festat e nëntorit”.Një miku im, ish shok i studeimeve më shkruante: Urime, suksese! Qenka një evokim i mirë. I paske evokue ngjarjet, aktivitetet tuaja. 

Rrenat e politikanëve tanë nuk po kanë jetëgjatësi as sa mjegulla e mëngjesit. Mjegulla po ik bashkë me natën e nuk e pret mëngjesin kur dielli lind, vllaga, vesa e mjegulla humben. Afër lumit Mirusha mjegulla rrinte më gjatë por edhe atje paradreke, para se dielli ti afrohej Ballit të Kershit shihej bjeshka si në fotografi sikur mos të kishte pasur fare natë e lagështi e mjegull ndërsa politikanë e ish udhëheqësit e luftës vetëm po trashen. 

Kjo, për fatin tonë të keq po ndodh në Kosovë kur në vitet 1997, 1998, 1999 e më herët kur lindi ”partia”, alias lpk-ja, ishte e vërteta ajo që u vra e pra pas Familjës Jashari, Hamzës e Ademit. 

Edhe pas 24 vjet çlirim e 15vjet pas Shpalljës së Pavarësisë së Kosovës, shumë ngjarje me rëndësi kombëtare janë falsifikua nga ish krerët që tash janë në Hagë e disa të tjerë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. 

Muhamet Kelmendi është njëri nga ata që shpesh del me më të reja e të dhëna, nëse është për ti besuar por edhe ai është lpk-ist i zier e i zi si pezhgvja*) 

Aktivat e LDK-së për Beden Würtrtenberg të cilët ndihmuan Familjen Jashari 23.410 DM. 07. 02. 1988

“Unë, Xhavit Haliti *), kam propozuar emrin UÇK” 

 Gënjeshtër.  

Xhavit Haliti ka qenë kundër emërtimit të UÇK. Xhavit Haliti ka propozuar një emërtim me karakter gueril, si në Irlandën Veriore. Propozim ka pasur edhe për Forca të Armatosura të Kosovës dhe propozimi nga Ali Ahmeti dhe Muhamet Kelmendi ishte për Ushtri Çlirimtare te Kosovës. 

Ademi Jashari: 

” Unë nuk kam marrë as armë dhe as financa nga grupi i veçantë i LPK-së”. 

Gjithashtu, dha informate se nuk është pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të Përkohshëm të UÇK-së. Në bisedime me Adem Jasharin ka qenë edhe Fehmi Ladrovci. Bisedimet janë të regjistruara dhe atë regjistrim ia kemi dhënë Ramiz Ladrovcit për të na dhënë më vonë. Këtë regjistrim kurrë nuk e ka dhënë Ramizi. Këto informime u shtruan në Kryesi të LPK-se dhe u kërkuan masa kundër Azem Sylës dhe Xhavit Halitit. 

Pasi komisioni për tubimin e ndihmave për familjen Jashari në Prekaz të Drenicës, e kreu detyrën e vetë dhe shumën në fjalë ia dorëzoi z. Rifat jashari. Aty për aty u morëm vesh dhe ramë në ujdi që familja e Hysen Mangjollit të ndihmohet me 3.700 DM. n…

Me vota u vendos që ndaj këtyre dy vetave të epet dënimi para përjashtim nga të gjitha strukturat e UÇK-së dhe të LPK-së. 

Megjithatë, me vota mbeti grupi i njëjte dhe iu shtua edhe Ali Ahmeti. Ndarjen e mjeteve për zona u vendos ta bënte Kryesia e LPK-së. Kryesia e LPK-së në mars të vitit 1997 e nxori vendim dhe e bëri anëtar të SHPP të UÇK-së Adem Jasharin. 

Ps.: Ademi nuk shkoi. E dërgoi nipin në SHPP të UÇK-së. 

Por as lpk-isti Muhamet Kelmendi nuk e tregon se kush e propozoi emrin e UÇK-së.  

Nikë Xhelosho *) po edhe Ramabaja deklaron se Xheloshi është ai që e ka propozua emrin e ushtrisë, si UÇK-së. M. Kelmendi tregon se Xhavit Haliti ishte kundër emërtimit të UÇK. Xhavit Haliti ka propozuar një emërtim me karakter gueril, si në Irlandën Veriore. Propozim ka pasur edhe për Forca të Armatosura të Kosovës” (M. K.). 

Lista me emrat e 33 luftëtarëve, grupi i dytë, nr i kallashnikovëve dhe i fishekëve (nga 120)

Adem Jashari 

Për Adem Jasharin, pas qëndresës heroike, bashkë me Hamzën, bacën Shaban dhe familjarë e dajë të Hamzës e Ademit, lpk-istët në Shqipëri e në Kosovë u munduan me rrena gjoja FAMILJA JASHARI, sidomos Ademi ka qenë dhe ka veprua sikur ai të ishte nën urdhërat e LPK-së komuniste të Xh. Halitit e të tjerëve. 

-JO! 

Lpk-istët Ademin e kanë akuzua si klysh të Ibrahim Rugovës, se po bashkëpunon me serbë e po pin qaj në Serbicë… ndërsa Xhavit Haliti tekstualisht ka thënë: 

S’është dashtë me lanë Adem Jasharin n’shpi, askush s’e ka ditur çfarë do të ndodh” 

Vazhdimi i dytë me 33 luftëtarët. I pari në listë është Osman Ferizi, i dyti është Sami Tahiraj. Adem Jashari ështe i 13-ti, pastaj Murat e Sahit Jashari.

Domethënë ju luanit filma kauboj me gomarë në Tiranë e nuk e dinit se Familja Jashari po mbron pragun e shtëpisë dhe po e ruan nderin e traditën e Prekazit t`Ahmet Delisë. 

Ju lpk-istët e ndyrë, para nuk i dërguat, armatim e ushtarë të uçk-së nuk e ndihmuat. 

Unë në bisedën që kam pasur me Saim Lush Alinë e Belegut, ku Adem Jasahri ishte ushtar me grupin e dytë me Sami Lush Alinë (vëllain e tretë pas Ismetit e Saimi) e komandant Sali Çekun, konakun e kanë bërë në Beleg. E kanë pritur dhe përjellur katër vëllezërit:
Ismeti,  

Saimi, 

Samiu dhe  

Bajrami.  

Pasi janë ushqye, kanë pirë qaj rusi e kanë pushua Adem Jashari i ka marrë 4 karikator me 120 fishekë për veti dhe 13 (trembëdhjetë të tjerë për grupin e Drenicës) me nga 120 fishekë për çdo njërin dhe në orën 11-të natës janë nisur për në Drenicë.
Listën me emrat e 33 luftëtareve (kopje), ma ka dërgua Saimi. I pari në listë është Hasan Ferizi, Sami Tahiraj, Osman Ferizi. I trembëdhjeti në listë është Adem Jashari. Pas Ademit është Murat Jashari, Sahit Jashari e me radhe.  

Grupi i dytë: Adem Jashari në mes ndersa Saim Tahiraj është i dyti nga e majta, në këmbë me pallto të bardhë.

27-vjetori i pagëzimit: Kush ia la emrin UÇK-së?”, Epoka e re, 17 nëntor 2021 

https://www.epokaere.com/27-vjetori-i-pagezimit-kush-ia-la-emrin-uck-se/  

“HALITI: UNË E KAM PROPOZUAR EMRIN UÇK 

https://insajderi.com/haliti-une-e-kam-propozuar-emrin-uck/  

 “Pse po mashtron Xhavit Haliti!”, 27 November 2023 – 12:58 

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi  

https://www.kosova-sot.info/opinione/697740/pse-po-mashtron-xhavit-haliti/  

Urimi që e mora nga një miku im nga Kosova: Urime Festat e Nëntorit me flamurin kuq e zi e trimin, Adem Jasharin në mes,

 “Ramabaja: Nikë Gjeloshi është autori i emrit të UÇK’së“, A.P /, 22 November 2021 – 21:11  

https://www.kosova-sot.info/lajme/583824/ramabaja-nike-gjeloshi-eshte-autori-i-emrit-te-uckse/  

Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une“, Drini.us, 24 Gusht 2021 

https://drini.us/nike-gjeloshi-xhavit-haliti-nuk-eshte-autor-i-emrit-te-uck-se-autori-i-emrit-te-uck-se-jam-une/  

*) Shtab,? “Prokurori i specializuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fsheurazi në Hagë 

Bora e parë, 28, 29 nëntor 2023 në Malmö, si para 33 vjetëve (1991 në malet e kufirit shqiptaro-shqiptar) 

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë “fshehurazi për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar”  

Nga Lulzim Gajtani, 3 Prill, 2023, 11:14 

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998 e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, ka thënë ai”.  

https://www.dukagjini.com/prokurori-i-specializuar-hashim-thaci-erdhi-disa-here-fshehurazi-ne-hage/#:~:text=Po%20ashtu%2C%20sipas%20prokurorit%2C%20Tha%C3%A7i%20e%20ka%20mohuar,e%20tij%20n%C3%AB%20luft%C3%AB%20dhe%20rolin%20e%20U%C3%87K-s%C3%AB.  

Erdhi e dëshmoi fshehurazi në Hagë”, Thaçi i kundërpërgjigjet Prokurorisë Speciale”, Gazeta Express, 04/04/2023 14:14  

https://www.gazetaexpress.com/erdhi-e-deshmoi-fshehurazi-ne-hage-thaci-i-kunderpergjigjet-prokurorise-speciale/  

Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për një intervistë me prokurorët, të inçizuar. Mes një sërë pranimesh të rëndësishme ai mohoi shumëçka për rolin e tij në Shtabin e Përgjithshëm. Ai pretendoi se deri në Nëntor të vitit 1998 Shtabi nuk kishte asnjë funksion dhe pas asaj date ekzistonte vetëm në letër.“.  

*) Pezhgvja, një lloj masti që nxirret nga pishat e ei lenin rrotat qerreve të drunjëta. Në fjalor nuk e egjeta e fjalor dialektor nuk kam.  

*) Xhavit Haliti  

Xhavit Haliti është një politikan shqiptar, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u lind më 8 mars të vitit 1956 në Novo Sellë (Fshati i Ri) të Pejës, Kosovë 1. Haliti ka qenë i burgosur politik dhe detyrohet të shpërngulet në Zvicër, ku caktohet një nga udhëheqësit e LPK (Lëvizjes Popullore të Kosovës) 1. Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, caktohet në Sektorin e Rëndësisë së Veçantë, organ i cili kishte kompetenca të bashkërendojë grupet e atëhershme guerile që vepronin në Kosovë. Pas bashkrendimit të grupeve, ky Sektor, themelon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe cakton Shtabin Qendror të UÇK-së (më pas Shtabin e Përgjithshëm) 1. Haliti ka udhëtuar nga Zvicra në Shqipëri, ku mbante takime me udhëheqësit e grupeve guerile të UÇK-së, si dhe me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe diplomatë të huaj 1.  

*) Dr. Nikë Gjeloshi,  

Nikë Xheloshi është doktor i shkencave politike. Ka lindë në Rakoc, Kosovë. 

Shkollen fillore e ka kryer në Irzniq, Normalen në Pejë, Fakultetin e shkencave Politike – Politologjinë në Universitetin e Zagrebit. Në Universitetin e Zagrebit ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Ka doktorue shkencat politike. Ka punuar gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës.  

*) RAMIZ LLADROVCI 

Ramiz Lladrovci u lind më 3 Janar 1966, në Shkabë (ish-Gllanasellë) të Drenasit. 

Shkollën fillore e kreu në fshatin Dritan (ish-Dobroshevc), shkollimin e vazhdoi në Drenas, ndërsau diplomua në Gjimnazin “Jeta e Re” të Therandës. Ka diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. 

Në vitin 2005 ka përfunduar kursin pasuniversitar “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci“, në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë. 

Në mars të vitit 2008, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndoqi studimet pasuniversitare dhe mori titullin master, me temën: “Trajtat dhe organizimi i shoqërive të kapitalit në Kosovë“. 

Nga viti 2013 ka ndjekur studimet e doktoranturës në Fakultetin Juridiktë Universitetit të Prishtinës. 

Ramiz Lladrovci është një prej themeluesve të strukturave të para të rezistencës së armatosur, më vonë, bashkëthemelues i UÇK-së dhe pjesëtar i saj deri në përfundim të luftës. Ka dhënë kontribut të shquar në masivizimin dhe mobilizimin e UÇK-së në Kosovë dhe në Perëndim. 

Është një nga figurat kyçe të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka qenë njëri ndër katër pushkët e aksioneve të para të UÇK-së. I burgosur politik nga regjimi i Serbisë në vitet 1986, 1988, 1992, 1993. 

Ramiz Lladrovci është i martuar me znj. Shemsie Istogu-Lladrovci dhe kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Ramizi s`është Gjeneral por është doktor shkence … vazhdon.  

Urimi të cilin ma kishte dërgua një ish shok i shkollës (S. M. B.) nga Kosova 

Vazhdon  

Malmö, 29, 30 nëntor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu