Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Rama me demagogjinë e tij, si gjithmonë në rolin e tij jo të sinqertë ndaj Kosovës, ka deklaruar: “Patjetër duhet kërkuar falje, çështja është si e bëjmë ne Serbinë të kërkojë falje dhe kur Serbisa duhet ta kërkojë faljen. Qasja jonë është që ta çojë çështjen edhe politike të kombit shqiptar drejt zgjidhjes, sepse është qasje diplomatike. Nuk është një qasje që imiton luftën dhe luftë nuk është”.
Me diplomacinë e tij e bëri takimin e Bledit që të qeshin të gjithë me te, atërë si do të mundet ta bindë Serbinë që të kerkojë falje Kosovës ?
Neve nuk na duhet kërkim- falja e Serbisë, sepse ajo kurrë nuk e bën. Ne këte e dimë, me vjen keq që Rama nuk po ditka.
Nuk di, se sa e informojnë, se çka shkruhet në mediumet serbe, se çka flitet nga politikanët serb për Kosovën.
Ata memëzi presin që të ndërron gjeo-strategjia ndërkombëtare dhe të futen ne Kosovë.
A është Shqipëria në gjendje që të prishë marrëdhenjet diplomatike me Serbinë për t’ i dalë krah Kosovës?
Në kohën kur Rama po e humbë simpatinë europiane, neve na mbetet vetëm Amerika. Por edhe me Amerikën Shqipëria nuk është dashamirëse.
Kujt t’i mbështetëmi ?
Rama po e ndjekë një poltikë të vjetër enveriste të heqjes së kufirit me Serbinë.
Mirëpo ky burri i dheut që flet shqip, a e ka kushtëzuar Serbinë me ndonjë kusht për Kosovën?
Po me Zaevin, a ka folur per te drejtën e gjuhës shqipe ne MV ?
Pse po “lufton” më Bullgarinë për hatrin e Maqedonisë?
Si nuk po e sheh që askush nuk po e mbështeťë në krimin e Ballkanit të hapur, nje ide që ishte e Fatos Nanos?
Fatos Nano kishte dalur me këtë propozim mu në kohën kur përgatitej krijimi i Shteti të Kosovës.
Sipas asaj që shohim, Serbia po punon për zhbërjen e Kosovës, marrjen e Durresit dhe sjelljen e rusëve në Ballkan.
More je ti në veti me këto plane ogurzeza për kombin shqiptar ?
Fahri Xharra, 03.10. 21
Budallallëqe sharlatanësh të një turbo-folk-nacionalisti, që nga egzaltimi adolescent, as datën e saktë nuk ia vë shënimit të tij. Platforma “Drini” duhej t’ishte më serioze dhe të mos publikonte broçkulla të tilla.
Serbia qe ka ba krime te llahtarshme ndaj popullit shqiptar te Kosoves SERBIA DUHET TE KERKOJE FALJE PA KUSHTE.
Nuk ka falje demek tuj ba politike. Vetem nji bashkepuntor-trathar se Edi Rama-dani mundet me nxjerre nga goja e tij keto fjale tuj i dal zot terthorazi serbve.
Ne fakt te gjitha qeverite toske qe nga viti 1944 e deri me sot ne vitin 2021 kane qene dhe jane politike antikombetare kundra popullsise shqiptare te Gegnise Lindore (Kosove) dhe kundra populsise shqiptare te Gegnise Prendimore (Veriu i Shqipnise)