ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Si na vunë në gjumë duke na përkundur me lavdërime, përderisa na i shfrytëzuan e keqpërdorën të shantazhuarit për 24 vjet rresht

Shkrime relevante

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
___
Të gjithë ata që e duan dhe njohin shtetin e Kosovës, duhet ta kuptojnë mirë dhe qartë se forca shumë të errëta antishqiptare e kanë vënë në gjumë vendin qe 24 vjet rresht.
Forca që e shfrytëzuar euforinë dhe lavdomaninë e atyre që se patën asnjë mundësi ta çlironin ndonjë pëllëmbë territori, megjithëse “byrykateshin” duke i përvetësuar si të vetat sukseset gjigande të çlirimtarëve dhe të NATO-s.
Më e keqja, e kobshmja dhe e tmerrshmja që zor të merret me mend, ishte prekja në ndërgjegjën kombëtare shqiptare dhe krijimi i një ndërgjegjeje tjetër si rrjedhim i asimilimit dhe sëmundjes me islam.
KJO NDËRGJEGJE TJETËR antishqiptare me përgjumjen e vet të qëllimshme, me mosbrengosjen dhe pandjeshmërinë e kuptueshme, i bëri të ndiheshin më shumë të gjallë Serbët, që me apo pa të drejtë u lidhën me tokën e Kosovës.
Si të vetmit banorë të Kosovës dhe mbarë hapësirës ku jetojnë serbët në Serbi e gjetiu, që “pelegrinazhin” duhet ta bëjnë në këtë pjesë të Dardanisë, ndërsa “arnautët” në Arabinë Saudite!
Pastaj erdhi Pavarësia e vendit, me 17 Shkurt 2008.
Kosova multietnike, pavarësisht që përbëhej nga 92 % shqiptarë, për hirë të “lindjes së vështirë” të shtetit të Kosovës, u gëlltit me apo pa dëshirë prej të gjithëve.
Por, serbët e dirigjuar si gjithnjë nga Serbia, u urdhëruan të mos pajtoheshin dhe të shkaktonin probleme duke e shprehur pakënaqësinë e tyre artificiale, si gjithnjë në histori.
Ata menjëherë kërkuan tjetërgjë, duke prekur në thelbin e multietnicitetit, qoftë edhe artificial të Kosovës sipas Planit Ahtisari.
Ia nisën ti kërkonin komunat njëtnike, në Kosovën multietnike!
Dhe ua dhanë…!
Udhëheqësit tonë naiv – apo të shantazhuar, krejt njësoj, ua dhanë të gjitha ato që i kërkonin ata, në realitet SANU që u qëndronte pas kërkesave të tilla.
Pavarësisht që tashmë Kosova ishte shtet dhe madje Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e vlerësoi të ligjshme shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit tanë të pakrye i hynë “aventurës” për cënimin e brendshëm të territorit të Kosovës, ashtu qysh Kosova nuk ka qenë e cënuar as në kohën e Autonomisë 1974.
Kushdo që ka memorje historike dhe njohuri se çka ka ndodhur në Kosovë në këto 45 vitet e fundit, e kupton se në zhbërjen e Kosovës është përzier direkt, – duke iu imponuar politikës së Serbisë në Begrad, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë (SANU) dhe Kisha ortodokse Serbe, duke i kërkuar me ngulm dhe siguruar mu ato pika që dikur i kishte paraparë për serbizimin e Kosovën (të njohura si pyka zhbërëse) e ashtuquajtura Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), (Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës) , me autor historianin serb Milovan Obradović.
Në aspektin gjeostrategjik janë mu këto pika që përmblidhen në “dhjetë komunat serbe”, që janë paraparë qysh përpara vitit 1918 nga SANU, Ushtria dhe policia e Serbisë.
Prandaj, të dhemb shpirti kur e sheh Dalibor Jeftiqi-in të pritet në Washington nga Escobar, ndërsa të injrorohet kryeministri i vendit Albin Kurti.
Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mund të mos i pëlqejmë për këtë apo ato mendime, por këta të dytë janë njerëzit më legjitim dhe të thirrur për të folur për Kosovën dhe në emrin e saj, e jo ndonjë Dalibor Jeftiq , apo ndonjë që e bënë vetën pa arsye më të pa peshë se sa Dalibor-i, qoftë ai Skender Hyseni apo Ramush Haradinaj, apo ndonjë “ojq” aleternative!
Kjo nuk shkon, pavarësisht faktit historik të paharuar që SHBA dhe NATO na kanë çliruar para 24 vitesh.
Si një ndër shqiptarët që e kam kaluar femijërinë dhe rininë duke jetuar me serbishfolës (malazez), e theksoj sërish se edhe po të jetonin edhe më shumë serbë në Kosovë (se sa që jetojnë tash, vetëm 4 %), nuk do të kishte asgjë të dëmshme për vendin, përkundrazi …, por jo në komunat e veta “njëetnike” që me demagogji mashtruese po thuhet se do të jenë “multietnike”.
Escobari mund të shkoj në punë e angazhime të tjera nesër, por problemet do ti mbesin Kosovës, ç’farë nuk i kishte as në kohën e Autonomisë 1974.
Dhe duhet theksuar hapur: Ky diplomat i madh nuk i njef kurthet e politikës serbomadhe dhe ngashnjimet që mund t’ia bëjnë për ti “përshtatur” serbët e Kosovës pasi nuk është fjala për serbët e Kosovës por për rikthimin dinak të çizmes ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë, gjë që mund të sjellë pasoja katastrofike për mbarë rajonin.
Kjo është një përpjekje e tejdukshme për ta rikthyer pushtimin serbomadh në Kosovë, duke e përgjuar vendin nga të gjitha anët dhe duke i shfrytëzuar pasuritë më të mëdha të vendit, mu ashtu qysh i ka paraparë për kolonistët e ashtuquajtura politikë serbomadhe, që e solli dikur reformën agrare, “reformë” që ia sillte familjen crnagore apo hercegovase shqiptarit mu në derën e shtëpisë, duke ia marrë tokën pak nga pak, qysh e ka shpjeguar me gjuhën e poezisë poeti malazez Radovan Zogoviq në poemën “Ardhësit” (Došljaci) -“Këngët e Ali Binakut”, pastaj i merrte një dhomë gjumi, tjetrën dhomë të gjumit, derisa e dëbonte “tek vëllezërit e vet në Turqi”.
Andaj, i gjithë populli i Kosovës duhet të ngritet në këmbë paqësisht, për ruajtjen dhe mbrojtjen e Kosovës dhe të integritetit të saj territorial të jashtëm e të brendshëm.
Dhe ta kemi plotësisht të qartë se problemet e tilla nuk na i ka krijuar kush Kosovës, as Europa e as SHBA-ja, por vetëm “gjumi arnaut” dhe xhamizimi i nxitur antishqiptar i vendit për interesa turkomëdha, serbomëdha dhe rusomëdha, përderisa udhëheqësit e shantazhuar paraprakisht kryenin punë për qarqet serbomëdha ndoshta edhe pa qenë të vetëdijshëm se ashtu po i vënë pyka vendit të vet, për ta zhbërë atë për interesat e huaja antishqiptare.
***
Problemi është i zgjidhshëm: “Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë” – “Asociacion të komunave me shumicë shqiptare në Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë”, apo njëherit edhe “Asociacion për komunat “boshnjake”-shqiptare në Novi Pazar, Sjenicë, Tutin etj”.
Apo: asociacion për askend në rajon, por vetëm të drejta të barabarta dhe trajtim njësoj për të gjithë, qofshin serbë në Kosovë apo shqiptarë në Serbi.
*
Kur se ke kuptuar ende apo arrin ta kuptosh pse ke pësuar …?! 
*
Një popull ndaj të cilit fqinjët e afërt dhe pak më të largët vazhdojnë t’i kenë ende aktuale e në veprim Naçertanie-n, Megali Idean dhe Islamin, për ta zhbërë, asimiluar dhe dëbuar, ndërsa ai ende nuk e ka kuptuar, mund të thuhet se ai nuk është popull!
Ashtu si është populli shqiptar, që e goditën mizorisht me këto plane dhe programe, qe së paku 100 vite.
Populli që nuk ka arritur ta kuptoj as sot e kësaj dite, se vetëm kthimi kah vetja dhe identiteti i fortë kombëtar, është ai që mundet me e mbrojtur dhe shpëtuar, ai nuk është popull.
Populli që i ka kuptuar tragjeditë që i kanë ndodhur dhe ka arritur të vetdiagnostifikohet, duke këmbëngulur me çdo kusht e mjet që ta krijoi një polici dhe ushtri gjithnjë e më të mirë, konform rrezikut real që vazhdon t’i kanoset, vetëm ai është popull.
Pra, ai është një popull që ka marrë mësim nga historia e vuajtjeve dhe pësimeve të veta!
*
Nëse nuk na pyesin …
*
Nëse pa na pyetur na imponohet “asociacioni i komunave serbe” për dhjetë komuna artificiale që nuk i mbledhin as 100 mijë serbë gjithsej, duke mos i marrë parasysh as kundërshtimet e mbarë Kosovës dhe as nevojat për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të 140 mijë Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që vazhdojnë të mos gëzojnë pothuaj asnjë të drejtë në vendin e vet, atëhere ne që ndihemi vetëm Shqiptarë nuk do të rrijmë më duarkryaq.
Se ne nuk lejojmë të mbetemi popull pa histori, rrënjë e të kaluar, qysh synojnë të na lënë, duke na e futur me çdo kusht kokën nëpër xhami për të na asimiluar në Musliman.
Të na shndërrojnë në popull pa të kaluar dhe të ardhme, një lloj “mbetje turke-osmane”, mbetje e mjerë dhe me identifikim religjioz – panislamik!
Nuk do të pajtohemi që serbët e Serbisë të na i marrin dhe që të vijnë për pelegrinazhe politike në objektet religjioze të historisë sonë të lashtë, ndërsa “arnautët” e pa memorje dhe kujtesë historike e kombëtare, në anën tjetër, të na e xhamizojnë vendin për interesa të huaja antishqiptare dhe të shkojnë pastaj larg, shumë larg në Qaben e tyre, për pelegrinazhet e tyre tragjikomike!
Ne nuk jemi “arnaut” të përpunuar nëpër xhami turke-arabe-serbe, që të kënaqemi përderisa armiqt e jashtëm dhe të brendshëm na e xhamizojnë dhe islamizojnë vendin.
Ne jemi gjergjkastriotas të pamposhtur, që do ta fillojmë përpjekjen tonë të pandalshme për Lirinë e munguar Shqiptare!
*
Përkujtim i tragjedisë dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të pjesës veriore të Mitrovicës që ndodhi me 3 dhe 4 shkurt 2000, pas 23 vitesh, më 3 shkurt 2023
*
Sot 23 vite më parë (më 3 dhe 4 shkurtit 2000) në pjesën veriore të vendit, andej Ibrit në Mitrovicë, ndodhën masakrat e tmerrshme nga të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’ , ku qenë vrarë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq dhe plagosur shumë të tjerë.
U dëbuan diku afër 15 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë dhe pasurinë shumëshekullore në flakë.
As sot e kësaj dite ky gjenocid i ushtruar nga të ashtuquajturat “Roje të Urës” (njësitë faktike ushtarake e policore të Serbisë), për ta mbajtur të pushtuar atë pjesë të territorit të vendit, nuk përkujtohet as përafërsisht qysh e meriton të kujtohet e të mos harrohet nga shteti.
“Zajednica” është pjesë e atij projekti për zhbërjen përfundimtare të shtetit të Kosovës, që nuk guxon ta pranoj askush që vazhdon të përjarget për tu ngjitur në pushtet duke bërë lëshime që konsiderohen në favor të armikut.
Nuk duhet të jetë kurrë problem numri më i madh se që është i serbëve në Kosovë, por problem i papranueshëm prej secilit në vend duhet të mbetët kërkesa serbomadhe për ngujimin e tyre në “komunat serbe”. Për ngujimin ogurzi të tyre! Serbët nuk kanë asnjë nevojë për “ngujim” të tillë, kur ata si qytetarë të lirë e kanë gjithë Kosovën të vetën, por jo Serbia… !
Jo Serbia që e ka vendin – në Serbi!
Une me një grup gazetarësh të ish gazetës Rilindja i njohim shumë mirë marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e njohim mënyrën e të menduarit serbomadh, ndoshta edhe më mirë se që i njohin disa nga politikanët tonë pa memorje nga Kosova e pasluftës.
Ne ishim Spartanët e asaj jete të vuajtur në atë kohe, që ishim kudo dhe që as gjumin gjumë se bënim, njerëz e gazetarë që i qëndruam popullit tonë afër dhe kallxonim kur Slobodan Milosheviqi i shpaloste planet për shfarosjen tonë.
Prandaj, mos e harroni gjenocidin ndaj afro 15 mijë shqiptarëve që i dëbuan nga vatrat e veta andej lumit Ibër, se ato vatra, shtëpi e prona i kanë brtaktisur me dhunë dhe askush nuk mundet me ua shitë e as me ua marrë duke i shfrytëzuar fatkeqësitë e tyre si “refugjat” – në vendin e vet!
Fati i atyre shqiptarëve nuk guxon të harrohet kurrë se nuk është fat individësh, qoftë edhe me vlera e kontribute historike për vendin.
*
Asnjë udhëheqës partiak apo shtetëror nuk ka të drejtë të bije ndesh me Kushtetutën e Kosovës si vend tashmë i shpallur multietnik
*
Në portalin Politika, gazetën shekullore të Beogradit, përderisa dje i lexoja raportet e gazetarëve nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, më bënë përshtypje fotot dhe videot ku disa deputet pengoheshin nga të tjerët që të mos e godisnin Presidentin Aleksander Vučiq , për shkak të “izdaju Kosova” , “tradhëtisë” ndaj Kosovës.
Në anën tjetër, në Kosovë një vetëdije mercenarësh në politikë dhe media, duan ta shqyejnë Albin Kurtin që s’po “ua jep ”zajednicu srpskih opština” serbëve dhe Serbisë. Për befasi, për këtë qasje “proamerikane” don të plasë edhe Ramush Haradinaj, heroi i luftës së pafitume me Serbinë në vitin 1999. Lufta ishte e fitume, por jo krejtësisht prej nesh , se po të ishte nuk do të bëheshin “biseda” me Serbinë për çështje të brendshme të vendit edhe sot e kësaj dite. Kush i ka lexuar “gjashtë pikat e Albin Kurtit” dje, e kupton se këtu është problemi.
Çështje mbi çështjet është që të jemi të bashkuar rreth çështjes së integritetit territorial të vendit, për unitetin e brendshëm të tij dhe të mos bëjmë turr si partiak të mjerë që të tregojmë mirëkuptim ndaj ambicjeve ripushtuese të Serbisë ndaj Kosovës, në mënyrë që mos të na ndodhin të zeza si me Çakorrin , kur u dhanë mbi 8 mijë hektarë të vendit-për një karrige të shkretë!
Vetëm për një gjë qëndroj “si shkëmb” i palëkundur, që të mos ua plotësojmë dëshirat me multietnicitet artificial Serbisë, Greqisë apo Turqisë me islamizimin antishqiptar, që në fund mund të na e zhbëjnë territorin kombëtar apo kombin, duke i dhënë identitet fetar.
Kryeministrja e Suedisë Anna Lind, vrasësi serb dhe marrëzitë e një diplomati shqiptar
*
Vrasja e kryeministres së Suedisë Anna Lindh nga Serbi 24 vjeçar Mihajllo Mihajlloviq, ka ndodhur me 10 shtator të vitit 2003 në shtëpinë e mallërave NK në Stockholm.
Shtytja për ta kryer krimin mizor e serbit “të sëmurë psiqikisht” ka qenë edhe bombardimi i NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore në ish-Jugosllavi, për Kosovën.
Për dallim nga terroristët islamik – shqipfolës, që kur u jipet mundësia i vrasin edhe ata që e çliruan Kosovën për hirë të “islamit famëlartë” (popullin që i përkisnin- po se po!) ; serbët edhe kur janë “të sëmurë mendërisht” , vrasin për t’ua marrë hapësirat jetësore shqiptarëve apo për shkak se nuk pajtohen për formimin e shteteve shqiptare.
Një shembul i madh ishte edhe ai i njërit prej atentatorëve ndaj Franc Ferdinand-it të AustroHungarisë, që vritet nga grupi i Vaso Čubrilović të organizatës serbomadhe “Mlada Bosna” (Bosnja e re), mu për shkak të hakmarrjes për formimin e shtetit shqiptar në vitin 1912 edhe me ndihmen e Austrohungarisë.
Ky atentat i kryer diku në fillim të korrikut 1914 , ishte shkaktari kryesor i plasjes së Luftës së Parë Botërore , pikërisht në vitin 1914.
Duhet theksuar se terroristi dhe krimineli i madh islamist Arid Uka, që në Gjermani kishte shkuar me familjen si 4 vjeçar, në korrik të vitit 2011 , i ka vrarë dy ushatarë amerikan dhe dy të tjerë i pagosë në Frankfurt të Gjermanisë.
Një krim të ngjashëm panislamik dhe serbomadh ka tentuar ta bënte edhe shqipfolësi tjetër në SHBA, duke dashur sëbashku me vëllezërit e tij Musliman ta sulmonte Pentagon-in.
Trushpërlarja është trushpërlarje , megjithëse në “trushpërlarjen” e tillë ka gjasa që gjithmonë depërtojne dhe udhëzojnë shpesh kriminelët e ndryshëm të shërbimeve të mshefta.
Për shembull, “motivi” i vrasjes së dy ushtarëve amerikan ishte “dhunimi i femrave myslimane nga ushtarët amerikan”, që shqipfolësi i prindërve mitrovicas i paskësh parë në video, video që faktikisht kanë qenë sajime dhe shpifje të menduara propagandistike.
Trushpërlarit Arid Uka nuk i kujtohet dhunimi i asnjë femre shqiptare , as mbajtja pothuaj nën pushtim e një pjese të madhe të Kosovës , asaj përtej Ibrit, por medonte “vetëm për islamin”.
Ai duhet ta ketë pasur një atmosferë familjare që prishet aq shumë dhe devijon aq keq.
Ajo që shqetëson më së shumëti është kur ndonjë “veteran i diplomacisë shqiptare” shpifë dhe krahason gjëra të pa qena. Bije fjala në një mënyrë e “neutralizonte” krimin panislamik në Vjenë të Austrisë të një shqipfolësi me prejardhje nga Qallopeku i Tetovës, duke e krahasuar me vrasësin e ish – kryeministres suedeze të vrarë nga serbi?!…
Duhet të jesh me mendje të retarduar ose qëllimkeq, që të mendosh e krahasosh gjëra që s’mund të krahasohen!
O Tempora, o Mores!
I njeti tash e vajton kalljen e librit të shenjt të Kuranit nga politikani i djathtë danez Rasmus Paludan. Thuajse kjo qenka çështje për Shqiptarët, kur dihet se në historinë njerëzore janë kallë e druaj se do të vazhdohet kallja e librave.
Dikush e ka kallë edhe Biblen, Talmudin, Toraen e libra të tjerë !
E dikush e kallë (djeg) popullin e vet, “për islamin!”
Apo kallja e librave e librave të Galileo Galileut dikur …!
“Epour si mouve!” – “Megjithatë rrotullohet …”
Janë disa shqiptarë që sikur u vije era myk dhe nuk kanë mendime të kultivume e as kulturë publike, siç është edhe Behxhet Pacolli, që e ngrenë zërin për çështje që su takojnë e s’kanë pse ti preokupojnë shqiptarët.
Që qoftë edhe duke qenë të pavetëdijshëm për veprimet e tyre, na bëjnë pjesë të problemeve të huaja!
Për të na e thyer qafën si komb, se po u duket që pak e kemi të thyer …?!
Që pas xhamizimit të Kosovës e Shqiptarisë , pa i pyetur fare Shqiptarët, të na bëjnë pjesë të problemeve e agjendave të huaja, të Turqisë neoosmane kryesisht, mu ashtu sikurse që kanë menduar historikisht serbomëdhenjt dhe armiq të tjerë.
Tashmë ka ardhur koha e penave pak më të mprehta, se nuk durohen më njerëzit e cekët dhe qëllimkëqinj.
Si Valon Syla, për shembull.
Valoni që as nuk e flet dhe as nuk e shkruan Gjuhën Shqipe, ashtu qysh duhet dhe i takon një personi me prani aq të madhe publike. Nuk duhet të merren parasysh kritikat e tij e as të Ramush Haradinajt për “asociacionin e komunave serbe” në Kosovën multietnike, se e kanë me sherr dhe tashmë kanë treguar se mund të japin vetëm territore të kombit shqiptar.
Sherrin e tyre e pamë tashmë.
Pse u dashka vetëm hapësirat jetësore e shtetërore, ku jetojnë shqiptarët në Gadishullin Ilirik, të jenë mutienike fillimisht, e pastaj njëtnike për serbët e nesër, qysh po shkojnë punët, edhe për grekët?!
Shqiptarët duhet të mendojnë e tu japin përgjigje pyetjeve të tilla, se nëse e vazhdojnë gjumin kështu, le ta dijnë se dikush i etur për tokat e tyre, nuk flenë natën e as ditën.
***
Shqiptarët dhe Shqiptaret që po heshtin për temat që nuk duhet heshtur, me heshtjen e tyre po e ndihmojnë të keqën. Mos ti shkon mendja askujt se të tjerët na i kryejnë punët tona, qysh na takon neve që ti kryejmë.
Për asociacionin njëetnik , që po duan të na e imponojnë, asnjë jurist shqiptarë në Gadishullin Ilirik dhe në botë nuk guxon me heshtë. Të gjithë duhet ta analizojnë fjalëpërfajle, se fundja kjo nuk është vetëm çështje e Vjosa Osmanit, Albin Kurtit, Donika Gërvallës, por e të gjithë neve, pa përjashtim.
Shqiptarë e Shqiptare: jepni mendimet tuaja pa ndruajtje e me guxim njerëzor… Asksush nuk është duke e kërkuar “njohjen e drejtshkrimit” , por vetëm mendimin tuaj të mbarë për vendin dhe popullin tuaj.
*Në foto është edhe Vasa Čubrilović nga koha e burgut pas vrasjes së Franc ferdinand-it, në atentatin e përbashkët ndaj tij, i cili ua ka lënë amanet serbëve, amanet që tash po ia kryejnë (zbatojnë) edhe “arnautët” se – “Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame”
A ka nisur të thyhet tashmë…?
Vrasësi serb i kryeministres së Suedisë …

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu