ARKIVI:
22 Janar 2025

Të përshëndes për analizën për popullin që “është pjesëmarrës në zhdukjen e vetvetes”

Shkrime relevante

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/ -Intervistat ekskluzive që kam...

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Një shpjegim origjinal sociologjik) Sjellja atipike e...

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Shpërndaj

Nga: Eshref Ymeri

I dashur Aurel,

Ju përshëndes për analizën tuaj bukur të argumentuar, në të cilën ju shkruani me dhembje në zemër:

“… Ai popull që zgjedh të qeverisin analfabetët, të dështuarit, të korruptuarit, gënjeshtarët, hajdutët, kuislingët, mercenarët, tradhtarët nuk është viktimë. Ai është pjesëmarrës në zhdukjen e vetvetes”.

Prej këtej vjen përfundimi logjik: një popull që përgatit truallin për zhdukjen e vetvetes, ai popull domosdo që, para alternativës së jetës me dinjitet, ka zgjedhur vuajtjen, varfërinë dhe nështrimin pa kushte para sundimtarëve të vet. Një popull i tillë më sjell ndër mend fjalët e arta të dy shkrimtarëve rusë për popullin rus: Fjodor Dostojevski (1821-1881) dhe Ivan Shmelovi (1873-1950).

Në librin “Ditari i shkrimtarit”, të botuar në vitin 1873, Dostojevski shkruan:

“Mendoj se kërkesa më kryesore, më rrënjësore e shpirtit të popullit rus, është kërkesa për vuajtje, për një vuajtje të përhershme dhe të pashuar, kudo dhe në çdo gjë. Me këtë etje për vuajtje, ai, me sa duket, është infektuar që kur bota është zënë. Rrjedha e vuajtjeve përshkon gjithë historinë e tij, jo vetëm nga fatkeqësitë dhe gjëmat e jashtme, por ngaqë ajo zien përbrenda vetë zemrës së popullit. Në vetëdijen e popullit rus, madje në çaste lumturie, gjendet patjetër një grimë vuajtjeje, ndryshe lumturia e tij për të nuk është e plotë. Asnjëherë, madje edhe në minutat më solemne të historisë së tij, ai nuk merr një pamje plot krenari dhe ngazëllim, por vetëm një pamje mallëngjyese deri në përvuajtje. Ai trishtohet dhe falënderimin e vet ia përcjell mëshirës së Hyjnisë. Në vuajtje populli rus sikur gjen kënaqësi”.

Në librin “Dielli i të vdekujrve”, të botuar në vitin 1923, Shmelovi shkruan:

“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë…”.

Vetvetiu lind pyetja:

Mos vallë edhe populli shqiptar na qenka kopje e popullit rus?

Ju përcjell urimet e mia për analizën tuaj dhe për Vitin e Ri 2022.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 27 dhjetor 2021

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I dashur Bajram,
    Ju jam shumë mirënjohës që dy fjalët e mia, me citime nga dy shkrimtarë rusë, i keni botuar në Portalin tuaj të nderuar. Shprehjen tuaj brilante nga libri “Rilindja, përkushtim dhe trishtim” – “shqiptarët vuajnë nga vetëpushtimi” – po të kisha fuqi hyjnore, do ta skalitja me daltë në kupën qiellore. Ju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri 2022: shëndet, mbarësi familjare, humor të përhershëm dhe suksese në publicistikën tuaj nacionaliste. Shumë të fala zonjës dhe fëmijëve.
    Përqafime miqësore.
    Eshref Ymeri
    Kaliforni, 27 dhjetor 2021

    • Ymer i dashur…Ishte një përgjigje dhe komentim i shkëlqyer rreth shkrimit të Aurel Dasaretit, që mendova se nuk e meriton harresën. Të falemnderit dhe ju përshëndesim të gjithëve atje, ty, gruan e të tjerët. Falemnderit për mbresat nga leximi i librit tim. Me respekt: Gj.B.Kabashi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu