ARKIVI:
29 Mars 2024

The New York Herald (1932) / SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër Malaries

Shkrime relevante

Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!

Nga: Florim Zeqa Shprehur në mënyrën figurative, nuk është që jam pro-pushtetit...

Kujtime nga Burgu i Vlorës

  Tomë Mrijaj  Periudha e diktaturës ateisto-komuniste në Shqipëri, gjatë vitëve të zeza...

Islami dhe Arabishtja

Xhevat Gjini, Viti ___ Kam njohur shumë arabë, të besimit islam dhe më...

Shpërndaj

Burimi : The New York Herald, e premte, 24 qershor 1932, f.2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2021

 “The New York Herald” ka botuar, të premten e 24 qershorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ndihmën e amerikanëve në luftën kundër malaries në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries

(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau) Vjenë. — Amerikanët po ndihmojnë për të çliruar Shqipërinë nga malaria. Sipas një raporti nga Tirana, lufta kundër sëmundjes është riorganizuar dhe ka marrë një bazë më të gjerë.

Një komision i Institutit Amerikan Rockefeller, i kryesuar nga zoti Raket, ka ngritur një stacion qendror për asgjësimin e mushkonjave në të gjithë vendin. Të gjitha ujërat e ndenjura të njohura ose të dyshuara si vende shumimi të insekteve ose drenohen (kullohen) ose bëhen të padëmshme. Në kopshtet dhe oborret e Tiranës dhe rrethinave nuk lejohen pishina (rezerva uji). Si rezultat i parë, rastet e malaries kanë rënë me 25 për qind.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/the-new-york-herald-1932-shba-ndihmon-shqiperine-ne-luften-kunder-malaries/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu