ARKIVI:
21 Shkurt 2025

Turhan Pasha, gazetarit të Corriere d’Italia (1919) : “Ja ku gabon Greqia me shqiptarët…”

Shkrime relevante

Marrëveshja Selia e Shenjtë – Mal i Zi më 1886 në kurriz të Shqiptarëve

Anna Hida, studjuese, Romë (Nusha Zhuba) Në dukje kjo marrëveshje me Selinë e...

Është koha të jemi të bashkuar, si asnjëherë më parë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Formimi i qeverisë së ardhshme,...

“Luciferi” i Dante Aligiarit…, nga Tirana !

Afrim Caka, Gjakovë Rrofte Shqiperia e tradhetuar ne lekur dhe e ndotur...

Shpërndaj

Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Korrik 2022

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 2 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratat e Turhan Pashës për Corriere d’Italia me qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare asokohe në Konferencën e Paqes në Paris ndaj orekseve greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka pëcjellë për publikun shqiptar :

Pretendimet shqiptare

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, Turhan Pasha, në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria në Konferencën e Paqes, i bëri këto deklarata para një bashkëpunëtori të Corriere d’Italia :

Greqia, duke i bazuar të drejtat e saj mbi dendësinë e popullsisë greke në Epirin e Epërm, përjetëson gabimin që bën të konsiderohen si grekë – për shkak se katolikë të ritit grek – 150.000 shqiptarë, të cilët popullojnë luginën e Gjirokastrës dhe fushën e Delvinës.

Nga ana tjetër, nuk është çudi që kultura greke ka mbizotëruar në Shqipërinë e Jugut, pasi qeveria turke i lejoi grekët të hapnin shkolla atje, ndërsa i ndaloi shkollat kombëtare (dmth shqiptare). Prandaj, komisioni shqiptar, nëpërmjet argumenteve të pakundërshtueshme, do të mbështesë mbrojtjen e të drejtave të kombit në Konferencën e Parisit.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-d-italia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu