ARKIVI:
19 Prill 2024

Turhan Pasha, gazetarit të Corriere d’Italia (1919) : “Ja ku gabon Greqia me shqiptarët…”

Shkrime relevante

Njerëzit e lumtur nuk i prek konsumizmi, që nuk e zëvendëson lumturinē në asgjë

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më ndodh shpesh të shoh turma njerëzish që...

Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!

Florim Zeqa  S’ka dyshim se klasa politike në pushtet dhe opozitë po...

Kryeministri Albin Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

Prishtinë, 18 prill 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi...

Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën...

Izraeli dhe populli i Iranit e kanë një armik të përbashkët

Irani kreu një sulm masiv ndaj Izraelit me më shumë se...

Shpërndaj

Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Korrik 2022

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 2 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratat e Turhan Pashës për Corriere d’Italia me qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare asokohe në Konferencën e Paqes në Paris ndaj orekseve greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka pëcjellë për publikun shqiptar :

Pretendimet shqiptare

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, Turhan Pasha, në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria në Konferencën e Paqes, i bëri këto deklarata para një bashkëpunëtori të Corriere d’Italia :

Greqia, duke i bazuar të drejtat e saj mbi dendësinë e popullsisë greke në Epirin e Epërm, përjetëson gabimin që bën të konsiderohen si grekë – për shkak se katolikë të ritit grek – 150.000 shqiptarë, të cilët popullojnë luginën e Gjirokastrës dhe fushën e Delvinës.

Nga ana tjetër, nuk është çudi që kultura greke ka mbizotëruar në Shqipërinë e Jugut, pasi qeveria turke i lejoi grekët të hapnin shkolla atje, ndërsa i ndaloi shkollat kombëtare (dmth shqiptare). Prandaj, komisioni shqiptar, nëpërmjet argumenteve të pakundërshtueshme, do të mbështesë mbrojtjen e të drejtave të kombit në Konferencën e Parisit.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-d-italia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu