ARKIVI:
18 Prill 2024

Wellesley News (1975) / Gjon Mili, në konferencën e Massachusetts Institute of Technology : “Ja përse jeta ime ishte e mire…”

Shkrime relevante

“Bisedimet për dinarin”, Peter Stano, si është “sjellja europiane”?

Gani I. Mehmeti Tri here bisedohet për dinarin serb në Kosovë dhe...

‘Raketa kastraveci’: Bota arabe tallet me Iranin

Foto nga Twitter, nu X Arnt Jensvoll   17.04.2024 20:13 Irani sulmoi Izraelin gjatë fundjavës...

“La Selva”, një histori dashurie emigrantësh, në anglisht nga shkodrani Alban Pepa

Klajd Kapinova, New York Këto ditë, shkrimtari i ri shqiptaro amerikanë shkodrani Alban...

Ka një kohë të gjatë që punohet për dëmtimin apo shkatërrimin e të arriturave në albanologji

Nga: Ragip Kçiku ___ ALBANOLOGJIA SOT ___ Ka kohë që punohet me të madhe...

Në Kosovë ka femicid- ka femicid bërtasin shoqet e Duda Baljes, që s’kanë fije karakteri e as njerëzie!

Nga: Mevi Rafuna Asnjë femër në politikë nuk dha dorëheqje, në shenjë...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Qershor 2021

“Wellesley News” ka botuar, me 18 prill 1975, në faqen n°5, një shkrim special në lidhje me konferencën e Gjon Milit në MIT (Massachusetts Institute of Technology), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Gjon Mili, njeriu nga Massachusetts Institute of Technology (MIT)

Nga Cynthia Feigen

Burimi : Wellesley News, 18 prill 1975, f.5

Gjon Mili, oratori i tretë në serinë “Fotografia në Shkencat Humane”, tha në prezantimin e tij se ai po përpiqej të argëtonte, jo të jepte mësim. Në fakt, prezantimi i Milit ishte edukativ dhe argëtues.

Mili, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Rumani, erdhi në USA në moshën 18 vjeçare. Ai u diplomua në M.I.T. në vitin 1927 me një B.S. në inxhinieri elektrike. Ai më pas shkoi për të punuar për Westinghouse në departamentin e llambave dhe ndriçimit, gjë që e vuri atë në kontakt me fotografët.

Mili filloi të fotografonte seriozisht në vitin 1931 duke përdorur dritën artificiale në formën e një blici elektrik. Mili ishte gjithashtu i pari që sinkronizoi fotoflashin me qepenin duke e mundësuar atë të fotografonte shprehje spontane. Në 1938, Mili filloi të shkruante histori për revistën Life tashmë e shuar, por ai kurrë nuk ishte në stafin e Life. Mili ka dhënë mësim në Yale dhe M.I.T… tani ai jep mësim në Hunter.

Mili tregoi afërsisht 100 diapozitivë të fotografive të tij dhe tre filma të shkurtër. Prezantimi i tij mund të ndahet në gjashtë pjesë. Së pari ai tregoi një numër fotografish të hershme, më pas fotografi baleti, pastaj fotografi të interpretuesve, shfaqjeve dhe regjisorëve, pasuar nga fotografi që kishin të bënin me muzikë, të cilat u pasuan nga fotografi që kishin të bënin me artin dhe në fund Mili tregoi tre filmat e tij të shkurtër. Çdo sekuencë e fotografive përfshinte fotografi të njerëzve të njohur në secilën fushë duke përfshirë: Sophia Loren, Arthur Rubenstein, Pablo Casals, Duke Ellington dhe Pablo Picasso-n.

Mbi profesionalizmin, Mili deklaroi : “Ishte një jetë e mirë nëse mendoj për njerëzit që kam takuar, ngjarjet që kam qenë dëshmitar, idetë që unë mbart akoma dhe më në fund imazhet që kanë fituar një realitet të qëndrueshëm.”

* Aurenc Bebja, Francë (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/wellesley-news-1975-gjon-mili-ne-konferencen-e-massachusetts-institute-of-technology-ja-perse-jeta-ime-ishte-e-mire/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu