Zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete të banuara me shqiptarë

Shkrime relevante

Klithmat e Rifadijes pas shpërthimeve në Trekëndshin e Bermudës

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ___ RIFADIJE SHUMDOKARI DHE TREKËNDËSHI I...

Dashuria për Shqipërinë dhe Kosovën, na detyron të mos heshtim, mendime të Lis Bukurocës për një deklaratë të Ben Blushit

Lis Bukuroca, Gjermani ____ Ben Blushi: „Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë“ Nuk kam lexuar...

Secila vjehërr dikur ka qenë nuse dhe secila nuse do të bëhet vjeherr! 

Sabahate Byci, Gjermani  ____ Secila vjehërr dikur ka qenë nuse dhe secila nuse...

Nuk mund të hyj në një garë letrare me dikë që ende nuk e ka zgjidhur konfliktin e armatosur me tridhjetë e gjashtë shkronjat...

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ KONKURRENCA, FJALORI DHE VIBRATORI ____ Dje, një...

Amaneti im për kombin shqiptar dhe për njerëzimin

Dije Krasniqi, Mitrovicë AMANETI IM PËR KOMBIN SHQIPTAR DHE PËR TANË...

Shpërndaj

Kurshumlia, qytet në Serbi që kufizohet me Podijevën, para mbi 100 viteve ishte një qytet i banuar pothuaj tërësisht me shqiptarë, prej nga Serbia me një gjenocid të pashembull për kohën i vrau, plagosi dhe dëboj të gjithë shqiptarët.

Arkeologët e Muzeut Kombëtar të Toplicës nga Prokuple dhe Muzeu Kombëtar nga Beogradi vazhduan kërkimet e tyre arkeologjike në komunën e Kurshumlisë, të cilat po zhvillohen në çdo vjeshtë tash e pesë vite.

Deri më tani, ata kanë zbuluar 11 qytete të humbura në shpatet e Kopaonikut dhe Malit të Radanit, shkruan Agjencia serbe e Lajmeve Beta, transmeton InfoPress.

Për pesë qytete që u zbuluan rreth Banjës Lukovo deri më tash asgjë nuk dihej. Arkeologu i Muzeut Kombëtar të Toplicës, Julka Kuzmanoviq Cvetkoviq tha se këto pesë qytete ende paraqesin një mister dhe se nevojitet kërkim më i gjerë arkeologjik për të mësuar më shumë rreth tyre.

“Këto qytete nuk ishin të evidentuara kurrë në hartën arkeologjike të Serbisë. Këto janë qytete në majat malore, rreth Banjës Lukovska. Ajo që mund të them tani është se këto qytete kanë të bëjnë me një lloj veprimtarie në atë zonë, ka shumë të ngjarë me minierat”, tha Kuzmanoviq Cvetkoviq.

Në disa vende, rrëzë qyteteve të fortifikuara, arkeologët kanë gjetur rrënojat e vendbanimeve, të cilat tregojnë se ata jetonin këtu nga parahistoria në Mesjetë.

Arkeologja e Muzeut Kombëtar të Beogradit, Emina Zeçeviq, tha se gjetjet arkeologjike në të gjithë territorin e komunës së Kurshumlisë kanë ndryshuar krejtësisht njohuritë e mëparshme rreth historisë së rajonit.

U gjetën 11 qytete të humbura në Kurshumli

“Gjithçka që kemi gjetur dhe zbuluar pothuajse plotësisht ndryshon atë që ne kemi ditur deri më tani. Për shembull, tani e dimë se ky rajon, fshatrat e sotme Kurshumlia dhe rrethinat e saj, ishin shumë më të populluara se sot, por edhe shumë më të pasura”, tha Zeçeviq.

Arkeologët kanë evidentuar rreth 140 lokalitete nga periudha të ndryshme kohore.

Arkeologu Milan Saviq nga Kurshumlia tha se ndihma e shtetit dhe e komunës së Kurshumlisë është e nevojshme për të bërë kërkime më të hollësishme arkeologjike, sepse ato janë me rëndësi të madhe, jo vetëm për Kurshumlinë, por edhe për Serbinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu