ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Zëri i Gjergj Kabashit (Bajram Kabashit) dhe i portalit “Drini” në mbrojtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Luan Dibrani
___
Bajram Kabashi është një gazetar i njohur hulumtues nga Kosova, i cili që nga paslufta jeton në Norvegji. Ai ka dhënë kontribut të ndjeshëm në luftën kundër ekstremizmit fetar islamik, përmes shkrimeve, analizave dhe raportimeve të tij të mirëinformuara. Ai njihet për qëndrimin e tij të vendosur dhe kritik ndaj islamizimit, duke theksuar rëndësinë e një shoqërie të hapur dhe tolerante ndaj dallimeve kulturore dhe fetare.
Puna e tij ka pasur ndikim të rëndësishëm në sensibilizimin e opinionit publik, dhe Kabashi ka mbajtur gjithashtu një qëndrim të fortë për lirinë e shprehjes dhe për parimet demokratike. Këtë e tregojnë botimet e shumëta në portalin e udhëhequr prej tij. Duke pasur një qasje profesionale dhe të guximshme në trajtimin e këtyre çështjeve, ai ka sjellë një perspektivë të paanshme që ndihmon në adresimin e sfidave që lidhen me ekstremizmin.
Revista “Drini” ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës, historisë dhe vlerave kombëtare shqiptare!
Përkundër faktit se arkivën e Drinit qarqet e caktuara antishqiptare e kanë shkatërruar 19 herë rradhazi, ai si një Sizif i kohës moderne, ia ka nisë gjithnjë punës prej fillimit…!
Bajram Kabashi është gjithashtu një kontribues i përhershëm në revistën kombëtare “Drini,” të cilën e ka udhëhequr prej vitit 2006 me Valentin Bruçajn nga Milano e Italisë.
Asnjëherë që nga ajo kohë nuk i është shmangur kulturës dhe frymës kombëtare shqiptare.
Prandaj mund të thuhet lirisht se “Drini” ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës, historisë dhe vlerave kombëtare shqiptare, dhe Kabashi ka qenë një zë kyç në këtë angazhim. Përmes artikujve të tij, ai ka nxitur ndërgjegjësimin mbi çështje të rëndësishme kombëtare dhe ka pasqyruar me ndershmëri dhe thellësi sfidat dhe arritjet e shoqërisë shqiptare.
Zoti Bajram Kabashi njihet gjithashtu me emrin Gjergj Kabashi.
Gjergj Kastrioti, kryeheroi i kombit shqiptar…, që aq shumë e luftuan dhe luftojnë islamistët atishqiptar
___
Ky pseudonim , është një simbol i përkushtimit të tij ndaj trashëgimisë dhe vlerave kombëtare shqiptare, duke lidhur identitetin e tij me figura historike dhe emra të rëndësishëm për shqiptarët, si kryeheroi Gjergj Kastrioti. Përmes këtij emri, Kabashi përçon një mesazh të fortë për unitetin kombëtar dhe përkushtimin ndaj kauzave të rëndësishme që lidhen me identitetin dhe kulturën shqiptare.
Ekstremizmi fetar islamik, panislamizmi, shpesh e ka vënë në shënjestër këtë intelektual të përkushtuar, duke e vënë vazhdimisht në listat e vdekjes për ta likuiduar. Mirëpo Gjergj -Bajram Kabashi e ka vazhduar rrugën e tij i patrembur, duke e theksuar pandërpre se ai dhe të tjerët sikurse ai, janë përfaqësues të patriotizmit shqiptar, të nacionalizmit modern shqiptar dhe nuk kanë asnjë frikë nga antishqiptarizmi. Ai me kohë e ka theksuar se nuk duhet të brengosemi nga etiketa e “Vëllazërisë Muslimane” si Islamofob, duke e thënë qartë e zëshëm se ai është Islamofob!
Dhe e ka theksuar se ne si shqiptarë e shqiptare duhet të brengosemi e të mos pajtohemi kurrë me Shqiptarofobinë, e jo me Islamofobinë.
Se të jesh Islamofob, ka theksuar shpesh, është detyrë, është obligim njerëzor e kombëtar, pasi ashtu tregohemi të ndërgjegjshëm për sulmet islamike ndaj popullit shqiptar.
Gjergj Kabashi i ka rënë fort e shpesh tezës se “krenaria Muslimane”, xhamitë e panumërta të meremetuara dhe ndërtuara prej të tjerëve, e kanë synim krijimin e një nacionalizmi tjetër, nacionalislamizmit “shqiptar”, që në fund të fundit, është panislamizëm dhe i takon ndërgjegjës së “umetit të profetit” Mohammad.
I cili ka theksuar se është Anti-Shqiptarizëm…!
Bajram Kabashi, i njohur edhe si Gjergj Kabashi, për shkak të qëndrimeve të tij kritike ndaj radikalizmit fetar dhe përkushtimit për mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare, është përballur me sfida dhe kërcënime të vazhdueshme nga individë dhe grupe që kundërshtojnë punën e tij.
Megjithatë, Kabashi ka vazhduar të mbrojë me vendosmëri parimet e lirisë, tolerancës dhe identitetit kombëtar, duke sfiduar kështu ekstremizmin dhe duke mbetur një zë i rëndësishëm dhe i guximshëm për shoqërinë shqiptare.
Lavdëruesi i ushtarëve osmanë që e sollën Islamin në “Arnautlluk”, qysh theksoi me rastin e promovimit të Xhamisë së Namazgjas në Tiranë para një kohe, është njëherit miku i ngusht i neoosmanliut Naim Tërnava, pasi sëbashku po e shpiejnë përpara projektin për islamizimin e popullit shqiptar. Eshtë pikërisht DIYANETI i tij që po e financon me 45 milionë euro të ashtuquajturen “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë. 
____
Por, ai mendon se fenë islame që e praktikojnë një pjesë e shqiptarëve, nuk duhet lejuar të jetë “çështje turke”-neoosmane, siç dëshmohet vazhdimisht. Siç e dëshmoj së fundmi Ali Eshbar nga Diyaneti turk me rastin e përurimit turkomadh të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, kur i lavdëroj ushtarët osmanë që e kanë sjellë Islamin në “Arnautlluk”.
Pra ai ridëshmoj se turkomëdhenjt e kanë si kryeqëllim të na islamizojnë dhe bëjnë krenarë me ushtarët osmanë, pushtuesit e një pjese të madhe të Gadishullit Ilirik.
Revista kulturore-politike e Bajram Kabashit, “Drini,” është një nga botimet e rralla shqiptare, ndoshta e vetmja, që trajton vazhdimisht tema me karakter kombëtar dhe që i jep zë çështjeve të rëndësishme për identitetin, kulturën dhe historinë shqiptare. Për shkak të përkushtimit të saj ndaj këtyre vlerave kombëtare dhe për qëndrimet e saj të hapura ndaj çështjeve të radikalizmit fetar, revista është sulmuar nga forca të islamizmit radikal por edhe nga qarqe të tjera antishqiptare, që e përmbajnë atë.
“Drini” ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe sensibilizimin e publikut, duke mbrojtur një shoqëri të lirë dhe tolerante. Përballë presioneve dhe sfidave, Kabashi dhe ekipi i tij vazhdojnë të mbrojnë misionin e tyre të ndershëm me profesionalizëm të admiruar, duke u rezistuar kërcënimeve dhe duke u përpjekur që të informojnë publikun mbi kërcënimet që radikalizmi përbën për kohezionin dhe zhvillimin shoqëror.
Revista “Drini” është përballur me pengesa serioze nga forca islamike antishqiptare, të cilat kanë tentuar që të bllokojnë përhapjen e përmbajtjes së saj në platforma sociale, përfshirë Facebook-un. Artikujt e revistës, të cilët shpesh trajtojnë tema me rëndësi kombëtare dhe kritikojnë ekstremizmin fetar, nuk mund të shpërndahen lirshëm, duke kufizuar kështu ndikimin e saj në publik. Këto bllokime përfaqësojnë një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe përpjekjeve të Kabashit për të promovuar vlerat shqiptare dhe për të adresuar sfidat që përballon shoqëria shqiptare për shkak të ekstremizmit.
Pavarësisht këtyre pengesave, Bajram Kabashi mbetet i vendosur për të mbrojtur misionin e revistës dhe për të gjetur rrugë alternative për të vazhduar komunikimin me lexuesit dhe për të shpërndarë informacionin e tij të rëndësishëm.
Përmes këtij artikulli iu bej thirrje që të mbështesin dhe mbrojnë Bajram Kabashin, dhe revistës “Drini” të mos mbeten të burgosur nga këto forca antikombëtare .
Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë shtresës intelektuale shqiptare që të mbështesin dhe mbrojnë Bajram Kabashin, një njeri i përkushtuar dhe me vlera të jashtëzakonshme që punon dhe angazhohet pajada pa kërkuar të jetë i shbërblyer, i cili me kurajo dhe përkushtim ka luftuar kundër radikalizmit-xhihadizmit e xhamizimit të vendit dhe ka promovuar vlerat kombëtare përmes “Drinit”. Është e domosdoshme që intelektualët, shkrimtarët, gazetarët dhe të gjithë ata që e vlerësojnë lirinë dhe shprehjes dhe identitetin kombëtar,  të ndërmarrin veprime konkrete për ta mbrojtur këtë botim nga censura dhe presioni i grupeve radikale antishqiptare.
Ju ftojmë që të ngrini zërin dhe të përhapni informacion mbi këtë situatë në rrjete sociale si Facebook, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe duke kërkuar që artikujt e revistës “Drini” të mos mbeten të burgosur nga këto forca. Me mbështetjen e fortë të komunitetit intelektual, mund të ndihmojmë që kjo revistë e çmuar të vazhdojë misionin e saj kombëtar dhe që zëri i saj të dëgjohet kudo ku ka shqiptarë dhe të mos mbetët “zë i të humburit në shkretëtirë”, qysh duan antishqiptarët.
Është shumë e rëndësishme që të tregojmë mbështetje për portalin “Drini” – jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes kontributit financiar. Zoti Gjergj Kabashi, i cili e udhëheq këtë portal krejt gratis qe 18 vite pa u ndalur dhe me një përkushtim dhe zell të madh profesional ndaj çështjeve kombëtare, përballet me sfida të mëdha për ta mbajtur portalin  në funksion. Duke qenë një nga zërat e rrallë dhe të guximshëm që trajton çështjet shqiptare në një mënyrë të pavarur dhe të ndershme, me pasion e kulturë të lartë jo vetëm profesionale, ai ka nevojë për mbështetjen tonë që të vazhdojë këtë mision të rëndësishëm.
Ne mund të ndihmojmë “Drinin” duke ofruar mbështetje financiare dhe morale kur kërkohet (por jo pa e kërkuar ndihmën e tillë!) , e cila do të mundësonte që revista të përballoj kostot e botimit dhe të qëndrojë e fortë përballë presioneve dhe bllokimeve të padrejta.
Çdo ndihmesë e vogël është një ndihmë e madhe për të ruajtur këtë dritare të rëndësishme të lirisë së shprehjes dhe vlerave kombëtare.
Mos ta harrojmë asnjë herë se Gjergj Kabashi me bashkëpunëtorët e tij të shumtë, për pothuaj njëzet vite rresht nuk e ndalin luftën propagandistike, profesionale e ndërgjegjësuese, ndaj rrezikut të madh që paraqet antishqiptarizmi islamik për popullin Shqiptar.
Kjo mbështetje do të siguronte që zëri i Gjergj Kabashit dhe i “Drinit” të vazhdojë të jetë i pranishëm në mbrojtje të identitetit dhe kulturës shqiptare.
Organizatat si “Kufinjt e Arbërit”, Lëvizja e Deçanit, “Shqiptaria”, Lëvizja për Rikthim e të tjera, zor se do të mirreshin me mend pa ndihmesën e jashtëzakonshme ndërgjegjësuese mbi njëzetvjeçare të Ibrahim Kelmendit, autorit të librit të famshëm ISLAMI Religjion agresiv (?!), Gjergj Kabashit, Gëzim Markut, Bardh Nëngurrës, Meje (Luan Dibranit), Abedin Sutajt (Uliks Sutaj), Lirim Gashit dhe shumë e shumë të tjerëve, që nuk pushuan natën as ditën duke mos e bërë asnjë herë gjumin gjumë qysh duhet, vetëm e vetëm për ta ndërgjegjësuar popullin Shqiptar nga rreziku i Islamit Global dhe nacionalizlamizmit , që u munduan t’ia impononin mbarë Shqiptarisë qarqet më antishqiptare, me ndihmesën e pakursyer të imamëve të shumtë gjithandej, e sidomos të islamistëve politikë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Z.Bajram Kabashi në ditët kur nga jeta dhe vdekja ndante vetëm një fije floku e mbajti nëpërmjet Gazetës ” Bujku” të informuar popullin e Kosovës, mbi të gjitha zhvillimet . Ai dhe disa kolegë të tij kanë punuar në kushte tepër të rënda dhe me rrezikun permanent të arrestimit dhe vrasjes nga Armiku .
    Punë me vlerë bënte edhe Gazeta ” Zëri ” që editohej nga gazetari dhe publicisti i njohur Blerim A. Shala, Bardh Hamzaj e Halil Matoshi.
    Fatkeqësisht jemi mosmirënjohës dhe të pa sinqertë ekipi i Rilindjes në Tiranë dhe Cyrih, që i atribuohen të gjitha meritat me informata furnizohej nga gazetarët e Bujkut që jetonin në Kosovë . Dallimi në mes gazetarëve të Bujkut dhe Rilindjes qëndronte në faktin se ata të Bujkut luftonin për të mbijetuar kurse ata të Rilindjes,bënin jetë prej Pashai .

    • Arif, falemnderit shumë për mendimet e shprehura që e pasqyrojnë të vërtetën e njëmendt të asaj kohe në gazetari. Të them të drejtën ne ishim ata “që e mbanim gazetën” në atë kohë, disa idealistë të përjetshëm të profesionit në gazetari e tjetërkush i vilte rezultatet e punës sonë, sidomos “gazetarët dhe redaktorët” partiak që e merrnin për vete e familjet e tyre gjithë mundin e përpjekjeve tona. Në atë kohë ne nuk mund të shtuheshim me ta dhe për fat të keq, krekosja dhe mosbrengosja e tyre për veprimtarinë kriminale ka vazhduar edhe pas luftës.
      Të përshendes e të falenderoj për fjalët e tua…
      Bajrami

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu