ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

A ishte Ibrahim Rugova kundër Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 ?

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Në foto: Autori i shkrimit me Ibrahim Rugovën, Prishtinë, 2001

Sinan Kastrati, Suedi 

Kush ishte kundër Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990  

Vazhdon nga numri i kaluar ”Për festën e 2 Korrikut dhe Bajramit”, Drini.us, 5 Korrik 2022 

Pjesa e pestë (5) dhe e fundit 

2-5 Korriku, 3 ditë feste 

A ishte Ibrahim Rugova kundër Deklaratës Kushtetuese ? 

Teksti i plotë i Deklatës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990  

Ibrahim Kelmendi 1*): ”Bujar Gjurxhalla, i cili pa me vështirësi e shqiptonte shqipen, meqe si prizrenali gjuhë komunikimi në familje flisnin turqishten, pat rrëfyer se Deklaratën, variantin e fundit e kishte daktilografuyr Vajza e Profesorit Skenderi. I mllefosur foli se kundër Deklaratës kishte qenë Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së…” 

Xhafer Leci në lidhje me shkrimin e Ibrahim Kelmendit se ”Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së…ishin kundër Deklaratës Kushtetuese” 

 Përgjigja e ish kryeministrit Jusuf Zejnullahu 

DEKLARATEN KUSHTETUESE MBI KOSOVEN SI NJESI TË PAVARUR DHE TE BARABARTE NE KUADER TE FEDERATES (KONFEDERATES) TE JUGOSLLAVISE SI SUBJEKT I BARABARTE ME NJESITE E TJERA NE FEDERATE (KONFEDERATE) (Behlul Jashari, Gazeta Rilindja – Prishtinë, 2 Korrik 1990) 

Të hënen, të martën, të mërkuerën deri të enjten, 2-5 Korrik ishim të gjithë të lumtur sikur të kishim lindur për herë të dytë e ishim në një botë a planet tjetër, më të mirë. Pasha ato tri ditë e netë.  

Gjithë ditën e mbremjeve deri vonë natën nuk flenim duke ndejtur së bashku nëpër oda te të gjithë axhallarët në Turjakë. TVP-ja na informonte për çdo gjë që kishte ndodhur. Nuk shikonim asnjë kanal tjetë televiziv, as ate të RTSH-së e nuk ngopeshim. Askujt nuk ia prente mendja se ato tri ditë e netë ishin të fundit të Radio Televizionit të Prishtinës.  

Ditet e nxehta, mbrëmjet e freskëta e netët e ngrohta të fillim korrikut, freski e fllad që vinte nga bjeshkët e Zatriqit e lumi Mirusha, na detyronin të rrinim më gjatë se mbrëmjeve e muajt e tjerë. prandaj pjesën më të madhe të kohës rrinim nëpër lamë, pasi i kishim dëgjua LAJMET (DITARIN) e TVP-së.  

Gruri ishte pjekur e fshisën e kishin lidhur për mullari. Katundarët e mi turjakas pritnin shumë bereqet me i mbushur hambarët me grurë e koshat me kollamoq. 

Aroma e luleve  të Kershit të Sylymanit dhe livadheve Ner Gardh, na zienin frymën. 

E kush nuk do të rrinte mbrëmjeve e netëve gjithë natën në Turjakë? 

Burrat e Panorcit kur këtheheshin nga pazari i ditës, derisa nuk shiheshin nga dushkajat, kryet iu mbetej duke shikua mbrapa. Turjakën e damanekasit nga gjelozia që kishin për Turjakën binin me fjet me pula.  

Rilindjën, gazetën tonë të dashur edhe pleqtë e blenin e kur vinin në mbrëmje, iu thonin nipërve e mbesave:  

-Kqyre shka pa shkun gazeta, lexoma me zâ se edhe unë pa du me dit shka pa thojnë në Amerikë për neve, a pana nimojnë mu bâ t`fortë si ata … 

Rilindja ato ditë ishte plot lajme, me shkrime që deri atherë nuk kishim pasur mundësi e as në ëndërr me i pa. Gazetën nëse nuk e merrje herët, më s`e gjeje. Rilindja shitej si krypa . 

Në Turjakë, edhe hëna bënte dritë natë si dielli ditën e yjet luanin gjithë natën sikur edhe ata e ato të kishin dasmë, festë e gëzime familjare e na shoqëronin neve në tokë.   

Shumica e turjakasve e dinin Deklaratën Kushtetuese përmendësh sepse ajo lexohej e këndohej (me zë).  

Deklarata Kushtetuese në Turjakë ishte bërë si këngët që i këndonin çobanët kur i lëshonin bagëtitë në kullota mëngjeseve e kur ï këthehenin në mbrëmje në stane. Edhe qikat kur iu qonin bujqëve bukën, i këndonin Kosovës Republikë. 

Po cila është dhe çka përmban Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 ?  

TEKSTI I PLOTË I DEKLARATËS KUSHTETUESE TË 2 KORRIKUT 1990 ISHTE: 

“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë: 

DEKLARATEN KUSHTETUESE MBI KOSOVEN SI NJESI TË PAVARUR DHE TE BARABARTE NE KUADER TE FEDERATES (KONFEDERATES) TE JUGOSLLAVISE SI SUBJEKT I BARABARTE ME NJESITE E TJERA NE FEDERATE (KONFEDERATE) 

  1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.
  2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.
  3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).
  4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.
  5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.

Prishtinë, më 2 korrik 1990                                              Delegatët, nënshkrues të Deklaratës: 

(Teksti i plotë i Deklaratës Kushtetuese i botuar në “Fletorën Zyrtare” të KSAK, nr 21, më 3 korrik 1990.) 

PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990 

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë të botuar në 15 prill 1990 në revistën “Fjala” në Prishtinë, duke komentuar debatet që zhvillohen në atë kohë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për Kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur Kushtetuese apo të Pavarësisë, siç do të quhet më vonë, të 2 Korrikut 1990, të Kuvendit të Kosovës. 

Pak më vonë Presidenti historik Rugova do të deklarojë se, “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (“Hrvatski rubikon”, qershor Zagreb-Kroaci). 

Në 2 Korrik 1990 në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë Deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe Deklaratë për Pavarësinë 2*). 

Xhafer Leci, atdhetar në Gjermani

(B. JASHARI (Gazeta Rilindja – Prishtinë, 2 Korrik 1990) 

 Dhe për çudinë time e besoj edhe të të tjerëve kur mendoja se datat si Deklrata Kushtetuese, 7 Shtatori, na bashkojnë ”të majtë e të djathtë”, faktorin politik rreth trungut kombëtar, duke shfletua shtypin lexova se si Ibrahim Rugova paska qenë ”kundër” Deklaratës. Kështu së pakut (thotë) shkruan Ibrahim Kelmendi. 

Nuk iu besova syve. Por, po. Ai kishte shkrua me shkronja të zeza në fletë bardhë (lexo në fund të shkrimit, tekstin e plotë të shkrimit të Ibrahim Kelmendit). 

Iu dërgova disa miqëve duke mos besua se a është e mundshme edhe kjo? 

Një nga miqt e mi, Xhafer Leci që jeton në Gjermani por që ishte për pushime në Kosovë, më shkruante: 

”Mirëmëngjesi miku im Sinan. Në lidhje me shkrimin e Ibrahim Kelmendit, kjo është pëgjigja e ish kryeministrit Jusuf Zejnullahu 

Nga ish Kryeministri Jusuf Zejnullahu, rreth gënjeshtrave të Ibrahim Kelmendit, unë gjatë një bisede mora këtë përgjigje: 

  “Ky njeri trillon fund e krye. Bujar Gjurxhala nuk ka ditur si ka shkue përgaditja e Deklaratës dhe nuk besoj që e ka thënë atë. Përgatitjen e saj e ka koordinue Ruzhdi Bakalli delegat nga Gjakova. Ne hartimin (përmir. imi) e saj kanë marrë pjesë Prof Bardhyl Çaushi, Gazmend Zajmi dhe Fehmi Agani që do të thotë se ka qenë e kyqur edhe LDK-ja. 

Teksti perfundimtar e pash (përmir. imi) në takimin që unë e kam pas caktuar me 2 Korrik në ora 09:00 në të cilin e kam hequr pikën 6 … 

Si ka mund të jetë Rugova kundër kur veç dy muj ma vonë Rugova personalisht në një takim me mua, sy me sy ma ka konfirmue se e përkrah Shpalljen e Kosovës Republikë dhe aprovimin e Kushtetutës të Republikës. 

Unë të gjitha veprimet i kam koordinua me Rugovën që do të thotë me LDK-në. 

Pra ky si thonë, ia fut kot.” 

P.S. 

106 pelqime, 55 komente dhe 6 shpërndarje 

Respekt miku Sinan dhe përshëndetje nga Gjilani 

 

1*) Shkrimi i plotë i Ibrahim Kelemdit: 

“2 Korrik 1990, rrëfime të Ibrahim Kelmendit”, Drini.us, 2 Korrik 2021 

Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani 

2 KORIK 1990 

https://drini.us/2-korrik-1990-rrefime-te-ibrahim-kelmendit/ 

 * Parlamentarët e KSA të Kosovës, më në fund, më 2 korrik 1990, miratuan Deklaratën e pavarësisë! 

Këta parlamentarë ishin dora e fundit e titistëve më fundamentalistë, që kishin vazhduar t’i mbesin besnik Lidhjes Komuniste të Kosovës, edhe pse kolegët e tyre paraprak votuan abrogimin e Kushtetutës së KSA të Kosovës, e miratuar në vitin 1974. Megjithat, shovenizmi serbomadh, në krye me Millosheviqin, ishte bërë aq agresiv, sa edhe këta titistë morën guximin t’i kundërviheshin me kërë Deklaratë. 

Në vitin 1991 “rastisi” t’i kemi në vizitë (ne të LPK-së, meqë udhëheqësit e LDK-së në emigracion nuk u kishin ofruar pritje e shërbim) delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Prof. Dr. Skender Skenderi, Muharrem Shabani dhe Bujar Gjurxhala. Kishim ndërmjetësuar që Kryetarja e Budestagut gjerman, Prof. Dr. Rita Süssmuth t’u shtron drekë diplomatike në ambiente të Bundestagut (atëherë me seli në Bonn). Pastaj ua kemi mundësuar një mori takimesh me udhëheqës partiak dhe me institucione në Gjermani dhe në shumë shtete tjera. 

Në një ndejë paksa më intime në shtëpi të Familjes se Imer Dukës, në Bonn (ky ishin strehuar, meqë nuk kishim të holla për hotel), Bujar Gjurxhalla, i cili pa me vështirësi e shqiptonte shqipen, meqe si prizrenali gjuhë komunikimi në familje flisnin turqishten, pat rrëfyer se Deklaratën, variantin e fundit e kishte daktilografuyr Vajza e Profesorit Skenderi. I mllefosur foli se kundër Deklaratës kishte qenë Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së… 

Mrekulluese, për të mbajt mend ato rrëfime, ishte rrëfimi i Gjurgjalës: “Vajza me ka kërcënuar, po votove kundër vullnetit të popullit shqiptar, kur të kthehesh nga votimi, do më gjesh të varur. Ai kërcënim ka ndikuar shumë, që të ndërgjegjësohem dhe trimërohem.” 

Për histori janë me rëndësi edhe detajet, të rrëfyera sinqerisht! 

*** 

Ilustrim: faksimilet e Deklaratës, të publikuar në FLETORE ZYRTARE e Kuvendit të KSA të Kosovës (shqip dhe serbisht), Bujar Gjurgjala duke drejtuar seancës e Kuvendit para Kuvendit, meqë policia serbi i kishte ndaluar me hy në sallën plenare të Kuvendit, Muharrem Shabani duke lexuar Deklaratën. 

Xhafer Leci, marre nga fb

2*) Deklaratën Kushtetuese, tekstin e plotë, perkrahjen dhe  përshëndetjen e ”PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990” i huazova nga shkrim i Behlul Jasharit dhe ”Deklatën Kushtetuese”, te shkrimi i Jusuf Buxhovit: 

  1. ”2 KORRIK 1990- 30 VJET NGA DEKLARATA HISTORIKE E PARAVARËSISË SË KOSOVËS” 

JULY 2, 2020 BY DGRECA, B. JASHARI 

(Gazeta Rilindja – Prishtinë, 2 Korrik 1990) 

2) ”Kjo është Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990” 

2 KORRIK, 2019 – 5:40 PM 

Jusuf Buxhovi 

”Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 – gurthemel i shtetësisë së Kosovës” 

FUND 

Më mbetën edhe shumë artikuj të zgjedhur që meritojnë të lexohen se përndrydhe harresa po na i merr:  

1) Brovina e gatshme ta mbyllë prapë seancën – Koha Ditore 

https://www.koha.net › … 9 Shtator 2014 – 06:45       

Flora Brovina, paska zgjedhe te e luan rolin e Djordje Bozovic, ishe Kryetr i Kuvendit te Kosves me 2 korrik 1990, kur nuk ka lejuar te mbahet mbeldhja e … 

2) “Vdiq poeti Xhevdet Bajraj, kujtohet nga të afërm, shokë, miqë dhe dashamirë të krijimtarisë së tij”, Drini.us, 23 Qershor 2022 

3) ”Konferenca e rektorëve të universiteteve publike të Kosovës vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë”, July 5, 2022 

 4) ”Edi Rama duhet të arrestohet sikurse ‘komandantët’ në Kosovë / Vjedhja e shtetit, droga, vrasjet… kërkojnë ndëshkim 

IDRIZ MORINA, Bota sot, 5 KORRIK 2022 NË ORA: 19:12 

 5) ”Për atdhetarin Halil Alidema që e injoruan shteti dhe pushteti dhe për vdekjen e dysimt të tij”, Drini.us – 6 Korrik 2022 

6) ”Thaçi u dërgon mesazh nga Haga aktivistëve dhe zyrtarëve të PDK-së”, Gazeta Express, 05/06/2022 21:49 

7) Fotoreporteri Bylykbashi: “Rugova i ra tavolinës kur Gelbardi e quajti UÇK-në terroriste” 

Epoka e re, 29 qershor 2022, 00:27 

8) Dritan Abazoviç i përgjigjet ftesës së Vuçiçit për Ballkanin e … 

https://www.epokaere.com › drita… 

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të largohem në … 

9) Kraja i ashpër për ‘Ballkanin e Hapur’: Më i zëshëm Edi Rama … 

https://pamfleti.net › Post 

10) Mërgata Shqiptare në Botë, me seli në New York, kërkon llogaridhënie për fondet e “3 përqindëshit” dhe “ Vendlindja thërret”,  Drini.us 1 Qershor 2022. 

Malmö në mbrëmje korriku, 2022

Sinan Kastrati  

5, 6 korrik 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

29 KOMENTE

  1. I dashur mik e patriot Sinan ! Me kenaqsi lexova krejt serialin t”uaj keto dite se ne shkrimet e dokumentat qe botoni zorr se has ne trillime e sajime .Permendni “shkrimtarin ” I . Kelmendi ( nenvizoj profesionin e tij se lind pyetja se si mund te jete ky nje shkrimtar kur mohon ngjarje historike e kush me thote se kush i lexon krijimet e tij ?) ne kete epilog . A nuk eshte i njejti njeri qe ka deklaruar e ndoshta dhe sot vazhdon te njejten deklarate qe sikur t”e isha une vrasesi i Ministrit A .Krasniqi do te isha i lumtur ? A nuk eshte po i njejti qe ne janarin e vitit 1982 pak ore 1 , 2 , ore largimi ,nga banesa e vellezerve Gervalla ,shkrep pushka e prites dhe e trathtise ?? A nuk eshte ky qe deklaron se ne vitin e rremujes e kunder rrevolucionit ne Shqiperi me 1977 -tes une ndodhesha ne jug te vendit .Aty ku komunistet me tanke e armatime te ndyshme i afroheshin qyteteve ne brendesi te bendit duke ngjallur terror , frike e dhune ne popull ? Cfare roli kishte ky fare “shkrimtari ” ne veren e atij viti ne jug te Shqiperise sic deklaron ? Pra deklarimeve te tij per I Rugova jo vetem qe mos te mirret parasysh por dhe humbje kohe te shkruhet per te . Se fundi ju pershendes , ju uroj nje vere e pushime te mbara familjerisht !! Dhe ne se ndonjehere zhytem ne thellesi te detit per t”ju larguar te keqes ne toke mos u tut ( frikso ) se dij not . Miqte e mire e te sinqerte KURRE nuk i harroj !! Pershendetje e mire u degjofshim !

  2. Rite, pasi e shkruajta nje leter te gjate, me humbi.
    Te pershendes dhe te falenderoj per gjithe ato fjale qe vetem njerezit si ti, din ti thone.
    Kur lexoj konentet e tua, me kujtohet ”Maksirja” dhe Mal … tash i ndjere.
    Po te pergjigjem me vonese por, dje me shkruajten disa ”njerez” duke me share e ofendua. Ata edhe pse me nofka, me thas be krye e qorape ne ”fytyre”, mundoheshin te paraqiteshin si ”komit-te” e ”kaçak-ë”, por ata ishin hajna qe ne popull njihen edhe emra tjere. Nuk
    Po i them ketu per shkak te respektit qe kam ne radhe te pare per ty, si grua e bene por edhe atdhetare por, per mua ti je nje model se si eshte nje dijetare shqiptare e nivelit akademik e kulturor, si ti.
    E dashra Ritë, mikesha e motra ime, ty, familjes tende dhe me te dashrve tuaj, ju deshiroj shume te mira e gezime ne jete!
    Shebdet e mire u degjofshim e u pafshim!
    Sinani, 7 korrik 2022 (18:18)
    sinan.kastrati@hotmailcom
    P. S.
    Po ta dergoj nje pjese nga fejton me më shume se 20 vazhdime per jeten time (si ushtar) ne burg e izolim

    https://drini.us/pse-me-arrestuan-si-ushtar-ne-doboj-te-bosnjes-e-hercegovines/

  3. Permir.:

    ”Maksirja”, duhet te jete ”Malsorja”.
    ”Me thas ne krye e qarape (e pelena) ne ”fytyre”… ”
    ”Si grua e nene”
    ”dhe me te dashurve tuaj”
    ”Shendet”

    Keto ishin disa fjale qe une i kisha shkruajt nga ngutia gabim. E dihet se me u rrxua, rruga me e shpejte, eshte ngutia.
    Mbremje te gezueshme !
    Sinani

  4. Dhe dje , apo pardje kur shkruajta komentin e nenshkruajta me epitetin “Malsorja ‘ .Nuk e dij pse u pendesa dhe shuajta.Keshtu me quante vetem i ndjeri ,Mal ,njeri i cilter e patriot.Pra kete epitet e respekt i takon vetem atij qe iku pergjithmone nga kjo bote.Respekti eshte per ju .Unë thjesht nje lexuese .Gjithe te mirat ju uroj !

  5. Njerezve qe nuk i permbahen edukates fillestare nuk i pergjigjem se do te ulem ne nivelin e tyre. Por boj cudi me kete njeri me nofken “lexuesi ” qe irritohet kur komentojme fakte e ngjarje .Une kam shkruajtur TRE fakte per I Kelmendin si me siper e c”ka ketu me u nervozu kur jane deklarata te bera nga vete I Kelmendi ?. Ne ngjarjet e sotme , me “mysafiret ” ne Hage ( permendni Thacin ) dhe nenpunes i tij te ishit dikur do te tregonit mencuri po te heshtni ne s”mund t”a lendonit .Dhe per me teper fjalori qe perdorni ju nxin ju dhe aspak mua .Fjalen “klandenstine ” e marr per lavderim por sot nuk me perfaqson aspak . Dikur ,,,,dikur ne rinine e pare quhesha rebele se isha kunder sistemit diktatorjal . Sot vetem nje lexuese qe komentoj e per kete falenderoj z. Kabashi qe nuk censuron komentet ,,,,me perjashtim te atyreve qe perdorin fjalor jo etik .Si ju p.sh. qe jeni fallc ne komentin t”uaj te mesiperm .

    • Me pare ky komentuesi me nofken “Lexuesi” ( qe shkruan edhe me shume nofka te tjera) ishte shume me i permbajtur. Mund te them se ishte korrekt. Tani duket qe u “zgidh” dhe fatkeqesisht degradoi ne nje njeri qe perdore fjale fyese dhe denigruese.
      Me vie keq per kete soj te njerezve.

      • Albert,
        Me thuaj se ku dhe kur te ofendova une ty, edhe pse vazhdimisht paraqitesh me nofke e jo me emer, mbiemer dhe adrese te plote.
        Kush hamamin je ti Albert me na mbajte “ligjerata” per edukate dhe kulture?
        Trus bythen Albert e mos na i shite ato qe s´i ke?!
        Ku po e di ti se une komentoj me shume nofka o haver, o bedel, o debil!
        Une komentoj me nofka vec mos me debatua me nivelin tend, nivelin tuaj…Qe i pengon Bajram (Gjergj) Kabashit, le ti anulon ose fshine krejt komentet e mia.
        Ti Albert, si duket je nje fanatik i verber fetar qe nuk ke qef me pa shqiptar musliman me sy! Nderkohe qe Hashim Thacin dhe UCK-s, si duket i urren me teper se shkijet. I njoh edhe “tipat” e atille, Albert.
        Albert, na kurseni nga mediokriteti, nebuloza, stupiditeti, spiunazhi, komploti, shantazhi dhe kolaborazhi!

        • Cka të ju them zoteri. Me besoni qe as une nuk po di se si te ju pergjigjem. Te ju them se te gjitha ato akuza qe me beni jane te paverteta, ju perseri nuk do te besoni. Prandaj nuk do te merrem me ju, vetem se me duhet te ju them se jeni bere nje komentues grindavec, fyes, percares…
          Shpresoj qe sa me pare te qetesoheni dhe te reflektoni pozitivisht.

          • Albert, ti je korrekt dhe analitik në të gjitha komentet tuaja, andaj më vije keq që kohëpaskohe iu nënshtrohesh fyerjeve pa asnjë arsye të ndokujt që mund të fshihet pas nofkës, përderisa i fyen dhe mohon mendimet e të tjerëve pa asnjë arsye.
            Une i lus të gjithë ata që fyejnë dhe përdorin një gjuhë poshtëruese ndaj të tjerëve që të ndalen, në mënyrë që mos të na detyrojnë që ti lajmërojmë aty ku nuk do tëduhej ti lajmëronim. E ritheksojmë se ka mundësi të pafundme të mospajtimit me përmbajtjen e një analize a shkrimi, duke i dhënë faktet e argumentet e tjera rreth temës e jo duke e fyer Xharrën, Buxhovin, Lecin, Kastratin apo Kelmendin e shumë e shumë të tjerë.
            Ai që se ka kuptuar ende duhet ta kuptoj që portali http://www.drini.us nuk është në asnjë mënyrë ndonjë arenë shfryerjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj tjetrit.
            Me respekt:
            Redaksia e Drinit

  6. Ju ngatërroni shtypin me gjykatat , fjalen e lire me interesin politik te dikujt .Vazhdoni ne kete rruge se per bese ju as veten t’uaj se kuptoni e as mua e jo ma aktivistin e atdhetarit, te nderuarin z. S. Kastrati. Qysh nga këshillat qe me jepni kuptoj se po merrem me nje patriarkal ku gruan e sheh vec tij tjerr e gatu.Shendet pacit e vec me tjerr ( qep) nuk po dij .Po te rradhis ate qe kam ne koke tash besoj se s’do te shkruani komente pa fill e fund andaj po e le me mire.

    • E nderuara Rita, më vjen keq prej teje sepse shkaku i komenteve tua dhe për mua u sulmove pabesisht nga një pabesë.
      Të kërkoj falje për fyerjet që lexuesi i dërgoi në adresë tënden, sikur mos të kishte ku me i dërgua tjetër kujt. Më beso se po ndihem keq. Ti nuk je e tillë që shkruan “shkel e shko” e aq më pak që ofendon ndonjë komentues ose autor shkrimi. Ti meriton vetëm respekt. Lum nëna e baba që të kanë qit në fis të huaj, oj Malsore thonë ana e Rahovecit.
      Edhe një herë: Ndjesë e nderuara mike !
      sinani, 8 korrik `22 (16:22)

  7. Pra shkurt , e ule shpaten e urrejtjes se s’ta kam borxh aspak. Jam qytetare lindur e jetuar ne Shqipëri. Nje lexuese . Ate kalin e trojes si dhe PALACOT e cirkut ju a dërgoj te ju bejne shoqëri.Marrezia nuk ka fund.

    • Ndjese Rita nese ju kam prekur ose ofenduar dikund. Me teper ka qene si bashkebisedim interaktiv ose introspektiv me ju, ne ate menyre qe t´ju largoj juve nga “debati i burrave” te portaleve ose internetit.
      Me besoni se nuk e kam tradite me i injoruar ose ofenduar femrat.
      Ne te kunderten, ne komentet e mehershme, keni fakte dhe argumente te mjaftueshme te besoni ose kuptoni se u kam respektuar maksimalisht edhe kur me ofendonit lidhur me Mal Uken etj… Nese nuk jam i gabuar…!?

      Kam respekt dhe konsiderate maksimale ndaj disa komenteve dhe opinioneve tuaja. Ju betohem se Po!
      Kaq. Edhe njehere: Ndjese Zonja Rita!

  8. I nderuar lexes
    Me siguri e din edhe ti se një njeri i ndershëm nuk shan e nuk përdor fjalë të ndyra. Në këtë mënyrë ti nuk e përulur askënd përveçse veten tënde. Nëse nuk të pëlqen Sinan Kastrati, mund ta kundërshtosh me fakte e ta dëshmosh të kundërtën e asaj që thotë ai. Por, nëse do të provosh një gjë të tillë, jam i sigurt se nuk do t’ia dalësh sepse Sinani shkrimet e tij gjithnjë i mbështet me fakte. Sinani me vite vepron për të mirën e vendit dhe bën një punë të ndershme e të shkëlqyer, me fakte si patriot dhe guximtar. Për këtë na bën krenar. Kosova ka nevojë për njërez si Sinani Kastrati dhe jo për ata që shajnë me fjalë të pista.

  9. Lexuesit:
    Me vjen keq që qenke kaq i pasjelleshëm. Por bota ka të tillë, si ti shumë, fatkeqësiht.
    Ti që shkruan me llagapin “lexuesi”, i drejtohesh Albertit “Me thuaj se ku dhe kur te ofendova une ty, edhe pse vazhdimisht paraqitesh me nofke e jo me emer, mbiemer dhe adrese te plote.
    Kush hamamin je ti Albert me na mbajte “ligjerata” per edukate dhe kulture?” etj por more “Lexues”, cka të bëri ty Rahoveci, Sinan Kastrati e zonja e nderuar Rita që iu re në qafë.
    A mundesh me e gjetur një rresht ose një fjalë fyese e ofenuese kundër dikujt në “A ishte Ibrahim Rugova kundër … “, autor i së cilës ishte Sinan Kastrati?
    Pse “Lexues” thoni “Kuptohet se portali i “Drinit” eshte ne pronen dhe kompetencen e tij, por kombi dhe atdheu se bashku me luften e UCK-s, aretin, kulturen, letersine etj.., nuk jane prone private e Sinan Kastratit, kesaj “motres klandestine” me nofken Rita etj….
    Kaq per sonte….Sa per mua lehni dhe pordhni perdite! Bile, shliroheni nje trohe nga gazerat ose acitet e renda!”
    Po bugarër, goranët e tërbeshët, ku ta zun pritën, në cilën rrugë ? “Nuk ka fare me te poshter, me te ndyer, me te paftyre dhe me te pakurriz se sa disa bugar, goran ose terbesh qe i mashtrojne te tjeret me palonacionalizmin ose poronopatriotizmin e tyre turko-serbo-bugar. Nese vetem nje trohe ua leshon syrin “shkrimeve”, pordheve, piskameve, lehjeve ose lehjeve ose llomotitjeve …”
    E paske pasur edhe babën mësues, sa keq që nuk të paska mësua ty si të sillesh me të tjerët.
    Po Rita, cka të bëri, ti hëngri lakrat (shpr. pop.) ?
    Asnjëherë nuk kam lexua komente më ofenduese kundër një grua akademike sikurse Rita.
    ” Nuk eshte ka m´kerset leshi se kush je ti “rrrebele ose klandestine”!

    Po Mal Uka i ndjerë, të cokati në der-a?
    ”Lexues”, a je në veti ?
    Si do të ndiheshe ti sikur dikush ti thonte këto fjalë nënes, motrës, gruas apo vajzës tënde pa të bërë asnjë të keqe?
    Ti i gjykon njerëzit sipas kutit tënd, si në kohën e inkuzicionit sepse i tillë je ti.
    Por prap ti më dhimshesh sepse ti ke nevojë për ndihmë të mjekut, popit, priftit, shehit, dervishëve e hoxhällarve. Ti nuk duhët të dalësh as dera e shtëpisë vetëm. As në ara me korr kallamoqin e me mbledh pasulin, se të gjen belaja e të zen sherri. Ti duhët të kesh një përcjellës.
    Një këshillë dashamirëse:
    -Mos shkruaj komente sepse qenke gjaknxehtë!
    -Numro deri në 10, para se ta hapësh gojën !
    (-Gojën hape vetëm kur të hash bukë!)
    -Laje gojën kur të flet ! dhe
    …. ”Mëso e lexo më shumë e fol me pak !

    Mërgimi

  10. I nderuar z.Sinan.Aspak mos u ndjeni fajtor por krenar per shkrimet qe botoni. Kam aq zell sa t’ju përgjigjem atyreve qe lexojnë per se mbrapshti. Veçse nuk dua t’a zgjas se bie ne nivelin e tyre. Vras mendjen te kuptoj pse sulmohet tjetri .Ashtu kot ndoshta per te shtyre oret e vetmisë apo melankolise.Qente le te lehin ju vazhdoni rrugën e drejte .Unë do te mbetem besnike si lexuese e thjeshte.Ndoshta kemi nje ringjallje te nje ‘heroi ‘ legjendar ,,,i njejte me Don Kishotin e Servantes.Qe edhe po ra nga kali do te mendoje se ka, fituar betejën me me mullinjtë e erës.Nje fund jave te gëzuar ju uroj !

  11. Komentet e z.Sinan , te z.Albert si dhe zotërisë z.A. Derguti me detyrojnë përpos falenderimit te jap nje sqarim vetjak.Nuk kam mbaruar asnje Universitet apo Akademi te larte .Kulturën e kam trashëgim nga prindërit dhe intelektin ( mesatar ) e kam pervetsuar nga ferri ku pata fatin e keq te lindja. Cdo njeri me mend nga ai ferr eshte i njejte me dike qe ka mbaruar shume Universitete. Perseris se jam e lindur ne Shqipëri dhe dij per prejardhjen e familjes sime nga baba nga sot e 150 -te vjet gati.Jam nga Shqipëria e mesme dhe mjerisht jo kosovare. Pse them mjerisht ? Se kjo mungese gjeneracioni ndoshta eshte shkaku qe nuk kuptohem nga disa. Por tuj mendu se jemi te gjithe shqiptare ,pamvarsisht krahina e vendi i lindjes shkruaj nje koment ate c’ka dij pa fyer askënd. Pra zotërinj te nderuar si me lart citoj ju falënderoj per fjalet pozitive. Sidomos z.Sinan i them mos te ndihet keq se dikush i panjohur lëshon nje predhe ku trajektorja ben nje kthese vetëvrasëse. Me brenge them se nuk i kam faj askujt qe me tërbim e jo kulture shan ,ironizon te gjallet dhe te vdekurit.I le mëshire e Zotit ! Derman tjeter nuk shoh.

  12. Mik i nderuar Sinan Kastrati,jam lexues i rregullt i shkrimeve Tuaja.
    Ju përgëzoj për pasqyrimin real,për gjithçka shkruani e mbështetni me fakte dhe dëshmi të pamohueshme.Ju lumtë!
    Te ky shkrim i juaj,lexova disa komente, cilat nuk kanë kurfarë kuptimi me temën-shkrimin,sepse, duket qartë,në mungesë të fakteve, për një përgjigje normale,shfaqen inate dhe koment-bërësit, merren me individin,në kët rast me ty!
    E përgëzoj zonjën Rita, cilën nuk e njoh,për edukatën,kulturën e të shprehurit.., në komentet e saja të bëra me fakte të gjalla…Respekt !
    Ata/o, cilët mundohen ta mbrojnë krimin pa sjellur as një dëshmi,janë pjesë e krimit..!
    Drejtësia vendos në bazë të dëshmive…
    Gazetarët,publicistët,etj., në gjithë Botën,hulumtojnë,intervistojnë, mbledhin dëshmi dhe,shkruajnë e raportojnë për opinonin…
    Ata/o, cilët mundohen ta mbrojnë gënjeshtarin më të madh të Mërgatës tonë,Ibrahim Kelmendin, cili shkruan pa mbulesë,kundër të gjithë,politikanëve të të gjitha subjekteve politike shqiptare dhe,kundër shokëve të tij të idelait,bashkëveprimtarë të tij shumëvjeçar..!
    I.Kelmendi,para dite urren gjithë boten,e pas dite edhe vet veten..!
    Nuk debatohet me gënjeshtra,fyerje e sharje..!
    Nuk bëhet hsitoria me inate, me forcë e as me mjete materiale..!
    Miku im Sinan,ta kam lakmi që nuk merresh me komente të badihavxhinjëve,sidomos me ata që nuk ja vlenë.
    Keni punë më të menqura, vazhdo me shkrime më tej…
    Xhafer Leci,verimtar shumëvjeçar

    • Lexues, kuptoje se une nuk e mbroje dhe as që sulmoj askend këtu, por nuk dëshiroj që askush nga bashkëpunëtorët e brendshëm apo tjetri prej së jashtmi që mund të jetë i fshehur pas një nofke, të mi sulmoj ata që shkruajnë këtu. Asnjërin prej tyre nuk ka të drejtë ta sulmoj e poshtëroj. Njëherit pajtohem që nëse ka fakte të mjaftueshme, ti kritikoj deri në fund ata që duhen kritikuar, plotësuar apo qortuar, duke sjellë kundërargumente për pikëpamjet e shkrimit të caktuar, por në asnjë mënyrë ti sulmoj dhe etiketoj. Nuk është puna e jonë ta akuzojmë, fyejmë dhe etiketojmë tjetrin, duke qëndruar “pas gardhit” apo me nofkë në identitetin e rremë. Kërkoj mirëkuptim.

  13. Drini.us 9 Korrik 2022 në 8:10
    E nderuara Redaksi e Drinit dhe ju të nderuar lexues e komentues, më vjen keqe pse erdhi puna deri këtu duke u shtyrë e sharë por unë nuk e kam të vështirë me kërkua falje, të gjithëve, pa dallim: Ritës, Albertit, Tom Pergjokës, Xhafer Lecit po edhe “Lexuesit”, nëse dikush nga ju mund të gjeni ndonjë fyerje që i kam bërë dikujt nga JUVE.
    Është Rita, komentuesja e parë e cila më ka përshëndet. Edhe unë e kam falenderua dhe e kam përshëndetur Ritën.
    Pastaj ka hyrë një komentues (me “emrin”) “Cubi” i cili nuk ka lënë (gjë) të zezë në fytyrë të tokës pa ma thënë. Nuk iu kam përgjigjur për hir të respektit që kam ndaj lexuesve dhe Redaksisë së Drinit.
    I dyti, ka qenë “Lexuesi”, ai i cili pa të drejtë më ka ofendua mua. Ai nuk është marrë me shkrimin tim por me mua. “Lexuesi”, përvec meje, i drejtohet me emër edhe Ritës, pa pikë të fajit.
    “Lexuesi” nuk u mjaftua me kaq, por kushdo që komentonte, “Lexuesi” i rrinte me shpatë mbi kokë sikur Enver Hoxha.
    Nuk doja ti përgjigjesha me shpresë se ai do të ndalet.
    Me shumë miq të mi, që më thirrnin e më shkruanin, i këshilloja që mos të reagojnë sepse ishte si me qit “benzinë” në zjarr dhe i falendoroj edhe ata, pa iu përmendur emrat, të gjithë.
    Kjo ribrikë (e komenteve) nuk është ndonjë fushë apo arenë gladiatorësh a boksi por në radhë të parë që cdo lexua ka mundësi që ta thot mendimin e vetë dhe të diskutojmë rreth temës në fjalë, në rastin konkret “A ishte Ibrahim Rugova kundër Deklaratës Kushtetues të 2 Korrikut 1990”?
    Shkas i shkrimuit tim ishte një publikim i Ibrahim Kelmendit i cili, sipas tij “deputeti nga Prizreni… ” i ka thënë se Ibrahim Rugova ka qenë kundër Deklaratës (shkrimin e Ibrahimit e keni këtu) prandja dhe nuk dua të zgatem.
    Atherë unë u interesova dhe bisedova me disa (3) ish antarë të Kryesisë së LDK-së, dhe themelues të saj duke i pyetur drejtëpërdrejtë:
    -A ishte Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së kundër …Deklaratës ?
    Përgjigjet ishin interesante por për mua të besueshme. Njëri nga më të afërmit e Ibrahim Rugovës me tha:
    -Sinan, ishte Fehmi Agani dhe Gazmend Zajmi, me dijen e pëlqimin e Ibrahim Rugovës, dy nga shumë të tjerë që morën pjesë në hartimin me shkrim të Deklaratës së 2 Korrikut e më vonë, edhe Kushtetutës së 7 Shtatorit- Kushteutës së Kaqanikut.
    Besoj se nuk ka nevojë me tregua kush ishte prof Agani, Bardhyl Qaushi, Gazmend Zajmi etj.
    -Po mos të ishte Ibrahim Rugova dhe njerëzit e afërt të tij (sipas tij), zor se do të shpallej Kosova si nësi e barabartë e Federatës … jugosllave më 2 Korrik. Këtu nuk duhet kuptua tha ai, që të nëcmohet ose moheohet kontributi i delegatëve të Kuvendit të Kosovës sepse ishin kryesorët dhe vendim marrësit. Kjo duhetë të kupthet se Ibrahim ishte në kontakt të përhershëm me diasa delegatë, natyrisht, ishte profesor Agani që mirrej më shumë. Edhe vetë Muharrem Shabani, më vonë në zgjedjet e para të lira është zgjedhur Kryetar Komune në Vushtrri, si kandidat i LDK-së
    – Kur është lexua Deklarata e Pavarësisë, në ish Shtepinë e Shoq. së Shkrimt. të Kosovës, Ibrahim Rugova i ka gostit antarët e Kryesisë së LDK-së me VISKI dhe, gjithnjë sipas tij, kurrë nuk ka qenë më i gëzuar Ibrahim Rugova.
    Të tjerat nuk mund ti them.
    Unë kam bisedua me disa nga delegatët e athershëm sepse i kam pasur miq e ish shokë të studimeve:
    Dr. Xhevat Pllanën, mjek nga Leshkoshiqi i Obiliqit, tash është pensionist dhe jeton në Prishtinë.
    -Avdi Graiqevci, nga katundi Hade e Obiliqit, nip të miqëve,ose më konkretisht, Avdiu ishte nip I Aziz Zhilivodës dhe Kolonelit Ahmet Krasniqi, ish Ministër I Luftës.
    -Xhemajli Bajrën e Panoercit (një vrap kali nga Turjaka ime), ish kryetar i Komunës në Rahovec e Malishevë.
    Të dy (2) djemtë e Xhemajliut: Fadili dhe Xhevdeti (Xhevdeti vdiq në Meksiskë para 10 ditëve) më nderonin shumë dhe e kisha të vështirë të ndahem kur i takoja në Rahovec sepse dëshironin që të shkoj te ata. Isha edhe te ata.
    Xhemajliu ka vdekur por Fadili djali i Xhemajliut është gjallë dhe mundet me e dëshmua këto që po them ose me I kundërshtu.
    Edhe Avdi Grajqevci ka vdekur por djali I Avdiut, Ahmeti është gjallë dhe jeton në qyetin e Borås-it në Suedi, ku unë shkoja te ai kur ishte Avdiu në vizitë te djali.
    Prap jam i hapur për cdo këshillë, vrejte e natyrisht edhe mospajtim rreth shkrimit tim të fundit dhe të tjerave para këti shkrimi por pa fyerje .
    Unë, si shumë të tjerë në Mërgatë me gjendjen e viteve 1998, 1999, me Hashim Thacin e Xhavit Halitin nuk jam pajtua por asnjëherë nuk kam qenë e nuk jam kundër gjakut të heronjëve, dëshmorëve e viktimave që i ka shkaktua regjimi serb.
    Unë kam mendua dhe mendoj ende se lufta është të udhëhiqet nga oficerët me akademi ushtarake që shqiptarët kishin në ish APJ-në afro 3.000 oficerë active e reserve.
    Edhe Ibrahim Kelmendi ka qenë dhe eshtë kundër Hashim Thacit e … Azem Sylës, Xhavit Halitit.
    Unë personalisht kam marrë pjesë në një mbledhje ilegale në Skënderaj të Drenicës me Hamzë Jasharin për organizimin dhe përgatitjen për luftë. Mbledhja është mbajtur në Fabrikën e Municionit që ende nuk ishin vendosur Masat e dhunshme, më 1990 ose 1991. Aty ka pasur përfaqësue nga e gjithë Kosova. Nga Drenica kanë dy (2), Hamëz Jashari, vëllai i madh i Ademit dhe Osman Haliti, vellai i Enver Haliti
    Sekratar ka qenë Enveri, vëllai i Enver Halitit, dëshmor dhe ish i burgosur politik, shok i ngusht i imi dhe i Ali Lajcit. Ai është gjalë dhe punon si avokat në Skenderaj, ndërsa vëllai i tij, Haxhi Haliti, është major në FSK.
    Kritikën e marrë dhe e kuptoj si vlerësim e jo si nëqmim të atij që debaton me mua.
    Përshëndes të gjithë, edhe “Lexuesin”!
    Edhe njherë: Kërko falje nëse padashje është ofendua dikush ose mu ka vjedh ndonjë gabim
    Ditën !
    Sinani, 9 korrik 2022

    sinan.kastrati@hotmail.com

    • Lexues, për herë të fundit:
      Shiko, kush kënd e ka ofendua?
      Unë të cmoj ty dhe të tjerët por nuk janë me ty “lexues”.
      Sa i përket Atdheut, Flamurit, Babës e nënës e mësuesit, unë i respektoj ata, edhe prindëri e tu.
      Të lutem mos më shkruaj më !
      Ditën !
      Sinani

      • nuk te shkruaj as nuk te kam shkruar kurre une ty! Nuk te njoh fare, pervec ketu ne revisten “Drini”… Me trergo se ku dhe kur te kam shkrua une ty privatishtr o Sinan!? Mos me dergo kurre me ne jete ultimatume ti mua ketu!!!^
        Mbaje veten se nuk te kam asgja borxh( ASH)!

  14. Një përmirëeim të vogël:
    Sekratar i Fabrikës ka qenë Oasman Haliti (jo Enveri). Enveri ka qenë shok imi i studimeve. Osmani studjonte Fak. Jurik në UP dhe shpesh vinte te vëllai, Enver Haliti që bante me Adem Hamzëne e Drenasit, Drenicë ndërsa unë, banoja me Ali Lajqin e Rugovës së Pejës, ish i burgos. politik dhe 2 herë kryetar i Kuv. të Kom. në Pejë.
    Këto janë fakte e jo retorikë (fjalë shumë, fjalë boshe pa asnjë kuptim).
    Sinani

  15. Për “Lexuesi” Agron Shabani, vërtet qenke burrë i lig, ti në vend se ta falënderosh Gjergj Kabashin,që po na boton shkrimet dhe komentet,sidomos tuajat, të vrazhda dhe pa krehura fare, akuzon..!
    Ti dukur ke lavdruar shkrimet e mia,tani më quan plak…Punë për ty. Unë jam plak, por burrë.Ti je i ri,por axhami..!
    Në shërbim të kujt je ti,që mbron gënjeshtarët dhe krimin?!
    Nuk kam kohë të merrem me badihavxhinj,kam punë më të menqura.
    Në vend të një komenti,link:
    http://www.zemrashqiptare.net/news/55412/xhafer-leci-kush-e-pergjaku-levizjen.html?skeyword=Xhafer%20Leci

  16. I nderumi A.Sh., ose Agron Shabani. Nuk të kam dekonspirue fare pasi pothuaj të gjithë po e dijnë se kush po shkruan. Une nuk barta asnjë korrespondencë timen private me ty dikur, se nuk merrem me ato punë une por vetëm inicialet A.Sh. i plotësova me emrin e mbiemrin tënd të vërtetë. Cka ka të keqe këtu, më trego? Sinan Kastrati po të shkruan duke u nënshkruar me emër e mbiemër, Diana Rexhepi po ashtu. Ndërkaq Jusuf Buxhovi kurrë nuk të është përgjigjur. Une e them me keqardhje se asnjërin prej tyre se kam takuar ndonjëherë në jetë. As Riten, as Xhafer Lecin. Po i bije shkurt: Askush nuk ka të drejtë me të fye ty sikurse që askend nuk ke të drejtë ta fyesh as ti.
    Agron merre vetën me të mirë dhe ikju fjalëve t’e r’enda se askush nuk ti duron, si këto: “Bajram, ti ose je total analfabet, ose ke nje zore te madhe e je ka lype si thone ne Dukagjin “kali per Rahovec”! Apo fyerjet ndaj shumë të tjerëve pa u ndalur. Nëse nuk të përlqen dikush për ckadoqoftë, mbaje për vete e mos u zbraz ndaj askujt këtu. Nuk ke të drejtë dhe as që të lejohet.
    Nëse do të debatosh, vazhdoje debatin por mos fyej dhe më trego kurdo që eventualisht të fyen dikush se une nuk kam mundësi të bëjë kujdestari se kush kujt i përgjigjet. Kaq.

    • Kjo poezi mendoj se duhet të lexohet dhe kuptohet përmbajtja e saj prej të gjithëve, për hirë të kuptimit, porosisë dhe domethënjes së saj të vecant.

      Andris Lleskai, Rrëshen

      Psikologji fjalakeqse

      Poezi

      Fjala e keqe
      ashtë një molë e molisun
      që kafkën ta gërryen pak e nga pak,
      forcën arrnore ka për ta gërricun,
      e etun për sherr, e etun për gjak.

      Fjala e keqe
      ka për qëllim me ti mbyllë qepallat,
      me t’qorru, syt’ me t’nxerr e me t’lanë n’terr,
      me të gërrvishtë me thoj, me ti ba varrat,
      me t’shkatrru, e jetën me ta ba ferr

      .
      Fjala e keqe
      don me ta përly n’lloç lumninë
      me llumin e baltës s’vet t’fëlliqme.
      Fjala e keqe don me e prishë njerinë,
      don me iu ngjitë si rriqën e pashqitshme.

      Fjala e keqe
      don me ti hangër andrrat me dhamë,
      forcën e mrenshme pa fre me ta cytë,
      pa langun e mishit të shpresës me të lanë,
      e me kocitë e kotësisë me të kacafytë.

      Fjalën e keqe
      lene të mbytet në të vjellën e vet,
      në jashtqitjen e saj plot “mut” e “shurrë”;
      varrose sikur mos ta kesh ngju kurrë
      se dashakeqsin, veç shurdhmemeci e vret.

      ___

      Andris Lleskai 0721 #gegnisht

      • Njoftim

        Tash e tutje nuk do ti lejohet asnjë koment A.Sh., (Agron Shabanit) pavarësisht se si paraqitet me shumë prej nofkave të tij. Dikur ai ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i Drinit për të cilin (si për shumkë tjetër) e kemi prishë edhe rehatinë tonë, por nuk ia vlenë më të sillesh mirë e ti ndihmosh njeriut që jo vetëm neve në Drini, por edhe të tjerët vazhdon ti shqetësoj me ngatërresat e tij iracionale përmes të cilave synon ti mbajë në “baltën e gjallë” të zënkave!
        Andaj, i lusim të gjithë ata që e vërejnë ndonjë koment të tij që të na njoftojnë, pasi komentet me gjuhën e tillë aq fyese e poshtërake ndaj të tjerëve, assesi nuk mund të kenë vend në Drini.
        Kemi vlerësuar se është ma mirë t’ia hudhim në koshin e jovlerave komentet e tilla, se sa që ta lajmërojmë në policinë e internetit për shqetësimin e vazhdueshëm që ua bënë të tjerëve me shpifje, fyerje, etiketime dhe fjalorin e vazhdueshëm tejet të paqytetëruar e poshtërak njëherit.

        Redaksia e Drinit

  17. E nderuara Redaksia e Drinit, e ndruara bashkëbiseduese, të nderuar bashkëbisedues, i nderuar autor i shkrimit Sinan Kastrati, për temen që e ka trajtuar në shkrimin e publikuar dhe pyetjen e parashtruar fillimisht dhe përgjegjen të cilen e jep me dëshmit e paraqitura janë të sakta dhe të vërteta se mbshteten në të dhëna e dëshmi. Unë kam pasur fatin ta kam profesor timin Dr. Skender H.Skenderi që sa herë që nga kurbeti udhtojm për Kosovë vazhdimisht takohemi me te vite me rradhë. Ai ka botuar në dy vëllime :
    SI VEPROI KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ku me të dhëna e dëshmi vërteton atë që Sinani e ka trajtuar në temën për të cilen edhe janë bërë bashkëbisedime , ku për fatin e keq ka pasur nga bashkëbiseduesit që janë shërbyer me fjalë e fjalor jo të mirë ndaj autorit të shkrimit dhe bashkëbisedueses së nderuar. Si përfundim:
    Sinan Kastratit i sherbeft shëndeti e i prift e mbara, se punët i bënë për mrekulli në zanatin e tij dhe të gjithë që e kanë vlerësuar e përkrahur shkrimin për të cilin u bë fjalë sipër.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu